Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon,ishte e ftuar astrologia Meri Gjini, e cila shpjegoi lëvizjet planetare të datës 20 mars si dhe bëri një parashikim për secilën prej shenjave  të horoskopit.

Kur erdhi radha e binjakëve, që përkon me shenjën e kreut të opozitës Lulzim Basha, Meri tregoi se ky i fundit do të jetë shumë i favorizuar nga universi.

E ndërsa Bieta e pyeti se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve të 25 prillit, Meri e shpjegoi situatën me një shembull të thjeshtë.

Nga energjia e jashtme me sasi binjakët janë më të favorizuar. E thënë ndryshe, dikush e ka ndihmesën e fatit sa një gotë, dikush sa një shishe e dikush sa një pikatore. Në këtë rast Rama ka gotën, Basha ka shishen, Monika e ka në shtëpinë  e katërt”, sqaroi Meri.

Bieta: Pra fiton Basha?

Meri: Jo, jo… Varet sesi do e shfrytëzojë secili.

Top Channel