Me video! “Kush je ti mo plak, hape rrugën”/ Trafiku fut në sherr shoferët në Durrës!

19/03/2021 21:28

Një qytetar nga Durrësi ka sjellë në Ti Raporton një video, nga trafiku i krijuar sot atje.

Situata ka qenë aq e rënduar sa shoferët nisën të debatojnë me njëri tjetrin, ndërsa dy makina të tjera ishin përplasur.

Bori makinash që presin në radhë dhe të bërtitura si “Kush je ti mo plak, hape rrugën”, dëgjohen në videon e dërguar nga qytetari.

Top Channel