Zyrtare/ Real Madrid krijon ekipin e femrave, pjesë e ekipit edhe një shqiptare

02/07/2020 06:23

Real Madrid është ekipi më i ri i futbollit që ka krijuar ekipin e grave, vendim që është konsideruar “shumë pozitiv”.

Ai ka kryer një blerje prej 300,000 eurosh të një klubi me bazë në Madrid, Tacon, që tani zyrtarisht ka marrë emrin e ri, Real Madrid Femenino. Përmes një deklarate, zyrtarë të këtij ekipi kanë thënë se kanë dëshiruar që të “kontribuojnë në zhvillimin dhe rritjen e sportit”.

Presidenti i ekipit, Florentino Perez ka thënë: Ka ardhur koha për ndërtim të një ekipi për të cilin të gjithë do të jemi krenarë. Real Madrid ka qenë një prej grupeve më të mëdha në Evropë, që nuk ka pasur ekip të grave. Klubi Tacon, që ishte formuar më 2014, verën e kaluar ka kryer një proces rekrutimi, duke nënshkruar kontratë me lojëtaren suedeze me origjinë shqiptare Kosovare Asllani.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel