Gjendet i dekompozuar në banesë 70-vjeçari, mund të ketë ndërruar jetë 3 muaj më parë

19/03/2021 17:09

Një 70-vjeçar, i identifikuar si Vangjush Prodani, është gjetur i vdekur në banesën e tij, në Korçë.

Nga informacionet paraprake, ai prej 3 muajsh nuk ka pasur kontakte me familjarët pasi jetonte i vetëm.

Ndërkohë që nuk është parë as nga banorët e lagjes për këtë periudhë kohore, ç’ka sjell dyshime se 70-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë 3 muaj më parë, megjithatë pritet të kryhet ekspertiza për të bërë të qarta rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe për të përcaktuar kohën që viktima ka qenë në banesë kur ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Top Channel