Spektakël në Shirokë/ Teatri Migjeni rikthehet për publikun, larg skenës për shkak të Covid-it

02/07/2020 15:50

U rikthye sërish përpara spektatorit shkodran. Këtë herë, jo në skenën e teatrit, por në sheshin e pikës turistike të Shirokës.

Pas më shumë se 4 muajsh ndërprerje për shkak të situatës nga koronavirusi, trupa e artistëve të teatrit “Migjeni” zhvilloi një  koncert artistik buzë liqenit të Shkodrës.

Teatri “Migjeni” vazhdon të jetë i mbyllur për shkak të pandemisë COVID-19, ndaj u vendos që ky koncert të zhvillohet në natyrë dhe Shiroka është vendi më i përshtatshëm duke i shtuar muzikës, edhe bukurinë e liqenit. Janë disa shfaqje që pritet të ngjiten në skenën e teatrit, por aktorët janë në pritje të vendimit të qeverise për hapjen e aktiviteteve artistike dhe kulturore.

Top Channel