E shtunë, 20 Mars 2021
11:31
I infektuar me Covid, ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare, komandanti Ndriçim Sallaku

Komandanti i Komandës Mbështetëse, Ndriçim Sallaku ka humbur betejën me koronavirusin.

11:27
“Do të bëj AstraZeneca-n”/ Kryeministri italian: Sapo të më vijë radha

Kryeministri italian, Mario Dragi, tentoi të siguronte italianët mbi vaksinën e Astrazeneca-s, që u pezullua këtë javë para se të shpallej sërish e sigurt, duke thënë se ai do ta bënte vetë atë.

11:24
Turqia tërhiqet nga Konventa që synon mbrojtjen e grave nga dhuna

Turqia është tërhequr nga traktati i parë detyrues në botë, për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave. Kjo është bërë përmes një dekreti presidencial, nga ana e presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan.

11:18
Priten ditë të ftohta/ Dëborë dhe mot i keq vjen nga jugu

Italia po përballet me një periudhë të vërtetë dimri në fundjavë që në fakt shënon hyrjen zyrtare të stinës tjetër, me kalimin në ekuinoksin e pranverës këtë mëngjes në 10.37.

11:09
Përndjekje, vjedhje, dhunë dhe trafikim lëndësh narkotike, 6 të arrestuar në Tiranë

6 shtetas janë arrestuar sot nga policia, si autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

10:59
Tiranë/ Gjendet një 30-vjeçar i pajetë në rrugë

Ditën e djeshme një 30 vjeçar është gjendur i pajetë në Tiranë në rrugën “Benjamin Kruta”.

10:51
Biden dhe Harris zotohen se do të luftojnë racizmin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe zëvëndëspresidentja, Kamala Harris, dënuan racizmin derisa ngushëlluan banorët e Atlantës, disa ditë pasi një person i armatosur vrau tetë njerëz – gjashtë prej tyre gra aziatike – në tri qendra të masazhit.

10:36
Drejt përfundimit, Rama publikon fotot nga spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa foto nga ndërtimi i spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme që do të jetë në QSUT në Tiranë

10:31
”Forbes”: Shqipëria, një tjetër vend i jetës së ëmbël

Në Tokën e Shqiponjave, ne mrekullohemi pas çdo zbulimi, shkruan gazetarja Sabah Kaddouri për revistën e njohur ”Forbes”.

10:17
Shenjat e plumbave/ Pamjet, ja makina me të cilën udhëtonte Mond Çekiçi

Pamje të tjera mbërrijnë nga Durrësi , nga zona u ekzekutua Mond Çekiçi.

09:57
“Çfarë ka”/ Si u ekzekutua Mond Çekiçi, një mjet i preu rrugën/ Shoferi doli nga makina ndërsa atentatorët e qëlluan me breshëri

Të tjera detaje mësohet për vrasjen e anëtarit të bandës së Durrësit Mond Çekiçi. Ndërsa ai u ekzekutua në makinën e tij, me të ka qenë edhe shoferi i tij i cili në këto momente po jep dëshminë e tij në polici.

09:43
Pamjet nga vendngjarja/ Ekzekutimi me breshëri plumbash i Mond Çekiçit, policia rrethon zonën

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Durrës, ku u ekzekutua me breshëri plumbash Mond Çekiçi, policia ka rrethuar zonën.

09:32
Ekzekutimi i Mond Çekiçit/ Policia gjen duke u djegur “Benz-in”, dyshohet se është përdorur nga autorët

Mond Çekiçi anëtar i bandës së Durrësit, është vrarë mëngjesin e sotëm më armë zjarri mbrapa drejtorisë Arsimore në Durrës, brenda makinës së tij.

09:11
Ekzekutohet anëtari i bandës së Durrësit, Mond Çekiçi/ Atentatorët të kamufluar i prenë rrugën, makina e tyre gjendet e djegur

Mond Çekiçi anëtar i bandës së Durrësit, është vrarë sot më armë zjarri mbrapa drejtorisë Arsimore në Durrës, brenda makinës së tij, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

09:08
Mar-a-Lago, kompleksi bregdetar pronë e ish-Presidentit Trump, pjesërisht i mbyllur nga infektimet me COVID-19

Klubi i ish-Presidentit Donald Trump në Palm Beach, Florida, është mbyllur pjesërisht për shkak të një vale infeksionesh me COVID-19.

08:58
I dënuar për prostitucion, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

08:51
Gërhitja – problemet që fshihen pas saj

Më shumë se gjysma e personave të rritur gërhasin gjatë jetës së tyre.

08:42
915 faqe raport për abuzimet seksuale në kishë

Një studim përpiqet të shpjegojë krimet skandaloze me abuzimet seksuale në Kishën Katolike. Kardinali i Këlnit ka larguar dy bashkëpunëtorët e tij më të rëndësishëm. Vetëm fillimi i zbardhjes?

08:35
Nis sot vaksinimi i bluzave të bardha të Kosovës në Kukës

Federata e Sindikalistëve të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka njoftuar se më 20 mars, sot, 250 punëtorë shëndetësorë të Kosovës do të dërgohen për vaksinim në Kukës, Shqipëri.

08:30
LDK zgjedh sot kryesinë e re të partisë

Sot mbahet takimi i Këshillit të Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku në rend të ditës do të jenë platforma e kryetarit të LDK-së dhe zgjedhja e kryesisë së re.

08:22
“S’ka mundësi ta ketë shkruar dikush që do të përfaqësoj popullin”/ Dorëhiqet kandidati për deputet i ‘Nismës’! Qytetarët: Ky s’di shkrim e lexim

Selim Sela kandidat i Nismës Thurje ka dhënë dorëheqjen.

08:15
Tkurret numri i martesave, COVID-19 shtyn planifikimet e shtatzënisë pas vaksinimit

Numri i martesave është tkurrur ndjeshëm në 2020-n dhe kjo, së bashku me pasiguritë e krijuara nga pandemia, pritet të japë efekt në lindshmërinë në afatin e mesëm në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar u lidhën rreth 17.5 mijë akte martese në vend. Ky është numri më i ulët i martesave që raportohet të paktën që prej vitit 1990. Në krahasim me 2019, celebrimet ranë me 22%.

08:08
Zvicra shtyn hapjen për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike

Rritja e normave të COVID-19 e detyroi sot qeverinë zvicerane të tërhiqet nga planet për të lehtësuar masat e bllokimit në ditët e ardhshme.

08:02
Covid-19/ Bill Gates optimist: Deri në vjeshtë do t’i kthehemi një lloj normaliteti

“Do të isha i shokuar nëse në vjeshtë një numër i madh i shkollave do të vazhdonin mësimin nga distanca (online). Akoma duhet të arrijmë të bindim veten që të marrin vaksinat, e në veçanti në vendet e varfra. Duhet të tregojmë që njerëzit tonë më të mençur po marrin vaksinën, dhe se ajo vepron për mirë”, ka filluar intervistën Bill Gates.

07:51
Rikthehen reshjet dhe rriten lehtë temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin por në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.

07:17
COVID-19/ Edhe Sllovenia rifillon vaksinimet me AstraZeneca

Sllovenia rifilloi sot administrimin e vaksinës antiCOVID-19 AstraZeneca, pas garancisë së dhënë nga Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA), deklaroi ministri i Shëndetësisë, Janez Poklukar.

06:51
Shtëpia e Bardhë zbulon shkakun e rrëzimit të Biden në shkallët e avionit

E ndërsa shumë media po aludonin në lidhje me shëndetin e presidentit Joe Biden pas rrëzimit nga shkallët e avionit Air Force One, Shtëpia e Bardhë ka zbuluar shkakun e “aksidentit” që fatmirësisht nuk shkaktoi lëndime për liderin më të fuqishëm në botë.

06:32
Sot vaksinohen 250 mjekë kosovarë në Kukës

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, njofton se sot do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë.

06:16
Duhet t’i dini patjetër/ Rreziqet shëndetësore që shkaktohen nga dhimbjet e kokës

Dhimbjet e migrenës janë të forta dhe përcëlluese sa duket sikur nuk mbarojnë kurrë. Sikur të mos mjaftonte kjo, migrena duket se është shkaktare e një sërë sëmundjesh të tjera.

05:57
3 sallata ideale për të mbajtur diabetin nën kontroll

Sallatat mund të konsiderohen shumë mirë si një ‘minierë ari’ për sa i përket ushqyesve që u nevojiten diabetikëve për të ulur sheqerin në gjak.

05:30
Talebanët: Trupat amerikane duhet të tërhiqen brenda 1 majit

Talibanët paralajmëruan të premten Uashingtonin të mos shkelë afatin e 1 majit për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, përndryshe do të ballafaqohej me reagimin e këtij rrjeti. Ky paralajmërim nënkupton se mund të ketë shtim të sulmeve ekstremiste.

05:05
Presidenti Biden në Xhorxhia: Amerikanët duhet të ngrihen kundër urrejtjes

Presidenti Joe Biden tha se “urrejtja nuk mund të gjejë strehë në Amerikë”, pasi u takua me udhëheqës aziatiko-amerikanë për të diskutuar vrasjet e gjashtë grave aziatiko-amerikane dhe dy të tjerëve në qytetin Atlanta këtë javë.

03:40
Shtetet e Bashkuara arrijnë objektivin, 100 milionë vaksinime

Shtetet e Bashkuara kanë arritur objektivin e vendosur nga Presidenti Biden për të injektuar 100 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, pothuajse një muaj përpara afatit të vendosur prej tij për 100 ditët e para në detyrë.

03:16
SHBA përmbyllin bisedime “të vështira” me kinezët

Zyrtarë të lartë amerikanë e kinezë përmbyllën të premten një raund bisedimesh në Alaskë që Uashingtoni i cilësoi si “të vështira dhe të drejtpërdrejta”, të cilat nxorën në pah tensionet mes dy fuqive më të mëdha ekonomike të botës në fillimet e administratës Biden.

02:47
Turqia raporton 21.030 raste të reja me COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 21.030 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 934 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2,97 milionë.

02:22
Erdoğan, Von der Leyen dhe Michel trajtojnë zhvillimin e marrëdhënieve Turqi-BE

Duke synuar të ndërtojnë një moment të ri për marrëdhënie më të mira, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një takim virtual me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

01:58
Gjermania në alarm, infektimet po rriten në mënyrë të frikshme

Numri i rasteve të infektimit me koronavirus është duke u rritur në mënyrë “eksponenciale” në Gjermani, kanë paralajmëruar zyrtarët, teksa i gjithë kontinenti i Evropës përballet me valë të tretë të infektimit.

01:36
Merkel: Do vaksinohem me Astrazeneca, sapo të vije radhe ime do marr atë vaksinë

Pasi më herët të premten, kryeministri i Britanisë së Madhe dhe ai i Francës morën dozën e parë të vaksinës së Astrazeneca-s, me qëllim mbështetjen e saj dhe sigurimin e njerëzve se vaksina nuk sjell rrezik, edhe kancelarja Angela Merkel tha se ajo është e gatshme të marrë vaksinën e Astrazeneca-s kur të vijë radha e saj për tu imunizuar.

01:21
Shtrëngohen masat në Paris/ Shumë njerëz ikën nga qyteti para hyrjes në fuqi në mesnatë

Parizienët i janë drejtuar në masë trenave ndër qytetës të premten, disa orë para se izolimi i ri të nisë në kryeqytetin francez. Kufizimet e reja, të njoftuara një ditë më parë nga kryeministri Jean Castex, do të hyjnë në fuqi nga mesnata e të premtes dhe do të prekin rreth një të tretën e popullatës së vendit.

00:59
Greqia dhe Rumania gati të nënshkruajnë një marrëveshje për turistat rumunë

E etur për të mirëpritur turistë edhe nga Ballkani, pas Serbisë, Greqia i ka drejtuar sytë edhe nga Rumania, vend që dërgon më shumë se 1 milion turistë drejt plazheve greke çdo vit. Në një takim me gazetarët në Bukuresht ministri grek i Turizmit ka deklaruar se dy vendet duan të bien dakord për një marrëveshje dypalëshe të udhëtimit duke përdorur çertifikatat e tyre të vaksinimit.

00:35
Ndërhyrja prej “killeri” e sulmuesit të Rangers, portieri i Slavias frakturë në kafkë

Episod I frikshëm në sfidën mes Glasgow Rangers dhe Slavias së Pragës në sfidën e kthimit të fazës së 1/8-tave të Europa League-s, që u mbyll me fitoren 0-2 të skuadrës çeke (u kualifikua në çerekfinale).

00:12
Shorti i çerekfinaleve, me fat United dhe Arsenali, spikat dueli Ajax-Roma

Me fat Manchester United dhe Arsenal në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës për çerekfinalet e Europa League. Djajtë e Kuq dhe topçinjtë që shikohen edhe si dy skuadrat favorite për të kapur finale e madhe të Gdanskut, do të sfidojnë dy nga skuadrat surprizë të këtij edicioni.

E premte, 19 Mars 2021
23:54
Thirrja e Gareth Southgate: Vaksinoni futbollistët

Gareth Southgate këmbëngul në vaksinimin e futbollistëve. Trajneri i përfaqësueses angleze ka deklaruar se lojtarëve duhet t’iu ofrohet mundësia e vaksinimit. Sipas 50-vjeçarit nga Watfordi, futbollistët duhet të përfitojnë nga një vaksinim i shpejtë, pasi janë të ekspozuar dhe shumë të rrezikuar, duke luajtur vazhdimisht gjatë kohës së pandemisë.

23:40
Ofendoi rëndë kolegun Solskjaer, Pioli kërkon falje publike

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, “u kap mat” nga kamerat në përfundimit të ndeshjes me Manchester United, duke mërmëritur fjalë ofenduese nga kolegut të tij të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, i cili në mometin e përshëndetjes pas vërshëllimës së fundit të kryesorit e komplimentoi kolegun e tij për lojën e kuqezinjve (good team). Trajneri i “Djallit”, teksa largohej, u dëgjua të fliste ndër dhëmbë: “Skuadra e mirë e motrës tënde, idiot!”

23:23
Vendosi goli i Sabitzer, Leipzigu mposht Arminian dhe shkon -1 nga Bayerni

Leipzigu i bën presion Bayernit të Mynihut, duke e ngushtuar në vetëm 1 pikë diferencën me kryesuesit e Bundesligës. Në sfidën hapëse të javës së 26-të, skuadra e drejtuar nga Nagelsmann fitoi minimalisht në fushën e Arminias së Bielefeldit.

22:58
Merkel e gatshme të vaksinohet me AstraZeneca

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se është e gatshme të vaksinohet me vaksinën antiCOVID-19 AstraZeneca, pavarësisht pezullimit të saj për disa ditë për shkak të çrregullimeve të rralla dhe serioze të gjakderdhjes në personat e vaksinuar, që nuk kishin lidhje me vaksinën.

22:42
SHBA: Zhvilluam bisedime serioze me Kinën

Shtetet e Bashkuara thonë se kanë zhvilluar “diskutime serioze” me Kinën, pavarësisht “teatrove” që bëri pala tjetër dhe se diplomatët amerikanë nuk do të lejojnë që incidente të tilla nga pala kineze të zhvendosin vëmendjen nga parimet dhe temat kritike që duhen trajtuar, tha Departamenti i Shtetit të premten.

22:31
CDC: Nxënësit në SHBA mund të ulen një metër larg njëri-tjetrit

Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) të premten zbuti udhëzimet për distancimin fizik në shkolla, duke thënë se nxënësit mund të ulen të sigurt në një distancë prej vetëm një metër mes tyre, nga afërsisht dy metra sa ishte në kaluarën, për sa kohë që kanë vënë maskë.

22:22
Shpiku vaksinën e Pfizer kundër COVID/ Shkencëtarja: E njëjta teknologji mund të përdoret për të luftuar kancerin

Shkencëtarja e kompanisë BioNTech, e cila fitoi garën për prodhimin e vaksinës së parë kundër koronavirusit, tha se njerëzit mund të jenë të qetë se vaksina është e sigurtë dhe se teknologjia e zbatuar do të mund të përdoret për të luftuar kancerin “brenda dy vjetëve”. Të premten, ajo dhe bashkëshorti i saj u nderuan me urdhrin më të lartë të Gjermanisë.

22:10
Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës do të financojë Kosovën për blerje të vaksinave

Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB) ka miratuar dhënien e huas shtesë prej 25 milionë eurove, për të mbështetur autoritetet e Kosovës në blerjen e vaksinave kundër koronavirusit, për gati 50 për qind të popullsisë.

21:55
Urdhri i priftërinjve në SHBA zoton $100mln dëmshpërblim për pasardhësit e skellevërve

Një urdhër priftërinjsh katolikë është zotuar të japë 100 milionë dollarë dëmshpërblim për pasardhësit e njerëzve që janë zotëruar si skllevër gjatë dekadave të para të ish-Republikës së Amerikës.

21:43
Mjeku Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Nëse e keni kaluar infeksionin mos u shqetësoni nga variantet e reja

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti në facebook ka ndarë me qytetarët një studim amerikan që përbën një lajm të mirë për njerëzimin në situatën që po kalon bota nga pandemia e COVID-19.

21:30
Shtëpia e Bardhë gjen ‘fajtorin’ për rrëzimin e Biden në shkallët e Air Force One

Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë ka dhënë sonte një deklaratë mbi rrëzimin qesharak të Joe Biden në shkallët e avionit presidencial Air Force, duke thënë se ishte “mot me shumë erë.”

21:28
Me video! “Kush je ti mo plak, hape rrugën”/ Trafiku fut në sherr shoferët në Durrës!

Një qytetar nga Durrësi ka sjellë në Ti Raporton një video, nga trafiku i krijuar sot atje.

21:18
Gjermania paralajmëron për rritje “eksponenciale” të rasteve me COVID-19

Numri i rasteve të infektimit me koronavirus është duke u rritur në mënyrë “eksponenciale” në Gjermani, kanë paralajmëruar zyrtarët, teksa i gjithë kontinenti i Evropës përballet me valë të tretë të infektimit.

21:07
Horror në Meksikë/ Bandat sulmojnë karvanin e policisë duke vrarë 13 oficerë (fotot)

Banditë të armatosur të karteleve të drogave kanë sulmuar dje në Meksikë një karvan automjetesh policie që patrullonte në zonë, duke vrarë tetë oficerë policie dhe pesë hetues të prokurorisë, në ate që përshkruhej si një “lumë” zjarri armësh.

21:00
Shqipëria do të vaksinojë 500 punëtorë shëndetësorë të Kosovës

Federata e Sindikalistëve të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka njoftuar se më 20 mars, 250 punëtorë shëndetësorë të Kosovës do të dërgohen për vaksinim në Kukës, Shqipëri.

20:48
Aksidenti horror/ I riu shqiptar dhe rumuni gjendet të vdekur dhe të zhveshur, njërit i mungonte koka

Dy rinj kanë humbur jetën dhe një 33 vjeçar është plagosur në një aksident rrugor në dalje të Los Narejos drejt Kartagjenës në Spanjë.

20:40
Fiks Fare! Pallati në Has rrezikon të shembet! Shtesat pa leje dëmtojnë strukturën!

Banorët e Lagjes nr.1 në Has të shqetësuar dhe në panik për shëmbjen e pallatit të tyre në tokë ankohen në Fiks Fare. Sipas tyre shtesat e kryera në pallat janë problemi kryesor , por problem është edhe ndërtimi i një lokali në kat të parë që sipas tyre i përket kryetarit të bashkisë. Ata thonë se këto ndërtime jo vetëm që u pengojnë dritën, por tashmë kanë cënuar seriozisht dhe strukturën e pallatit i cili nga dita në ditë rrezikon shëmbjen.

20:33
Johnson vaksinohet me AstraZeneca, Britania e Madhe realizon shifrën rekord të vaksinimeve ditore

Një ditë pas vendimit të Agjencisë Europiane të Barnave, kryeministri britanik, Boris Johnson ka marrë dozën e parë të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca. Johnson i cili e kaloi covid vitin e kaluar, u kthye në të njëjtin spital për të marrë dozën e parë të vaksinës.

20:29
LDK, shpresa e vetme e Vjosa Osmanit/ Vota për Presidente kushtëzohet me qëndrimin e saj politik

Shpresa e vetme e Vetëvendosjes për ta bërë Vjosa Osmanin presidente ka mbetur LDK-ja.

20:05
Një ditë në fushatë/ Helga Sallaku kandidate e PD në Shkodër, takime derë më derë për votat

Helga është eksperte e informatikës dhe sipërmarrëse, ka që në fëmijëri pjesë e Partisë Demokratike të Shkodrës por kandidimi si deputete është detyra me e lartë që i ka besuar kjo forcë politike.

20:01
Teatri i Durrësit fiton çmimin e publikut në Festivalin Mbarëkombëtar të teatrit ”Moisiu On”.

Festivali me një emër kaq domethënës shënoi edicionin e tij të parë, që. bëri bashkë 21 trupa teatrore duke përfshirë teatrot ku flitet shqip.

19:56
FOTO-LAJM/ Pa maska dhe me të kuqe, kandidati i PD Ivi Kaso dhe Eno Bozdo kapen mat duke shkelur rregullat

Ndonëse njëri jurist dhe tjetri ish nënkryetar Bashkie, dy përfaqësuesit e lartë të PD Ivi Kaso dhe Eno Bozdo nuk duan që t’ia dinë për ligj.

19:52
A do ndryshojë ora policore? Baret dhe restorantet në vështirësi. Presin vendimin e datës 24 mars

Me mbylljen e bareve dhe restoranteve në orën 20:00 kjo kategori mori një goditje të madhe ekonomike ku një pjesë e mire e tyre kanë vendosur të mbyllin bizneset duke e parë më të arsyeshme këtë hap e jo vijimin e tij në kushte tepër të vështira.

19:48
Skaner-mania në pandemi/ Rrezikojnë shëndetin duke u mbingarkuar me rreze

Ndodhem në një aparaturë skanimi, dhe jo pa qëllim. Përgjatë një viti pandemie, në luftë më Covid-19-tën, mjekë radiologë konstatojnë, se ka persona të cilët I ka mbërthyer një lloj manie me skanerin, ose skanermania.

19:41
Rrezikojnë jetën, i shmangen spitalit/ Banorët e zonave rurale pranë Tiranës qëndrojnë në shtëpi të sëmurë

Numri i lartë i humbjeve të jetëve çdo 24 në spitalet Covid ka rritur dyshimet e qytetarëve të prekur për të shkuar për të marrë trajtim spitalor.

19:37
Mësuesit, më pak frikë nga vaksina/ Shtohet numri i personave që pranojnë të marrin AstraZeneca

Pas verifikimeve nga agjencia europiane e barnave kundrejt Astrazenecas dhe rezultatit që kjo vaksinë është e sigurt mësuesit sot janë më të qetë dhe më të bindur për t’u vaksinuar.

19:29
Vdes presidenti mohues i koronavirusit, zëvendësja bëhet liderja e re e Tanzanisë (fotot)

Të mërkurën ajo i dha vendit lajmin e papritur se presidenti John Magufuli kishte vdekur ndërsa sot zv. presidentja Samia Suluhu Hassan mori vendin e kreut të shtetit.

19:14
“Blackout” në të gjithë botën/ Rikthehen Whatsapp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Për gati një orë rrjetet më të përdorura sociale në botë ranë të gjitha.

19:08
Mes acarimeve, Rusia propozon bisedime publike me SHBA për të ruajtur marrëdhëniet

Kremlini tha të Premten se oferta e Presidentit Vladimir Putin për të folur në telefon me Presidentin e SHBA Joe Biden kishte për qëllim të parandalonte një keqësim të plotë të marrëdhënieve, pas komenteve të zotit Biden se udhëheqësi rus është një vrasës.

18:44
Çfarë po ndodh? Bie Whatsapp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Aplikacioni Whatsapp, Instagram, Mesenger dhe Facebook nuk punojnë prej disa minutash në mbarë botën.

18:34
“Po hyn në territor të gabuar duke zgjedhur Mevlanin”/ A është gati Aristela për t’u futur në trekëndëshin e shumë diskutuar?

Sot në Përputhen po diskutohet takimi i Mevlanit dhe Aristelës, i cili ngjalli jo pak debate.

18:30
Sejamini: Më 25 prill do të votohet pro ose kundër Edi Ramës

Neritan Sejamini, i ftuar në “Top Talk” analizon situatën parazgjedhore në Shqipëri.

18:25
Mevlani rrëfen sekretet: Kam çuar disa herë më makinë Antonelën në shtëpi

Sot ishte radha e Mevlanit për të rrëfyer sekretet e tij dhe shkeljet e rregullores së programit.

18:18
Infektimet ulen në 494 raste në ditë. 16 humbje jetë dhe 5 mijë vaksinime në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit (e premte 19 Mars) janë zbuluar 494 të infektuar të rinj me Covid19 ndërsa numri i te sheruarve është më i lartë, 690 në një ditë. Fatkeqësisht 16 të sëmurë humbën jetën. Lajmi i mirë megjithatë është rritja e numrit të vaksinimeve, vetëm 24 orët e fundit pranuan të bëjnë vaksinën 4998 persona, shumica mësues.

18:16
Vaksinimi në Vlorë/ Numër i lartë të interesuarish pas vendimit të EMA për AstraZeneca

Vaksinimi i mësuesve është stacionuar këtë të premte në gjimnazin Halim Xhelo në Vlorë , ndërsa janë përfshirë në proces vaksinimi mësues nga disa shkolla të qytetit.

18:07
Veliaj: Arsimi profesional ishte lënë në hije se lulëzonin Kristali e Vitrina; Zerojmë taksën për biznesin e vogël deri në 2029

Gjatë takimit me të rinj që kanë zgjedhur arsimin profesional, kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj i siguroi ata se kanë bërë zgjedhjen e duhur. Ai risolli në vëmendje kohën kur mori drejtimin e ministrisë se Mireqenies Sociale, ku një prej gjërave që ishte lënë më në hije ishte arsimi profesional.

18:02
Ftesë në 5/ Kush do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Yjet e kanë një të preferuar

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon,ishte e ftuar astrologia Meri Gjini, e cila shpjegoi lëvizjet planetare të datës 20 mars si dhe bëri një parashikim për secilën prej shenjave  të horoskopit.

18:01
Boksieri Floyd Mayweather insiston se megjithë pasurinë $600mln ‘nuk është njeri i keq’ (fotot)

Pasuria e Floyd Mayweather besohet se arrin në rreth 600 milionë dollarë, një shifër që pritet të rritet sërish pasi boksieri do të ndeshet sivjet me një nga yjet e Youtube për boksin, Logan Paul.

17:51
Të mos jetë qeros se i kujton ish-burrin që e tradhëtonte/ Konkurentja e “Për’puthen +40” tregon si e kërkon partnerin

Shqipe Rexha, është gjyshja që nuk heq dorë, nga kërkimet për partnerin e jetës.

17:50
Top Talk/ Të padukshmet e betejës Rama-Basha për zgjedhjet. Sinjalet e sondazheve

Sondazhi i Top Channel dhe Ipsos, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit e nxjerr Partinë Socialiste në avantazh, me 48.7%, PD-në me 40.6% dhe LSI-në me 4.6%.

17:40
Konkurentët e “Për’puthen +40” flasin pa dorashka, shprehin pëlqime dhe zbulojnë surpriza

Që në nisje, të programit, konkurentët e “Për’puthen +40” janë komentuar si më të sinqertë dhe të vërtetë.

17:39
A është presidenti mirë? Video, Joe Biden pengohet disa herë në shkallët e avionit, ngrihet dhe përshëndet me dorë

Në një video të fundit të presidentit amerikan Joe Biden shihet ky i fundit teksa pengohet në shkallët e avionit Air Force One.

17:36
Vandalizohet kopja e dyllit e Donald Trump, ‘Obamës’ i shkulin veshët (fotot)

Stafi i muzeumit të njohur të kopjeve prej dylli të njerëzve të famshëm Louis Tussaud në San Antonio, SHBA, ka hequr nga seksioni i ekspozimit punimin prej dylli në masë jetësore të Donald Trump, pasi vizitorët e qëllonin me grusht ose e gërvishtnin në fytyrë, raportonin mediat vendase.

17:24
Hoti: Deklarata e Vuçiç tregon qasjen destruktive të Serbisë ndaj Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë të premten se pavarësisht atyre, që i ka cilësuar provokime nga shteti i Serbisë, Kosova po vazhdon sigurt rrugëtimin drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO, Bashkimin Evropian dhe institucione tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

17:17
Erdogan i del në krah Putinit: Komentet e Biden janë të papranueshme!

Rexhep Tajip Erdogan i cilësoi të papranueshme komentet e presidentit amerikan, Joe Biden për homologun e tij rus, Vladimir Putin.

17:09
Gjendet i dekompozuar në banesë 70-vjeçari, mund të ketë ndërruar jetë 3 muaj më parë

Një 70-vjeçar, i identifikuar si Vangjush Prodani, është gjetur i vdekur në banesën e tij, në Korçë.

17:08
Ministria e Shëndetësisë vendos zgjatjen e kufizimeve aktuale deri më 25 mars

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur zgjatjen e kufizimeve aktuale deri më datë 25 mars.

17:04
SHBA/ Tjetër sulm në sallonet e masazhit, kësaj here në Seattle (fotot)

Një sulm me armë në një sallon masazhi në Seattle ka lënë një person të plagosur ndërsa autori është në arrati, teksa autoritetet thonë se nuk është i lidhur me masakrën në Georgia.

16:57
Gjykatës së Lartë i shtohen 4 gjyqtarë. Yuri Kim: Reforma në Drejtësi po ecën

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar 4 emrat e rinj të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

16:47
Rrugë përmes pyllit/ Banorët e Bulqizës protestë: Firma të palicensuara po shfrytëzojnë pa kriter pyjet

Banorët e fshatit Vajkal në Bulqizë, të mbështetur edhe nga unioni i ekspertëve mjedisor shqiptarë dhe nga vetë eksperti mjedisor Sazan Guri, kanë protestuar për të mbrojtur pyjet e kurorës së Bulqizës.

16:45
Gratë po vriten në Shqipëri/ Sociologu: Jemi shoqëri maskiliste dhe totalitare, mentaliteti i shoqërisë është më i fortë se problemet mendore të vrasësit

Ngjarja e rëndë, e pak ditëve më parë, ku Demokrat Medinaj, vrau me thikë bashkëshorten e tij Irvana Hyka, në prani të dy fëmijëve të mitur tronditi opinionin publik.

16:42
Sulmi vdekjeprurës në Atlanta/ Biden dhe Harris, takime me komunitetin aziatik

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe zv/presidentja Kamala Harris kanë vendosur të vizitojnë personalisht qytetin e Atlantës në Xhorxhia për t’i ofruar mbështetje komunitetit aziatiko-amerikan, pas vrasjes së gjashtë grave aziatike në dy qendra masazhi.

16:41
Çifti i femrave vrasin të dashurin dhe shpërdorojnë paratë e tij në ‘maratonë’ pushimesh (fotot)

Një dyshe femrash kanë vrarë një prej ish-të dashurve të tyre dhe me paratë e tij janë nisur në një maratonë pushimesh luksoze, teksa fotot e mburrjes në rrjetet sociale çuan në kapjen e tyre.

16:34
Rusia paralajmëron Bosnjën: Po kërkuat anëtarësim në NATO, do të reagojmë!

Ambasada ruse në Bosnjë e deklaroi hapur se Moska do të reagojë nëse Bosnja ndërmerr hapa drejt anëtarësimit në NATO, pasi do të konsiderojë këtë si një akt  armiqësor.

16:31
Kandidatja e PD në Tiranë kërkon para hapur, nxjerr numrin e llogarisë bankare: Më mbështesni të futem në parlament

Anduena Qemal Qefalia, kandidate në listën e Partisë Demokratike për Tiranën, e renditur në vendin e 29 ka nisur fushatën e saj elektorale për të grumbulluar vota por edhe fonde për ta mbështetur këtë fushatë.

16:24
Fier/ Pas vendimit të EMA për AstraZeneca, rritet kërkesa nga mësuesit

Numri i mësuesve që bëjnë vaksinën në ditën e tretë të procesit të vaksinimit në bashkinë Fier është në rritje.

16:14
“Është një shoqëri e vërtetë, ka ndjenjë”/ Mund të jetë ky çifti i parë i “Për’puthen +40”?!

Iliri dhe Gilberta janë shfaqur të afërt me njëri-tjetrin, në takimet e parë që zhvilluan në “Për’puthen +40”.

16:12
Raporti i lumturisë në botë/ Shqipëria ngjitet në vendin e 63

Në vitin e pandemisë Finlanda vendi me më pak vdekje nga Covid 19 në BE del në krye të listës si vendi më i lumtur në botë.