Sondazhi i Top Channel dhe Ipsos, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit e nxjerr Partinë Socialiste në avantazh, me 48.7%, PD-në me 40.6% dhe LSI-në me 4.6%.

Neritan Sejamini nga Euronews, argumenton këtë rezultat.
Të gjtha sondazhet që bëhen dhe perceptimi publik e nxjerr PS-në si fituese të zgjedhjeve. Por, a do mundet Partia Socialiste të marrë 71 deputetë për të krijuar qeverinë e vetme apo do të bjerë në nivelin e sondazheve. Nëse bie në këtë nivel, i bie që e gjithë opozita ka më shumë se 71 deputetë“.

Sipas tij, qytetarët do të vendosin në mënyrë emocionale për kë do të votojnë. “Ka akoma garë, ka një hapësirë të madhe për ata që nuk kanë vendosur për kë të votojnë.
Kjo është një çështje e nxehtë, në fund fare ata do të vendosin në mënyrë emocionale. Mendoj që do të vendosin nga përshtypja që ata kanë mbi Edi Ramën. Problemi është se ajo që perceptohet në publik për Edi Ramën, është arroganca e tij, sjellja autokrate dhe shkëputja nga njerëzit. Kjo është ndjesi, që njerëzit në momente të caktuara thonë do ta ndëshkoj këtë arrogancë, ka momente që mendojnë se nuk është ndonjë gjë e madhe. Gjithë fushta elektorale këtu po bëhet.

Sejamini argumenton “si po e kthen kryeministri arrogancën në pikën e fortë të fushatës”. “Fushata e Ps-së , e vetëdijshme për këtë problem të Ramës, po mundohet ta kthejë në pozitive. Rama tani thotë vërtet jam arrogant, por të jesh arrogant të bën njeri të fortë, shpëton Shqipërinë nga pamdemia apo situata e tërmeti“.

Ndërsa, kur flet për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha thekson karakteristika të kundërta nga Rama. “Tipari kryesor i Lulzim Bashës, lidhet me faktin se është qytetar, është europian, i butë, nuk shan. Kemi dy natyra të ndryshme udhëheqësish.
Edi Rama është arrogan deri i dhunshëm, Basha qytetar deri i butë“.

Sejamini shton se në këtë fushatë po luhet me numra të vegjël, nuk ka frymë. “Ka një mosbesim të madh nga klasa politike, janë politikanë të provuar më herët, njerëzit nuk presin shumë, kanë humbur shpresën“.

Top Channel