SHBA arreston Ghislaine Maxwell, ndihmësen e pedofilit të klasit të lartë Jeffrey Epstein

02/07/2020 16:22

Ghislaine Maxwell, ndihmësja e ngushtë e pedofilit të vdekur në burg Jeffrey Epstein, e cila nuk ishte parë në publik që prej nisjes së skandalit, është arrestuar sot nga FBI njoftonte dega e NBC, në New York.

Britanikja e shoqërisë së lartë ka ndihmuar dhe është përfshirë në krimet seksuale të Epstein me vajzat minorene që ai përdorte për favore seksuale ndaj miqve të tij me poste të larta në shoqëri. Krimet e saj ende nuk janë specifikuar nga autoritetet por pritet të dalë në gjyq të enjten.

Pas asaj që u duk si vetëvrasje e Epstein në burg, nis dhe gjuetia për bashkëpunëtoren e vjetër të financierit për të cilën viktimat thonë se ishte gjithashtu fajtore për trafikimin e vajzave nën moshë.

FOTO GALERI
1/12
Kjo foto tregon se sa e izoluar ishte prona

Top Channel