“Turp”/ Rama ‘shpërthen’ nga Kolonja: Saliu, gogoli digjital vazhdon të përhapë panik duke thënë mos u vaksinoni se vdisni!

06/04/2021 17:20

Kryesocialisti Edi Rama nga Kolonja nuk ka kursyer sulmet për opozitën. Ai i cilëson Sali Berishën dhe Ilir Metën si “kumbarë”, teksa liderin e PD-së e quan “dhëndëri i buzëqeshur”.

Kryeministri i cilëson të turpshme deklaratat e Berishës që ka thënë se vaksinimi merr jetë njerëzish, duke shtuar se procesi i vaksinimit masiv do të rikthejë jetën dhe Shqipëria do të buzëqesh sërish.

Rama: Është e paimagjinueshme që sot Shqipëria të diskutojë me PS dhe një alternative që ka mbi kokë Sali Berishën dhe Ilir Metën, se Luli dihet, nuk është lideri i asaj shporte të karavidhes, është vetëm fasada e nxjerrë përpara, dhëndri i buzëqeshur, Gjinua. Kumbarët e vërtetë janë Saliu, i cili thotë që të mos vaksinohen, se vaksinat vdesin njerëz. Turp, s’ka më turp. Të dalësh të flasësh dhe tu kthehesh njerëzve që kanë qenë në ankth për ato vaksina.

Del Gjino dhe flet për viktima, se normal i ka thënë ai, po ti pse nuk flet për këto. Vjen tërmeti këta bëhen me tërmetin, vjen virusi këta bëhen me virusin. Si nuk u bënë njëherë me Shqipërinë këta. Të paktën të mos shpifin. Vaksina merrka jetë, vaksina shpëton jetë dhe shyqyr më në fund të moshuarit dalin nga shtëpitë dhe takojnë fëmijët e tyre pa pasur frikën se mund të infektohen. Dhe tani del Sali, gogoli digjital dhe flet për vdekje.Ky është kulmi, vaksinat të marrin jetën. Si të marrin jetën? Përkundrazi, po kthejnë jetën, do ta kthejnë jetën. Shqipëria do të buzëqesh sërish. Gjyshërit më në fund do të dalin nga shtëpia. Kur ata marrin frymë lirisht del Saliu dhe vazhdon me historinë e tij, por si mundet? Po çfarë mund të bëjnë këta për Shqipërinë, se i di dhe unë shkatërrimet, borxhet, të gjitha, po një gjë të mirë që bënë këta? Edhe atë rrugën e Kombit rrugëve e lanë. Po ça bënë tjetër? As nuk e benë as nuk do bëjnë. Këtë herë do humbasin sërish sepse s’kanë çfarë ju kërkon Shqipërisë. Në mes të luftës nuk mund të ndalojmë dhe të bëjmë eksperimente.

Top Channel