Kryeministri italian, Mario Dragi, tentoi të siguronte italianët mbi vaksinën e Astrazeneca-s, që u pezullua këtë javë para se të shpallej sërish e sigurt, duke thënë se ai do ta bënte vetë atë.

Mario Draghi: Unë nuk e kam prenotuar ende radhën time për tu vaksinuar, por grupi i moshës time tashmë ka filluar të imunizohet, dhe po, unë do të marr vaksinën e astrazeneca-s.

Kryeministri 73 vjeçar e konfirmoi këtë një ditë pasi agjencia evropiane e ilaçeve i dha vaksinës dritën jeshile. Djali im e ka bërë këtë vaksinë dy ditë më parë në Angli – shtoi Dragi. Një ditë më parë, vaksinën e Astrazeneca-s e morën dy kryeministra, Boris Johnson i Britanisë dhe Jean Castex i Francës.

Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel pohoi se sapo ti vinte radha do të bënte edhe ajo të njëjtën vaksinë.

Draghi ndërkohë sugjeroi edhe se Italia, mund të anashkalojë strategjinë e përbashkët të prokurimit të BE, për të blerë vaksinën ruse sputnikV, ndoshta edhe nëse EMA nuk e miraton atë.

Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel tha të premten se gjermania do të porosiste vaksinën ruse nëse ajo do të autorizohej për përdorim në BE duke shtuar se Berlini mund të siguronte vetë vaksina nëse blloku nuk do ta bënte këtë.

“Nëse nuk do të ketë një porosi evropiane, atëherë ne duhet të ndjekim rrugën gjermane – tha ajo.

Top Channel