Vaksinimi në Vlorë/ Numër i lartë të interesuarish pas vendimit të EMA për AstraZeneca

19/03/2021 18:16

Vaksinimi i mësuesve është stacionuar këtë të premte në gjimnazin Halim Xhelo në Vlorë , ndërsa janë përfshirë në proces vaksinimi mësues nga disa shkolla të qytetit.

Ndryshe nga ditët e tjera sot është vënë re një numër më i lartë i të interesuarve ,çka duket se lidhet me raportin e publikuar nga EMA , Agjencia Evropiane e Barnave,e cila ka arritur në përfundimin se vaksina Oxford-AstraZeneca kundër Covid-19 është “e sigurt dhe efektive”.

Para nisjes së procesit, specialistë të shëndetësisë kanë shpjeguar me detaje kujdesin para dhe pas vaksinës.

Aktualisht janë vaksinuar rreth 100 mësues ,një numër relativisht i ulët nisur nga pasiguria ndaj kësaj vaksine, por sipas kryeepidemiologut Agron Bashllari interesimi i sotëm tregon se procesi do të shkojë mirë.

Sipas tij vaksinimi do të vijojë edhe në ditët në vazhdim ,ndërsa në pallatin e sportit po vaksinohen bluzat e bardha që marrin dozën e 2-të .

Top Channel