Rreth 186 pasagjerë kanë mbërritur këtë të enjte në Portin  Detar me dy tragete të linjës Brindizi-Vlorë.

Ata janë shtetas shqiptarë dhe të huaj që zgjodhën të udhëtojnë drejt këtij porti. Të shumtë janë qytetarët shqiptarë, të cilët për shkak të pandemisë kanë mbetur në qytetet italiane por dhe në Maltë për punë, teksa sot pas një periudhe katër mujore kthehen pranë familjeve të tyre. Të tjerë janë shqiptarët rezidentë në Itali, të cilët janë kthyer për të takuar të afërmit në Shqipëri. Por mes tyre edhe italianë, të cilët kanë ardhur për kontrolle shëndetësore.

Ndërkohë shefi i përpunimit të trageteve, Festim Skendaj thotë se fundjava që kaloi shënoi të parin fluks, rreth 500 pasagjerë, ndërsa pritet rritje në ditët në vijim.

Ndërkohë të shumtë janë qytetarë italianë që kërkojnë të vijnë në Shqipëri për pushime, por pritet që pas datës 15 korrik të hapen kufijtë dhe lëvizja të jetë e lirë për çdo qytetar.

Top Channel