E mërkurë, 07 Prill 2021
09:32
Edhe 62 milionë doza të tjera të vaksinës “Johnson&Johnson”dyshohet se janë kontaminuar në SHBA

Në SHBA, raportohet se 62 milionë doza të tjera të vaksinës “Johnson&Johnson” janë në rrezik, pasi 15 milionë doza dështuan në fabrikën e Baltimore.

09:20
Në kërkim ndërkombëtar për një sërë veprash penale, arrestohet Ermir Lekstakaj në Lezhë

Një 46-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma është arrestuar nga policia e Lezhës, për t’u ekstraduar në Itali.

09:15
Xhako sqaron si do shpëtoni njëherë e mirë nga telefonatat e padëshiruara të marketingut

Pa marrë asnjë autorizim paraprak, bizneset telefonojnë në çdo kohë dhe ofrojnë blerjen e produkteve apo shërbimeve të ndryshme. Për të rregulluar këtë çështje, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka përgatitur një projektligj “Për krijimin e Regjistrit të komunikimeve tregtare të pakërkuara”.

09:15
“100 ditë, 100 arritje”, Rama: Territori shqiptar mbulohet plotësisht nga Forcat e Policisë së Shtetit

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

08:45
E mendon humbjen? Rama në” Wake Up”: Nuk hyj në ndeshje për të humbur. PD nuk mund të rimarrë në dorë fatin e vendit

Kryeministri Edi Rama nga Përmeti realizoi një lidhje live për emisionin e mëngjesit “Wake Up në Top Channel”.

08:11
Krizë në Mal të Zi për shkak të mohimit të gjenocidit në Srebrenicë

Katër muaj pas zgjedhjeve, Qeveria e kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, përballet me sfidën më të madhe në raport me shumicën: kërkesën për të shkarkuar ministrin e Drejtësisë, Vlladimir Leposaviq.

08:00
Policia arreston 6 persona, ja për çfarë akuzohen

Policia ka arrestuar 6 shtetas për vepra të ndryshme penale.

07:59
Shifra tragjike! Më shumë se 4 mijë të vdekur nga Covid-19 në Brazil, sistemi shëndetësor në prag të kolapsit

Brazili ka regjistruar më shumë se 4 mijë të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e lartë e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu numri i infektimeve vazhdon të mbetet i lartë.

07:24
Reshje dhe ulje e ndjeshme temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me reshje në të gjithë territorin. Gjatë pasdites dhe natës vranësirat do t’i lënë vendin kthjellimeve.

06:58
FMN: Ekonomia globale parashikohet të rritet 6%

Shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit dhe ndihmat masive qeveritare do të përshpejtojnë rritjen e ekonomisë globale në një nivel rekord këtë vit, një ripërtëritje e fuqishme nga recesioni i shkaktuar nga pandemia, parashikon Fondi Monetar Ndërkombëtar.

06:32
SHBA/ Anëtari i marinës qëllohet për vdekje në një bazë ushtarake, pasi kishte plagosur 2 persona

Dy persona u plagosën në mënyrë kritike të martën në një zonë industriale në shtetin e Merilendit dhe më pas i dyshuari i armatosur, i identifikuar si një pjesëtar i Marinës amerikane, shkoi në një bazë ushtarake aty pranë ku u qëllua për vdekje, tha policia.

06:16
Biden: 18 vjeç e sipër mund të vaksinohen nga 19 prilli

Presidenti Biden e ka shkurtuar me gati dy javë afatin kur çdo i rritur në SHBA do të kualifikohet për vaksinim kundër koronavirusit.

05:51
Dhimbjet e muskujve të kraharorit/ Zbuloni çfarë i shkakton dhe si trajtohen

Dhimbjet e kraharorit janë gjithnjë shumë të frikshme dhe shqetësuese pasi mund të lidhen me probleme të zemrës. Nga ana tjetër kur ndjeni shtrëngime në anën e kundërt të zemrës, shkaqet mund të mos jenë gjithnjë aq shqetësuese, por gjithsesi duhen kuruar.

05:30
3 zgjidhje natyrale për të humbur në peshë

Rënia në peshë është një ndër temat më delikate përsa i përket pamjes së jashtëme të trupit. Megjithëse nuk egzistojnë mënyra për të humbur peshë brenda ditës, kontrolli i ushqimit mund të jetë çelsi i heqjes së kilogramëve që nuk dëshironi. Mënyra më e sigurt e humbjes në peshë është ndjekja e regjimeve ushqimore të shëndetëshme.

05:05
Kujdes/ Njihuni me ushqimet që përkeqësojnë tiroiden e që duhen shmangur

Luhatjet emocionale, lodhja dhe irritimi shpesh tregojnë një problem me tiroiden. Tiroidja rregullon mënyrën e çlirimit të hormoneve dhe rregullon metabolizmin.

04:29
Joe Biden ndryshon mendje, mund të rinisë ndërtimi i murit me Meksikën

Presidenti amerikan Joe Biden po mendon që të rinisë ndërtimin e murit me Meksikën, një projekt i Donald Trump.

03:36
Presidenti turk pret në takim në Ankara zyrtarët e lartë të BE-së

Në vazhdën e përmirësimit të lidhjeve midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE), presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim në Ankara zyrtarë të lartë të BE-së të cilët po qëndrojnë për vizitë zyrtare në vend.

03:13
Mianmar, shkon në 570 numri i viktimave në protestat kundër grushtit të shtetit

Numri i të vdekurve si rezultat i ndërhyrjes së armatosur të forcave të sigurisë në Mianmar në protestat kundër puçit ushtarak dhe ndalimit të anëtarëve të zgjedhur të qeverisë është rritur në 570.

02:52
Sputnik fut në sherr Greqinë/ Tsipras akuzon qeverinë që i qëndroi kornizës evropiane dhe nuk bleu vaksina ruse

Vaksina Sputnik ka futur në sherr politikanet grekë. Në një seancë parlamentare për menaxhimin e pandemisë, lideri i opozitës Aleksis Tsipras ka akuzuar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis se përveç të tjerash ka dështuar edhe në sigurimin e sasive të kosniderueshme të vaksinave, ashtu si pjesa më e madhe e shteteve të BE.

02:20
Vuçiç merr vaksinën kineze/ Përpjekje për të inkurajuar serbët të mos ngurrojnë të imunizohen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u vaksinua dhe zgjidhi të bënte vaksinën kineze Sinopharm, në një përpjekje të qartë për të inkurajuar serbët të mos ngurrojnë të imunizohen.

01:49
Vjosa Osmani merr detyrën/ Homazhe pranë varrezave të familjes Jashari në Prekaz

Presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani bëri homazhe pranë varrezave të familjes Jashari në Prekaz. Me këtë vizitë, Osmani nisi praktikisht ditën e saj të parë të punës si kryetare e shtetit.

01:27
Varane pozitiv me Covid-19, Reali pa mbrojtje në El Clasico

Pa Dani Carvajal, kapitenin Sergio Ramos dhe mbrojtësin francez Raphael Varane në sfidën e parë çerekfinale të Championsit ndaj Liverpoolit por edhe në El Clasicon e së shtunës ndaj Barcelonës.

01:06
Klopp flet pas humbjes me Realin: Ua lehtësuam fitoren madrilenëve!

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur pas humbjes nga Real Madridi në çerekfinale të Ligës së Kampioneve me rezultatin 3-1.

00:51
Uefa Champions League/ Manchester City mposht në minutat e fundit Dortmundin

U luajtën ndeshjen e para të çerekfinaleve të Uefa Champions League. Fitoi me shumë vështirësi ndeshjen e parë edhe Manchester City që mposhti 2-1 Borussian e Dortmundit në Etihad Stadium.

00:24
Champions League/ Real Madrid prek gjysmëfinalet, mposht 3-1 Liverpool

Pavarsisht mungesave me peshë në mbrojtje, Reali i Madridit hodhi një hap të sigurt drejt fazës gjysmëfinale të Champions League.

E martë, 06 Prill 2021
23:51
Top Story/ “I lidhën me tela me gjëmba e i tërhoqën zvarrë” krimi brutal i bandës Vakëfi

Në 6 Shkurt të vitit 1999 vritet një prej personave të pakët nga banda e Altin Dardhës që qarkullonin në Berat, Gentian Kushe. I dyshuar për krimin ishte Kreshnik Shehaj nga banda e Bujo Çamit.

23:48
Top Story/ Tradhëtia nga shokët dhe fundi i mistershëm. A ka Altin Dardha një varr?

Në 21 Shkurt të vitit 1998 në lagjen kombinat vritet Gramoz Cufe, një prej njerëzve më të afërt të Dardhës. “Ne sot shikojmë faktin që këto liderët e grupeve, ose si kanë dosjet, ose i kanë të fshehura, ose i kanë të mbyllura për një arsye tjetër, që do thotë që të gjithë këta grupe menaxhoheshin” u shpreh Zylyftar Plaku, Ish-Reporter në Berat.

23:45
Top Story/ Atentati brutal ndaj “Qorrit” të Beratit, si u përçanë bandat e Çelepiasit

Altin Dardha ishte bërë paranojak pas vrasjes së babait. Në 24 Korrik të vitit 1997 ai ekzekuton Ilir Pashën, nën dysimet se e spiunonte te grupet rivale. Po atë ditë, i bëjnë pritë kadillakut të kuq të “Qorrit” në vendin e njohur si 6-katëshi.

23:42
Top Story/ Çmënduria e Altin Dardhës, rrëmbeu avionin për të bombarduar lagjen e kundërshtarit

Gjatë qershorit të 97-ës, një prej ditëve kur Altin Dardha qarkullonte me bandën pranë turizmit, i shpëton mrekullisht një atentati. Ai ndodhej në mjetin luksoz tip kadillak. Nga kalaja qëllon me snajper Burhan Tomori por pa rezultat. Kadillaku i Altin Dardhës ishte shndërruar në tmerrin e Beratit. Sa e shikonin të afrohej, njerëzit ulnin kokën dhe largoheshin.

23:38
Top Story/ 300 viktima nga lufta midis bandave, kush ishte rivali i Altin Dardhës

Hasmëria mes Altin Dardhës dhe bandës së Burhan Tomorit e kishte ndarë në dy pjesë qytetin e Beratit, nga njëra anë grupet e “Çelepias” dhe nga krahu tjetër grupet e “Vakëfit”. Ura e Goricës shërbente si pikë ndarëse për zonat e influencës. Aty, qëndronte tanku me njerëzit e Altin Dardhës.

23:35
Top Story/ Episodi me Altin Dardhën, Neritan Ceka: Erdhi në tavolinë me kallashnikov. Lidhjet politike të bandave

Ish- ministri i brëndshëm në vitin 1997 Neritan Ceka rrëfen një episod me tmerrin e Beratit Alitn Dardhën .

23:23
Top Story/ Vrasjet e para të Altin Dardhës, oficeri që e arrestoi: Biseda ime me të fortin e Beratit

Në vitet e para të demokracisë, Altini mblodhi rreth vetes një grup me disa të rinj problematik. Vrasjen e parë që i njihet daton në 23 Maj të vitit 1993. Atë ditë, ai ndodhej në lagjen “Çlirim” së bashku me Gazmend Rakipin, Edmond Merkon dhe Adrian Çobon, që sot, të gjithë rezultojnë të ekzekutuar. Ata ishin nën efektin e alkoolit. Në trotuar vendosën një kanaçe birre dhe vunë bast të vrisnin këdo që e prekte i pari.

22:57
Kurti refuzoi vaksinën kineze/ Deputeti kosovar lutje Ramës: Na vaksino dhe ne!

Edhe pse kishin kërkuar ndihmën e Shqipërisë për vaksinimin e mësuesve nga Kosova, autoritetet shëndetësore atje e refuzuan një ditë më parë imunizimin me vaksinën kineze, Sinovac, me pretendimin se ligjet ua ndalojnë importimin e produkteve që nuk janë regjistruar nga EMA, dhe se nga ana tjetër Kosova preferon të marrë vaksina vetëm nga shtetet që e njohin.

22:56
Kosovë/ Punonjësit shëndetësorë morën Astrazeneca-n, tregojnë efektet anësore

Nje pjesë e punonjësve shëndetësorë në Kosovë që morën vaksinën e Astrazeneca-s, kanë pasur efekte anësore, të cilat nuk ishin megjithatë të rënda.

22:52
Top Story/ Vrasje për “prestigj” si e ekzekutoi tmerri i Beratit gruan shtatzënë

Ky memorial në hyrje të Beratit shërben si kujtesë e fortë e krimeve monstruoze të bandave në vitin 1997. 19-vjeçarja Etleva Kaçeli u ekzekutua në 1 Gusht të vitit 1997 pa asnjë shkak, teksa ecte në trotuar.

22:48
Vaksinohet presidenti serb/ Vuçiç merr vaksinën kineze

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic u vaksinua dhe zgjidhi të bënte vaksinën kineze Sinopharm, në një përpjekje të qartë për të inkurajuar serbët të mos ngurrojnë të imunizohen.

22:37
FOTO/ Hap pas hapi! Ja si ndodhi ndryshimi drastik i Najada Çomos

Ndryshimi i pamjes së Najada Çomos, kandidates për deputete të Partisë Socialiste në Tiranë ka bërë zhurmë të madhe online.

22:33
Akuzat e forta të Çupit: Opozita po e imponon vdekjen. Shehu: Kush mban përgjegjësi për Sinovac?

Analisti Frrok Çupi dhe mjeku Tritan Shehu kanë debatuar në emisionin “Open” për vaksinën kineze.

22:18
Greqi/ Vaksina ruse Sputnik V ‘fut në sherr’ politikanët

Vaksina Sputnik ka futur ne sherr politikanët greke. Ne një seancë parlamentare për menaxhimin e pandemisë, lideri i opozitës, Aleksis Tsipras ka akuzuar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis se përveç te tjerash ka dështuar edhe ne sigurimin e sasive te konsiderueshme te vaksinave, ashtu si pjesa me e madhe e shteteve te BE.

22:00
Pipero: Nëse ka efikasitet mbi 60% quhet vaksinë e mirë. Ja çfarë na jep garanci për vaksinën kineze

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka sqaruar në emisionin “Open” efikasitetin mbi vaksinën kineze, për të cilën ka pasur shumë diskutime.

21:54
Basha takime me banorët e njësisë 10: Plani ynë është realist!

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka bërë një ecje në Njësinë 10, në Tiranë i cili ka vazhduar turin e takimeve me qytetarë dhe biznese në këtë zonë.

21:51
Vaksinimi, Frrok Çupi: Kosova po ndërton skemën e luftës së ftohtë me Shqipërinë

Analisti Frrok Çupi ka komentuar refuzimin e Kosovës për të pranuar ofertën e Shqipërisë që të vijojë procesin e vaksinimit në Kukës me vaksinat kineze dhe ruse.

21:51
Mijëra konteinerë bien në det nga anijet/ Vonesat nga kriza klimatike dhe nxitimi

Nëse pyet veten se përse nuk kanë ardhur ende veshjet apo këpucët që ke porositur disa javë më parë nga një tjetër kontinent, arsye ja mund të jetë sepse kanë përfunduar në fund të detit, së bashku me miliona artikuj të tjerë.

21:30
Pezullohet testimi i AstraZenaca-s në fëmijë

Testimi në fëmijë i vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit u ndalua, derisa rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar të hetojë lidhjen e mundshme të vaksinës me mpiksjet e gjakut te disa të rritur.

21:14
Mitingjet e opozitës, Rama: Turp i madh! Papërgjegjshmëri dhe mungesë karakteri nga lidershipi opozitar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kritikuar sërish pritjet që demokratët i bëjnë liderit të PD-së Lulzim Basha gjatë takimeve në kuadër të fushatës në qytete të ndryshme të vendit.

20:54
Mbyllet përfundimisht agjencia e parë e ‘turizmit hapësinor’ për civilët (fotot)

Kompania ruse që planifikonte të niste turistë në hapësirë nga kozmodromi i parë privat i vendit, ka anulluar projektin dhe do të mbyllet përfundimisht.

20:51
Hetimet për vrasjen e “kumbarit” Bardhok Planaj/ Veliu takim me policinë e Shkodrës: Të ekzaminohen provat

Ka përfunduar takimi mes drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit shqiptar Ardi Veliu dhe policisë së Shkodrës.

20:51
Rama bën publike bisedën me Milva Ekonomin, mesazhi për banorët e Durrësit: Të mos e çojnë votën në drejtim të paditur se hëhë…

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike bisedën me Milva Ekonomi, kandidaten për deputete që udhëheq listën e PS në qarkun e Durrësit.

20:39
Fiks Fare/ Ferizaj, denoncon se po i trafikojnë vajzën minorene, polica: Jemi të zënë!

Nëna e dy fëmijëve 15 vjeç dhe 3 vjeç, e divorcuar, ankohet në Fiks Fare që policia e Ferizajt nuk ka marrë seriozisht denoncimin e saj të bërë më shumë se 10 ditë më parë, për largimin e vajzës minorene me një djalë 20 vjeçar për të cilën nëna dyshon se e drogon edhe e shfrytëzon për prostitucion.

20:25
Veliaj prezanton projektet e reja për Tiranën, vijon puna për kampusin e Universitetit Bujqësor

Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi tre projektet që pritet të nisin së shpejti, dhe fjala është për kampusin e ri universitar, ndërtimin e Universitetit të Arteve dhe ndërtimin e Akademisë së Policisë.

20:24
Bonusi i qirasë/ Veliaj jep lajmin e mirë në Këshill Bashkiak: Familjet marrin në dorë paratë për gjithë vitin 2021

Familjet e prekura nga tërmeti do të marrin të plotë bonusin e qirasë për gjithë vitin 2021.

20:23
Ftesë në 5/ “Ferrari i motrës”, mikesha e ngushtë e Najada Çomos: Më mungojnë flokët e kuq!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua ndryshimi befasues në pamje i doktoreshë Najada Çomos.

20:22
Takimet online të Palmer me Metën, Ramën e Bashën, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë

Methju Palmer, diplomati amerikan që ka arritur me sukses të ndalë krizat e thella politike në shqipëri para zgjedhjeve, është rikthyer sërish. Ai sot ka thirrur në takim online, presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe shefin e opozitës, Lulzim Basha.

20:16
“Nuk e kam bërë akoma vaksinën, jam 69 vjeçe”, Rama takon banorët e Leskovikut: Këtë javë fillojmë

Kryeministri Edi Rama ka vizituar Leskovikun gjatë ditës së sotme dhe ka përshëndetur disa prej banorëve.

20:05
Është koha për lutje! Dyndje pelegrinësh drejt kishës së Laçit

Kjo është e marta e tretë e kishës së Laçit ku me mijëra pelegrinë të të gjitha besimeve i drejtohen këtij vendi me lutjet edhe me dëshirat e tyre me shpresën që ky shenjt t’ua plotësojë.

19:55
FMN: Shqipëria do rritet me 5%/ Parashikimi për rritjen ekonomike gjatë vitit 2021

Ekonomia shqiptare do të rimëkëmbet me ritme të ngadalta këtë vit si pasojë e krizës së pandemisë.

19:53
Harta e plazheve të shkatërruara/ Nga Kepi i Rodonit deri në Patok bregu është mbushur me plehra

Plastika po pushton brigjet detare. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka realizuar studimin mbi ndotjen e ujërave detare nga Patoku e deri në kepin e Rodonit, përfundimi i këtij studimi është se ndotjet urbane po vënë në rrezik bioderversitetin e Adriatikut.

19:49
Të lirë pas një viti izolim/ Të moshuarit e azilit të Shkodrës morën dozën e dytë të vaksinës

Pas 1 viti në karantine totale dhe pa asnjë mundësi dalje për shkak të rrezikut nga koronavirusi, me marrjen e vaksinës Pfizer, tashme Smajl Hyka dhe Gjergj Prevaza, pjesëtar të shtëpisë se të moshuarve në Shkodër mund të dalin serish të lire dhe pa frike në qytet.

19:46
Basha premton faljen e gjobave/ Kryetari i PD: Do rishikohen vendimet për ndërtesat e tërmetit

Falja e gjobave ishte premtimi i Lulzim Bashës për përfaqësuesit e biznesit të vogël në njësinë numër 3.

19:43
Debat në studio/ Blerimi dhe Riniani heqin dorë nga Antonela, shkak bëhet Atdheu

Blerimi dhe Riniani kanë vendosur të heqin dorë nga Antonela pas takimit që pati me Atdheun, të cilit i shprehu hapur pëlqimin.

19:43
Bill Gates bëhet pronari më i madh privat i tokave në SHBA/ Profesori aborigjen tregon arsyen

Sipërmarrësi Bill Gates ka qenë duke blerë toka bujqësore ‘nga të gjitha drejtimet’ në SHBA dhe tashmë zotëron tokë më shumë se Kombi Amerikan Aborigjen. Nga “The Guardian”

19:31
Aksident i rëndë në Lushnje-Krutje/ Makina del nga rruga, ndërrojnë jetë shoferi dhe pasagjeri

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në segmentin rrugor Lushnje-Krutje.

19:28
Rama inspekton ujësjellësin e ri në Leskovik/ Brenda vitit, 34 fshatra të Kolonjës do furnizohen me 24 orë ujë të pijshëm

Brenda vitit edhe 34 fshatra të Kolonjës do të furnizohen për herë të parë në histori me 24 orë ujë të pijshëm, falë investimeve që po kryhen në këtë zonë.

19:23
Zyrtari i lartë i SHBA: Me Metën kam një marrëdhënie të shkëlqyer personale

Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët shqiptarë në prag të zgjedhjeve parlamentare, zyrtari i lartë i SHBA foli edhe për marrëdhëniet me Presidentin Ilir Meta, i cili nuk i ka kursyer sulmet kundër ndërkombëtarëve sa herë që ka folur për Reformën në Drejtësi.

19:22
“Dua të jesh serioze”/ Antonela ia pret shkurt Blerimit: Nëse nuk të pëlqejnë provokimet, mirupafshim!

Në takimin e tyre të radhës, Antonela dhe Blerimi kanë folur në lidhje me marrëdhënien ndaj njëri-tjetrit.

19:13
Çuçi: PD 8 vjet në opozitë nuk u ripërtëri dot, sot vjen sërish me figurat e viteve ’90

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi ka vijuar takimet elektorale në fshatrat e Gjirokastrës. Ai është takuar me banorë të Picarit, Tërbuqit dhe Andon Poçit.

19:09
Balla: PS do vazhdojë të rrisë mbështetjen buxhetore për Gramshin, Luli emisionet e mëngjesit i xhiron në darkë se nuk zgjohet dot

Drejtuesi Politik i Partisë Socialise në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me banorët e Njësisë Pishaj, në Bashkinë e Gramshit, ku në fokus ishin punët e kryera, por edhe për investimet në mandatin e ri.

19:07
Balla takim me banorët e rajonit 3 në Elbasan: Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bërë bashkë të zhbëjnë ç’është bërë deri tani

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e rajonit numër 3 në Elbasan.

19:05
Veliaj nuk humbet kohë, i vendos emrin e dëshmorit “Arjan Sala” një rruge në Laprakë

Këshilli Bashkiak i Tiranës zyrtarizoi propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për t’i vendosur një rruge të qytetit emrin e Dëshmorit të Atdheut, Arjan Sala, i cili humbi jetën në një moshë tepër të re për të shpëtuar 25 kolegë nga zjarri, pak ditë më parë.

19:03
Dalin pamjet nga prapaskena/ Geljani –Sarës: Rri në distancë se jam i lidhur

Në puntatën e sotme të Për’puthen është transmetuar takimi i parë mes Sarës dhe Geljanit.

19:02
Vaksinat kineze dhe ruse/ Palmer: Zgjedhja i takon Shqipërisë, nuk ndërhyjmë në politikën e brendshme

Zv/ndihmës amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka folur për vaksinat në Shqipëri dhe zgjedhjen që ka bërë qeveria e Ramës për të marrë prodhimet ruse e kineze.

18:59
Zgjedhjet e 25 prillit/ Palmer pas bisedave me Ramën, Bashën e Metën: Kandidatët duhet të jenë të besueshëm. Reforma në drejtësi, ende punë

Shprehja “Big Brother po ju vëzhgon”, aktualizohet gjithnjë e më shumë për klasën politike shqiptare kur kanë mbetur edhe tre javë nga shprehja e vullnetit të shqiptarëve përpara kutive të votimit.

18:50
Sara kap “mat” Geljanin dhe largohet nga takimi: Ke të thithur në qafë!

Takimi i Sarës me Geljanin ka përfunduar pas një shenje në qafë.

18:42
Çfarë nevrikosi opinionistin? Arjani dhe i kthehet keq Sarës: E keni mbushur kupën me këtë fjalorin tuaj!

Opinionisti Arjan Konomi ka reaguar me tone të ashpra ndaj Sarës pas përgjigjes që i dha ajo Rinianit gjatë bisedës në studio.

18:38
Milioneri famëkeq francez dhe e shoqja lidhen e rrihen në grabitjen e dhunshme të natës (fotot)

Milioneri i kontestuar francez Bernard Tapie raportohet se është duke u rekuperuar pas një grabitjeje ‘me dhunë ekstreme’ në vilën e tij gjigande pranë Parisit.

18:37
“Elektriçist nuk jam, por e pashë tensionin”/ Sara ankohet për takimin me Geljanin, Andi: Doli blof kësaj radhe

Puntatën e sotme në Për’puthen u dha takimi mes Geljanit dhe Sarës. Pas takimit, në studio Sara tha se ishte shumë në siklet në këtë takim dhe ndjeu tension.

18:28
Çekia planifikon lehtësimin e masave kundër koronavirusit

Qeveria çeke planifikon lehtësimin e parë për këtë vit të masave kundër koronavirusit.

18:27
“Sa i egër”/ Geljani mban distancë nga Sara dhe ia thotë troç: Nuk më pëlqen

Geljani dhe Sara kanë zhvilluar takimin e tyre të parë në Për’puthen.

18:21
Punime në rrjet, këto zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike për 2 orë ditën e nesërme

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se në disa zona në Tiranë nuk do të kenë energji elektrike për dy orë ditën e nesërme, si pasojë e punimeve në rrjet.

18:16
Vaksinimi masiv anti COVID/ MSH: Që prej fillimit janë kryer 206.708 vaksinime

Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për të moshuarit +70 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

18:12
Rama takon motoristët hungarezë në Kolonjë: Mendova se mund të më bëni një xhiro, por… (FOTO)

Dita e sotme e ka gjetur kryeministrin Edi Rama në Kolonjë, ku ka parë nga afër gjimnazin “Petro Nini Luarasi” dhe qendrën sociale “Motrat Qirjazi”.

17:59
Pasi u kap në momente intime me Atdheun, reagon Jasmina: Ju thashë që do flisja të hënën…

Pasi në rrjetet sociale qarkulloi një video ku Jasmina dukej mjaft e afërt me Atdheun, konkurrentja e “Për’puthen” ka reaguar përmes një postimi në “Instastory”.

17:50
COVID-19/ Ulen ndjeshëm shifrat, Ministria e Shëndetësisë: 141 raste të reja dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit

Ka rënë numri i infeksioneve ditore me COVID, ku në 24 orët e fundit raportohet për 141 persona të infektuar dhe 9 viktima.

17:49
Mesazhi i fortë i Prof. Kabos për politikën dhe shqiptarët para zgjedhjeve të 25 Prillit

Profesor Përparim Kabo ka folur në emisionin “Top Talk” nga Denis Dyrnjaja për zgjedhjet e 25 prillit duke i dhënë një mesazh politikës dhe shqiptarëve.

17:46
Covid-19/ Nga se përbëhet secila vaksinë zyrtare, dhe si funksionojnë ato? (Fotot)

Fushata më e madhe botërore e vaksinimit, e kryer ndonjëherë nga njerëzimi është në zhvillim, teksa vende përpiqen të krijojnë imunitetin e tufës në popullatat e tyre me shtimin e përpjekjeve të imunizimit.

17:20
“Turp”/ Rama ‘shpërthen’ nga Kolonja: Saliu, gogoli digjital vazhdon të përhapë panik duke thënë mos u vaksinoni se vdisni!

Kryesocialisti Edi Rama nga Kolonja nuk ka kursyer sulmet për opozitën. Ai i cilëson Sali Berishën dhe Ilir Metën si “kumbarë”, teksa liderin e PD-së e quan “dhëndëri i buzëqeshur”.

17:17
Nis nesër vaksinimi i farmacistëve në Tiranë

Ditën e nesërme do të nisë vaksinimi i farmacisteve në Rajonin e Tiranës. Lajmi u bë i ditur nga Urdhri i Farmacistëve nëpërmjet një postimi në Facebook.

16:56
“Vaksinimi s’ka këputur ende zinxhirët e infektimit”/ Rama: Jemi përmbytur nga mesazhet, njerëzit duan të dalin në sheshe me flamuj, por s’e lejojmë

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kolonjë ku po zhvillon një takim me kandidatët e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës.

16:56
“Brenda këtij viti, do jetë bashkia që ka 24 orë ujë”/ Rama flet nga Kolonja: Nuk pretendojmë të bëjmë turizëm po të mos kemi ujë

Dita e sotme e fushatës zgjedhore e ka gjetur kryeministrin Edi Rama në Kolonjë, ku ka folur për investimet që pritet të bëjë PS në këtë zonë.

16:51
Basha e harroi, Veliaj i vendos emrin “Sokol Olldashi” një rruge në Njësinë 2

Tetë vite nga ndarja nga jeta, një rrugë në Tiranë do të mbajë emrin e ish-deputetit të PD-së dhe ish ministrit, Sokol Olldashi.

16:48
Krateri i ri llavës në vullkan shton panikun/ Islanda dëbon turistët (fotot)

Një grykëdalje e re llave dhe avulli është hapur dje pranë vullkanit islandez që shpërtheu muajin e kaluar, e cila ka shtuar pasigurinë dhe frikën për sjelljen e tij të mundshme, duke nisur evakuimin e qindra spektatorëve që kishin ardhur për panoramën e zjarrtë.

16:41
Xhaçka: I shikoni flokët e mia? Në 4 vjeçarin e ardhshëm, do t’i bëhem rrodhe Edi Ramës

Olta Xhaçka, kandidatja për deputete në listën e PS për qarkun e Korçës ka bërë premtimin se në 4 vjeçarin e ardhshëm nuk do t’i ndahet kryeministrit Rama për projektet dhe investimet për Kolonjën.

16:27
Kosovë/ Tetë të vdekur dhe 489 raste me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.082 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 489 raste pozitive.

16:21
Kërkohet dorëheqja e Qeverisë në Bosnje – shkak trajtimi i pandemisë

Mbi 1,000 njerëz marshuan të martën në Sarajevë, për të kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së Bosnje e Hercegovinës, për shkak të, siç thanë, trajtimit të dobët të pandemisë së koronavirusit.

16:19
Xiongan/ Tre vjet pas nisjes nga hiçi, merr formë ‘qyteti i përkryer’ në jug të Kinës (fotot)

Qyteti i përkryer i Kinës është duke u ndërtuar nga zero. Xiongan është dy orë larg me makinë nga Pekini, vendndodhja në provincën Hebei e zgjedhur posaçërisht nga presidenti Xi Jinping për krijimin e “qytetit të ri të endërrave”.

16:14
Vdes aktori i njohur në moshën 54 vjeçare

Aktori britanik, Paul Ritter, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pasi vuante nga një tumor në tru.

16:12
Lajm i mirë për bizneset e vogla, Veliaj fal tarifën për hapësirën publike. Ja kush përfiton

Bashkia e Tiranës ka vendosur që t’u vijë sërish në ndihmë bizneseve të vogla, të cilat janë prekur nga situata e krijuar prej pandemisë.

16:12
Izrael, Netanyahu merr mandatin për formimin e qeverisë

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin, i ka dhënë mandatin kryeministrit Benjamin Netanyahu për të formuar qeverinë e re.

16:00
Helikopteri i NASA-s, “Ingenuity”, i mbijeton natës së parë të acartë në Mars

Helikopteri “Ingenuity”, i mbijetoi natës së parë në sipërfaqen e ngrirë të Marsit, një hap i rëndësishëm ky në misionin historik të tij.

15:55
Basha takon gratë e njësisë 3 e dëgjon nga afër shqetësimet e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra në Njësinë 3, në Tiranë, i cili ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.