E enjte, 02 Korrik 2020
16:27
OFL/ Kërkohet sekuestrimi i Hotel Vollgës, në pronësi të Emiljano Shullazit

Operacioni i OFL-së vijon. Burime për Top Channel bëjnë me dije se SPAK ka bërë kërkesë në gjykatë për sekuestron e pronës së Emiliano Shullazit, Hotel Vollga në Durrës.

16:22
SHBA arreston Ghislaine Maxwell, ndihmësen e pedofilit të klasit të lartë Jeffrey Epstein

Ghislaine Maxwell, ndihmësja e ngushtë e pedofilit të vdekur në burg Jeffrey Epstein, e cila nuk ishte parë në publik që prej nisjes së skandalit, është arrestuar sot nga FBI njoftonte dega e NBC, në New York.

16:16
Segmenti Milot-Fier/ Basha: Nuk njohim koncesionet me PPP

Nga Divjaka, në vazhdën e turit te takimeve me bizneset, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka replikuar ne distancë me kryeministrin Edi Rama, qe një ditë me parë, u shfaq kritik ndaj opozitës dhe ‘shiritave‘ te rrugëve te papërfunduara te bëra prej tyre.

16:14
Tërheqja më e madhe e automjeteve në historinë e Volvo

Tërheqja u njoftua për shkak të një problemi në sistemin me të cilin prodhuesi suedez ka qenë i njohur në industrinë e automjeteve për më shumë se gjashtë dekada.

16:10
Ilir Daja te Partizani? Reagon klubi, Sormani ka besimin e drejtuesve!

Tre fitoret radhazi kanë rikthyer disi qetësinë te Partizani që tashmë ka shanse të mira për të siguruar kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi lajmet në media nuk kanë munguar për largimin e trajnerit Adolfo Sormani dhe emërimin në stol të Ilir Dajës.

16:10
Më 9 korrik mbahet protestë gjithëpopullore në Prishtinë në mbrojtje të luftës çlirimtare

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë të Kosovës, janë shprehur kundër Gjykatës Speciale me seli në Hagë dhe kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta ndryshojë ligjin për specialen, pasi duhet të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë.

16:07
​Vdesin edhe 2 persona nga COVID-19 në Kosovë

Nga Klinika Infektive, njoftojnë përmes një kumtese për media se dje më 1 korrik ka vdekur pacienti F.G i moshës 71-vjeçare nga Prishtina, me diagnozën COVID-19 dhe sëmundje tjera shoqëruese, dhe sot më 2 korrik në mëngjes vdiq pacienti F.M i moshës 83-vjeçare nga Mitrovica, po ashtu me sëmundje tjera shoqëruese.

16:07
Iran, shkon në mbi 11 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Me 148 vdekjet e reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 11.106 numri i viktimave në vend.

16:06
​Hoti vjen të premte në Tiranë, takon krerët institucionalë dhe politikë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nesër do të qëndrojë për një vizitë në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

16:02
Restaurohen kolonat e rrëzuara në Apoloni

U mendua se kolonat e Nimfeut në Parkun Arkeologjik të Apolonisë ishin dëmtuar pas deklaratave të arkeologut Neritan Ceka se qyteti antik ishte grek. Por kjo ishte vetëm një fake neës sepse kolonat ishin rrëzuar disa muaj më parë se sa batuta e Vittorio Sgarbit të pushtonte debatet televizive.

16:01
BE, thirrje për hetim të parregullsive në votimet në Rusi

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Rusisë që të hetojë raportimet për parregullsi në plebishitin jodetyrues, në të cilin janë miratuar ndryshimet kushtetuese, disa prej të cilave i hapin rrugën presidentit rus, Vladimir Putin për të mbetur në pushtet deri më 2036.

15:50
Spektakël në Shirokë/ Teatri Migjeni rikthehet për publikun, larg skenës për shkak të Covid-it

U rikthye sërish përpara spektatorit shkodran. Këtë herë, jo në skenën e teatrit, por në sheshin e pikës turistike të Shirokës.

15:45
30 vjetori i ambasadave! “Si shemba murin e Ambasadës Gjermane me kamion”

Si sot, 30 vjet më parë, nisi eksodi në ambasada.

15:36
Abuzimi seksual në shkolla/ Ministrja Shahini: Nuk kishim dijeni, pyetje tendencioze

Viti shkollor u mbyll me shumë sfida, por dhe me një bilanc tronditës të abuzimeve seksuale brenda ambienteve të shkollave.

15:31
Qendra shëndetësore do të shembet/ Durrës, u dëmtua rëndë nga tërmeti i nëntorit

Një nga godinat shëndetësore në qendër të qytetit të Durrësit do të shembet për t’u ndërtuar nga e para.

15:27
Milot-Fier, me financim të huaj/ Kompania ndërtuese do gjejë vetë 1.2 miliardë euro

Qeveria shqiptare shpreson që ekonomisë së vendit t’i injektojë një projekt të ngjashëm me Hidrocentralin e Banjës apo gazsjellësin për nga madhësia.

15:16
Cakaj përshëndet marrjen e Presidencës nga Gjermania: Punë intensive për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook, përshëndeti marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Gjermania.

15:14
4 rastet e reja në Durrës/ 3 prej tyre, punonjëse të Task Forcës AntiCovid

Tre nga katër rastet e reja me Covid-19, të konfirmuara ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë në Durrës janë punonjëse të grupeve të Task Forcës AntiCovid.

15:09
Rama u përgjigjet akuzave të opozitës për segmentin Milot-Fier: Si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin

Fill pas kritikave të opozitës se kostoja PPP e projektit Milot-Fier do të kushtojë shtatë herë më shtrenjtë se autostrada që lidh Kroacinë me Bosnje Hercegovinën ka reaguar kryeministri Edi Rama.

15:06
Vrasje dhe drogë! Kush janë katër të piketuarit e radhës nga OFL (EMRAT)

Në vijim të operacionit Forca e Ligjit u janë nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, katër shtetasve.

14:59
500 euro për person/ Po transportonin 20 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona në Korçë

Trafikimi i emigrantëve të paligjshëm brenda vendit vijon.

14:54
Kontrolli i Lartë i Shtetit me kryetar të ri, zgjidhet Arben Shehu

Arben Shehu është zgjedhur nga Kuvendi, Kryetari i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

14:47
30 vite më parë u thye muri i ambasadave, vendoset monumenti

30 vite më parë, Tirana do të printe fillimin e ndryshimeve demokratike, kur shqiptarët mposhtën frikën dhe zgjodhën lirinë në perëndim, duke hyrë në ambasadat e huaja. Për të përkujtuar këtë ngjarje të shënuar, skulptori Agim Rada përjetësoi në një vepër të tij në Rrugën e Ambasadave, 2 korrikun e 1990, kushtuar njerëzve që grisën guximshëm perden e hekurt të regjimit komunist dhe rendën drejt lirisë evropiane.

14:41
Hagia Sophia, do të kthehet apo jo në xhami? (FOTO)

Këshilli i shtetit në Turqi do të vendosë brenda 15 ditësh nëse Hagia Sophia në Stamboll mund të konvertohet apo jo në një xhami.

14:39
Opozita bllokon foltoren më pas braktis Kuvendin, Ruçi: Rrugë të mbarë…

Opozita parlamentare ka braktisur Kuvendin pas debateve të shumta që lindën për shkak se kërkonin të merrni fjalën.

14:31
Sezoni turistik/ Vihen në dispozicion 1,600 policë dhe 180 autovetura, motoçikleta dhe mjete lundruese

1,600 punonjës policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë në zonat turistike dhe ato bregdetare.

14:23
Balla në Kuvend: RTSH, të anulojë kontratën 1.8 mln euro për Champions e Uefa League, hyjnë në sektorin e qejfit, shpenzim i kotë

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit i ka kërkuar këshillit drejtues të Radio Televizionit Shqiptar të anulojë kontratën prej 1.8 milionë eurosh për transmetimin e ndeshjeve të Champions League dhe UEFA League.

14:10
30 vjet nga “Eksodi i ambasadave”, Tirana përkujton me një monument artistik ditën kur shqiptarët mposhtën frikën dhe zgjodhën lirinë në perëndim

30 vite më parë, Tirana do të printe fillimin e ndryshimeve demokratike, kur shqiptarët mposhtën frikën dhe zgjodhën lirinë në perëndim.

14:00
Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren/ Ndërpritet për së dyti seanca plenare, kërkohen 5 minuta pushim

Seanca në kuvend ka pasur debate të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

13:42
U tha se preku një aktore në vendet intime/ Fituesi i Oskarit dëmshpërblehet 2 milionë dollarë

Ylli i Hollivudit, Geoffrey Rush, ka fituar një dëmshpërblim shumë miliona dollarësh, pasi një apel ndaj një gazete në pronësinë e Rupert Murdok për shpifje, u rrëzua nga një gjykatë australiane.

13:37
“Presidenti i përjetshëm”! Mbështetje e fortë për Putinin

Rusët kanë mbështetur fort reformën kushtetuese që do ta mbajë presidentin Vladimir Putin në pushtet deri në 2036-ën.

13:34
Rama flet për listat e hapura: Opinioni publik i do por nuk janë çudibërëse, kemi një krushqi me Lulin…

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, ka folur rreth listave të hapura ku ka thënë se nuk është kundër por nuk beson se do të kenë efekt çudibërës në zgjedhje.

13:24
“Ndaje mendjen me kë je”/ Zgjedhorja, Rama i përgjigjet Hajdarit: Na kanë akuzuar se…

Pasi deputetja e opozitës, Rudina Hajdari iu drejtua Ramës për listat e hapura, duke i kërkuar që të tregojë nëse do të jetë pjesë e shumicës, apo pjesë e asaj pakice, që do e çoj drejt humbjes reagoi vetë kryeministri.

13:09
Abuzimi në shkollë/ Ministrja Shahini anashkalon pyetjen e gazetares së TCH: S’dinim gjë, kjo është tendencioze…

TIRANË–  Në konferencën e mbajtur për mediat, ministrja e Arsimit, Besa Shahini nuk e ka pritur mirë pyetjen e bërë nga gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo në lidhje me abuzimin seksual të të miturës në Babrru nga roja i shkollës.

13:04
Ministri Majko: Shqiptarët hapën negociatat me familjen europiane, si i tillë meriton të kujtohet me një vepër arti

Data 2 korrik 1990 është një ditë e rëndësishme sa i përket hapave të ‘vrasjes’ së frikës nga shqiptarët dhe rrëzimit të komunizmit.

13:03
I pari në botë/ Hotel prej ari në Vietnam- Që nga lugët e deri te vaskat, gjithçka e larë në flori

Një hotel që pretendon se është i pari në botë i larë me flori, është hapur në kryeqytetin vietnamez, Hanoi.

13:00
Kryheshin vetëm nga ISHP, tashmë tamponët për Covid-19 mund të bëhen edhe në QSUT

Tamponët që tregojnë nëse je pozitiv apo negativ ndaj covid 19 tanimë do të bëhen edhe në laboratorin e mikrobiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare .

12:56
Bllokohet puna e artizanëve/ Nuk shesin dot punimet as jashtë shtetit

Artizanët beratas po vuajnë pasojat ekonomike të pandemisë.

12:55
Shahini: Viti i ri shkollor nis më 14 shtator, vijon me mësim online

Ministrja e Arsimit Besa Shahini me anë të një konference për mediat ka ritheksuar se në datën 14 shtator, do të rifillojë shkolla të paktën sipas planifikimeve të deritanishme.

12:53
Zbulohen disa metra nën ujë/ Indigjenët e Australisë, gjurmë nga 10 mijë vjet më parë

Arkeologët kanë zbuluar për të parën herë artefakte aborigjene në fundin e detit në Australi, duke hapur mundësinë për zbulimin e vendqëndrimeve të lashta të përmbytura që nga koha e epokës së fundit të akullit.

12:47
2 korriku 1990, kur thyhej muri i ambasadave, rregjimi komunist po shkaterrohej. Fotot qe kane shenjuar historine

Ngjarjet e ambasadave në Tiranë, në korrik të vitit 1990, treguan qartë se regjimit komunist në Shqipëri po i rrëshkisnin frerët nga duart.

12:45
Rihapen piramidat në Egjipt/ Presin turistët e parë pas mbylljes

Egjipti ka rihapur piramidat e tij të famshme të Gizës pas tre muajsh mbylljeje, ndërsa po përpiqet të rifillojë industrinë jetësore të turizmit të gjunjëzuar nga koronavirusi i ri.

12:43
Emrat/ Ekstradohen nga Greqia dhe Italia tre shqiptarë, ja për çfarë akuzohen

INTERPOL TIRANA ka ekstraduar nga Greqia dhe nga Italia tre persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. U ekstradua nga Greqia shtetasi Altin Gjergji, 37 vjeç, banues në Pukë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me 6 vjet e 6 muaj burg, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

12:36
Aktori 62-vjeçar fejohet me vajzën 24-vjeçare, por i ndodh e papritura (FOTO)

Aktori Dolph Lundgren, 62 vjeç njoftoi se ishte fejuar me një vajzë të re, e cila është 38 vjet më e vogël se ai. Dolph e dha lajmin në Instagram, ku nuk munguan mesazhet e urimit.

12:34
Ndërrim çarçafësh pas çdo takimi/ Amsterdam, rihapen dritaret në lagjen me drita të kuqe

Lagjja e famshme me drita të kuqe në Amsterdam u rihap të mërkurën pas një mbylljeje të gjatë për shkak të koronavirusit, me punonjësit e seksit dhe klientët që duhet të zbatojnë rregulla të reja për të parandaluar infektimet.

12:29
Çfarë ndodhi? Trump ndryshon ton: Jam pro maskave mbrojtëse

Presidenti amerikan, Donald Trump, prej kohësh ka kundërshtuar mbajtjen e një maske mbrojtëse në publik por tani thotë se ai është totalisht pro maskave.

12:27
30 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut në Kosovë

Sot mbushen 30 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

12:26
Lista e kuqe e Gjermanisë! Për shkak të pandemisë s’mund të hyjnë shtetas nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia

Shtetas nga njëmbëdhjetë vende që nuk janë pjesë e BE-Së mund të hyjnë në Gjermani nga e enjtja pa kufizime.

12:22
Pasagjerët rikthehen në porte/ Fluks në portin e Vlorës nga Italia

Rreth 186 pasagjerë kanë mbërritur këtë të enjte në Portin  Detar me dy tragete të linjës Brindizi-Vlorë.

12:18
Haziri: KBI dhe imamët e Gjilanit kanë dëshmuar për vendosmërinë e tyre në luftimin e Covid-19

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar mbrëmë Këshillin e Bashkësisë Islame dhe imamët e xhamive të Gjilanit, me ç’rast janë koordinuar për vazhdimin e përdorimit strikt të masave mbrojtëse për parandalim të pandemisë globale dhe angazhimin e përbashkët deri në normalizim e plotë të gjendjes.

12:16
Gërmime të paligjshme, procedohen dy persona në Shijak

SHIJAK –  Dy persona janë proceduar penalisht për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Shkatërrim i pronës”.

12:16
Lëshohen në qarkullim pullat postare “30 Vjetori i Deklaratës Kushtetuese”

Me rastin e shënimit të 30 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese, Filatelia e Kosovës nga sot emeton emisionin e ri të pullës postare titulluar: “30 Vjetori i Deklaratës Kushtetuese”.

12:12
Kosove/Shtimi i rasteve me COVID-19, Tërnava apel imamëve: Respektoni masat, hutbeja vetëm 10 minuta

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim eTërnava, ka filluar mbledhjen e radhës së Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me një apel ndaj të gjithë besimtarëve, nëpunësve fetarë dhe imamëve, që të respektohen të gjitha masat parandaluese për përhapjen e pandemisë COVID – 19.

12:11
Koronavirusi/ Rasti i ri në Elbasan, një punonjëse banke

Në komunikatën e përditshme, teksa deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3 humbje jete dhe 82 të infektuar, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 1 prej rasteve të reja është në Elbasan.

11:57
BE ndihmon Kosovën me pajisje për luftimin e COVID-19 në vlerë 800 mijë euro

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë pranuar një donacion prej 800 mijë eurosh për luftimin e pandemisë COVID-19, nga Bashkimi Evropian.

11:55
2 rastet në Fier/ Pas gruas, infektohet burri dhe nusja e djalit-Si dyshohet se u mor koronavirusi

Teksa deklaroi në komunikatën e përditshme se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3 humbje jete dhe 82 të infektuar, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 2 prej rasteve të reja janë në Fier.

11:47
Inter “luan tenis” me Brescia-n/ Milan ngec me SPAL

Interi i përgjigjet fitoreve të Juventusit dhe Lazios teksa në San Siro shkatërroi Brescian me rezultatin tenistik 6-0.

11:45
Fotot/ Vijojnë shtrimet e reja në Spitalin Infektiv, 9 në terapi intensive, 2 të intubuar në gjendje të rëndë

Gjatë 24 orëve të fundit në  vendin tonë janë kryer 368 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

11:35
Koronavirusi/ 2 rastet e reja në Korçë, një i ri dhe një grua 50-vjeçare

Në komunikatën e përditshme, teksa deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3 humbje jete dhe 82 të infektuar, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 2 prej rasteve të reja janë në Korçë.

11:27
Emrat/ SPAK përfundon hetimet për grabitjen në Rinas, dërgon dosjen për gjykim për 8 të pandehur

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal nr.136 viti 2019, që bën fjalë për vjedhjen me armë të shumave monetare të tre bankave të nivelit të dytë, të ndodhur në datën 09.04.2019 në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë.

11:24
Përndjekje, dhunë dhe përplasje për vdekje/ Arrestohen 4 persona në Vlorë

Katër persona kanë rënë në pranga në Vlorë për vepra të ndryshme penale.

11:22
Guvernatori i BSH,  Sejko: Pandemia goditi fort ekonominë…

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko nga foltorja e Kuvendit është shprehur se pandemia e Covid-19 ka goditur fort ekonominë shqiptare.

11:20
Shënon Xhaka! Arsenal “shpërthen”, humbet Chelsea

Leicester konfirmon periudhën e errët që po përjeton në këto momente në futbollin anglez dhe pas eliminimit në FA Cup, skuadra e Brandon Rogers e sheh veten të mposhtet nga Evertoni i Carlo Ancelotti-t me rezultatin 2-1.

11:15
Kupa e Shqipërisë! Sot luhen gjysmëfinalet e para

Sot do të luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të kupës së Shqipërisë.

11:12
Heroinë, vjedhje e aksident me pasojë vdekjen, vihen në pranga 8 persona në Tiranë

TIRANË- 8 persona kanë rënë në prangat e policisë së shtetit ndërsa 1 person tjetër është proceduar penalisht.

11:04
Meta publikon foton e 30 viteve më parë brenda Ambasadës gjermane: Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale një foto të shkrepur 30 vite më parë, ku shihen qytetarë shqiptarë brenda ambasadës gjermane në Tiranë.

11:03
“Parlamenti të miratojë Kodin e ri Zgjedhor në seancën e radhës”, PD thirrje Ruçit: Ushtro përgjegjësitë si Kryetar Kuvendi

“Miratimi pa vonesa i ndryshimeve konsensuale në Kodin Zgjedhor do të ishte hapi i parë për të dëshmuar vullnet për përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave”, shkroi pak minuta më parë, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

10:57
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete dhe 82 të infektuar në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht, një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

10:56
“Je i sëmurë”/ Iu ul përjashtimi nga Kuvendi në 4 ditë, Gjuzi: Rregulloren e shkelni ju

Deputeti konservator Kujtim Gjuzi u rikthye ditën e sotme në parlament, fill pasi iu ul dënimi i dhënë për përjashtim me 10 ditë nga Kuvendi, duke e çuar si përfundim në 4 ditë.

10:41
Covid-19 në Shqipëri/ Dyfishohen rastet e reja brenda 24 orëve të fundit

Është rritur numri i rasteve të reja nga Covid-19 në Shqipëri.

10:34
Covid-19/ Babai i Boris Johnson-it shkel rregullat e të birit, udhëton drejt Greqisë

Duke thyer kufizimet e vendosura nga djali i tij, Boris Johson dhe qeveria greke, babai i kryeministrit britanik mbërriti në Greqi mbrëmë, përmes Bullgarisë.

10:28
Gjiknuri dorëzoi në Kuvend draftin e Zgjedhores, Murrizi: Nga opozita nuk do merrni asnjë votë…

TIRANË-  Deputeti i Kuvendit Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza ndaj mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare. Nga foltorja e Kuvendit Murrizi ka thënë se drafti i dorëzuar nga Damian Gjiknuri është një trafikim dhe nuk do të kalojë në seancë plenare.

10:20
Veliaj vesh Pallatin e Kulturës dhe Akademinë e Arteve me ngjyrat e flamurit amerikan, Yuri Kim ka një falenderim special

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur një mënyrë mjaft unike për të uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Pavarësinë.

10:16
Në luftë me virusin! Sa viktima u shënuan 24 orët e fundit në Brazil dhe Meksikë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.038 vdekje, ndërsa në Meksikë 741 dhe në Indi 434 vdekje.

10:07
Infektohet me COVID një mjek i spitalit të Gjilanit

Një mjek i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit ka rezultuar pozitiv me COVID19, ndërsa në repartin infektiv të këtij spitali janë duke u trajtuar vetëm dy persona si të dyshuar me koronavirus.

10:04
Lufta kundër krimit, prezantohen rekomandimet për prokurorinë, Olsian Çela: Pavarësia është mjeti që duhet të garantojë funksionimin efiçent të institucionit

Zhvillohet online prezantimi i rekomandimeve prioritare për Prokurorinë e Përgjithshme në kuadër të luftës kundër kriminalitetit për vitin 2020.

10:01
Hapja e dyerve të ambasadës gjermane 30 vite më parë, Basha: Le të jetë kjo ditë një shtysë

“Si sot 30 vjet më parë hapja e dyerve të ambasadës gjermane në Tiranë shënoi fillimin e ndryshimit të madh për shqiptarët dhe një nga goditjet më të forta për diktaturën komuniste”, shkroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Facebook.

09:45
Rritet numri i të prekurve nga COVID-19/ Luksemburgu ashpërson masat!

Teksa numri i rasteve të reja me Covid-19 vazhdon dhe rritet në Luksemburg qeveria vendosi sot të zmbrapset në lehtësimin e masave kundër koronavirusit të ri.

09:34
“Pandemia po përshpejtohet”/ OBSH del me një tjetër paralajmërim!

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar një tjetër paralajmërim, duke thënë se pandemia e koronavirusit po përhapet më shpejt se kurdoherë tjetër që kur virusi ka shpërthyer.

09:30
“Merkel ka 6 muaj kohë për…”/ Presidencë në kohën e Koronës, analiza e “DW”: Gjithçka është ndryshe

Gjashtë muaj kohë ka Kancelarja Angela Merkel për të negociuar kompromise në BE. Lufta kundër pasojave të pandemisë së Coronës ka përparësi. Një gjë është tashmë e qartë, kjo presidencë do të jetë një si asnjë tjetër.

09:22
Elbasan/ Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe bëri dy vjedhje, arrestohet 19-vjeçari

ELBASAN – Një 19-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për thyerjen e masës së sigurisë dhe si autor i dy vjedhjeve.

09:14
SHBA: Zyrtarët më të lartë të zbulimit do të informojnë Kongresin për pagesat e dyshuara ruse

Zyrtarët më të lartë amerikanë të zbulimit, pritet të informojnë anëtarë me peshë të Kongresit për çfarë dihet dhe çfarë nuk dihet lidhur me një përpjekje të dyshuar ruse për të paguar militantë për sulme ndaj ushtarëve amerikanë dhe forcave të koalicionit në Afganistan.

08:55
FMN kritika për heqjen e tatim-fitimit dhe amnistinë fiskale: ‘Gërryen’ të ardhurat…

Fondi Monetar Ndërkombëtar me anë të një deklarate zyrtare për Shqipërinë ka kritikuar tre nismat e qeverisë për amnistinë fiskale, heqjen e tatim-fitimit deri në vitin 2029 dhe për heqjen e TVSH-së.

08:39
Durrës/ Vidhte në banesat e dëmtuara nga tërmeti, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

DURRËS- Një 35-vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes ka rënë në prangat e policisë së Durrësit në kuadër të operacionit “Pallati”.

08:32
Hartohet korniza e bisedimeve për anëtarësim në BE, me Tiranën dhe Shkupin

Komisioni Europian, njoftoi të mërkurën se i ka paraqitur Këshillit, projektin e kornizës së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke përcaktuar udhëzimet dhe parimet për këto bisedime.

08:18
Tiranë/ Makina përplas këmbësorin tek rruga e Kavajës

Tiranë- Rreth orës 07:00, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E.Z., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve

07:55
Rekord i zi në SHBA, 50 mijë e 203 raste të reja me Covid-19 brenda një dite

Në një kohë kur të gjitha vendet kanë kaluar në fazën e dytë apo të tretë të hapjes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kalojnë një moment të vështirë me pandeminë e koronavirusit.

07:31
Diell dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara në zonat malore, kryesisht në verilindje dhe juglindje.

07:20
1 vit nga Marrëveshja Rajonale Roaming/ Majlinda Bregu: Një histori e vërtetë suksesi e rajonit!

Është shënuar një vit nga marrëveshja Rajonale Roaming. “Një lajm të mirë ose më saktë një ditëlindje” e ka etiketuar këtë marrëveshje Majlinda Bregu.

07:11
Rama poston videon: 30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video me pamjet e eksodit historik të shqiptarqëve pas rënies së regjimit komunist.

06:45
Pentagoni: Talibanët kanë lidhje të ngushta me një bashkëpunëtor të Al-Kaidas

Bashkëpunëtori rajonal i Al-Kaidas në Afganistan ka “lidhje të ngushta” me talibanët dhe “interes” për të sulmuar trupat amerikane, është thënë në raportin e ri të Pentagonit. Sipas marrëveshjes së nënshkruar në muajin shkurt në mes të talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara, kryengritësit janë pajtuar për të ndaluar grupet terroriste sikurse Al-Kaida nga shfrytëzimi i Afganistanit si strehë të sigurt për organizim të sulmeve.

06:23
Zyrtare/ Real Madrid krijon ekipin e femrave, pjesë e ekipit edhe një shqiptare

Real Madrid është ekipi më i ri i futbollit që ka krijuar ekipin e grave, vendim që është konsideruar “shumë pozitiv”.

05:59
Studimi/ Gjumi i keq ndikon tek qarkullimi i gjakut, ja kujdesi që duhet të tregoni

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit. Këtë e kanë konfirmuar shumë studime sipas të cilave, ndikimi fillestar i cilësisë së keqe të gjumit vërehet tek qarkullimi i gjakut. Një studim, thotë se nëse njeriu fle më pak se 6 orë çdo natë, mund të jetë ndjeshëm më i rrezikuar nga ateroskleroza. Rreziku i shfaqjes së këtij problemi rritet me 27 përqind.

05:37
Vaji i peshkut për shëndetin e fëmijëve

Fëmijëria është një nga periudhat më kritike në jetën e njeriut. Pikërisht në këtë kohë, ushqyerja luan një rol thelbësor për shëndetin e njeriut në të ardhmen. Në moshë të re, truri është tërësisht në varësi të ushqimeve. Një prej ushqyesve më të rëndësishëm janë acidet yndyrore omega-3.

05:15
Perimet e duhura që ndihmojnë për mbrojtjen e fortë të kujtesës

Një sallatë në ditë garanton rininë e trurit, thonë ekspertët sipas të cilëve, truri i njerëzve që hanë barishte dhe perime, është 11 vjet më i ri se truri i atyre që nuk i konsumojnë ato. Kërkimet më të fundit shkencore janë përqendruar tek roli i perimeve në mbrojtjen e kujtesës dhe ruajtjen e aftësive mendore.

04:46
Në mbrëmje apo në mëngjes, zbuloni se kur duhen larë flokët

Shëndeti i flokëve është shumë i rëndësishëm për paraqitjen tonë të jashtme. Larja e tyre është gjithashtu një hap i domosdoshëm drejt flokëve të bukur e plot shkëlqim. Deri më tani, kemi mësuar që flokët nuk duhen larë çdo ditë, por ka paqartësi për kohën e duhur për t’i larë ato.

04:25
Pompeo: Ligji i ri kinez për Hong Kongun, “një fyerje ndaj të gjitha vendeve”

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të mërkurën se ligji për sigurinë që Kina aktivizoi në Hong Kong është “një fyerje ndaj të gjitha vendeve” dhe se Uashingtoni po ndërmerr hapa për t’u dhënë fund lëshimeve të veçanta për rajonin kinez.

04:04
Uashingtoni mbështet mbylljen e bareve ndërsa përhapet COVID-19

Një këshilltare e lartë e Shtëpisë së Bardhë shprehu mbështetje të mërkurën për mbylljen e bareve në Shteteve të Bashkuara ndërsa vendi po përjeton shtimin e rasteve me koronavirus. Numri i rasteve besohet të jetë rezultat i frekuentimit të bareve nga të rinjtë dhe mosrespektimi i distancimit fizik. Të paktën 19 nga 50 shtetet amerikane kanë ndaluar hapjen e ekonomive të tyre ndërsa më shumë se 40 mijë raste me COVID-19 janë raportuar gjatë secilës ditë të fundit. Në 37 shtete, numri i rasteve të konfirmuara po rritet, dhe nuk po bie sikurse ka ndodhur në të kaluarën.

03:41
SHBA, shtim rekord i rasteve të reja me koronavirus

Shtetet e Bashkuara thyen një tjetër rekord shqetësues të martën, kur regjistruan 47 mijë raste të reja me koronavirus, numri më i lartë i infeksioneve të reja brenda një dite që nga fillimi i pandemisë. Infeksionet e reja shfaqen kryesisht në shtetet jugperëndimore, Arizonë dhe Teksas si dhe në Kaliforni. Po ashtu ka pasur rritje të infeksioneve edhe në Florida, Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut.

03:16
Rusia i hap rrugën Putinit të qeverisë deri në 2036

Votuesit rusë miratuan ndryshime kushtetuese që do ta lejojnë Presidentin Vladimir Putin të mbajë potencialisht pushtetin deri në vitin 2036. Por referendumi njëjavor që përfundoi të mërkurën u njollos nga raportimet e përhapura të presionit ndaj votuesve dhe parregullsive të tjera.