FOTO-LAJM/ Pa maska dhe me të kuqe, kandidati i PD Ivi Kaso dhe Eno Bozdo kapen mat duke shkelur rregullat

19/03/2021 19:56

Ndonëse njëri jurist dhe tjetri ish nënkryetar Bashkie, dy përfaqësuesit e lartë të PD Ivi Kaso dhe Eno Bozdo nuk duan që t’ia dinë për ligj.

Sikurse mund të shihni edhe nga kjo foto e dërguar në redaksinë tonë, kandidati i PD Ivi Kaso dhe Eno Bozdo jo vetëm që janë pa maskë, por janë futur edhe me të kuqe.

Ndryshe nga qytetarët e tjerë të pajisur me maska të cilët pritën gjersa semafori u bë jeshil, duke përfituar nga imazhi i tyre publik, dy zyrtarëve të PD-së nuk u është duruar duke kaluar me të kuqe duke u bërë rrezik si për përhapje të COVID-19, ashtu dhe për aksident automobilistik.

Top Channel