Mianmar, shkon në 570 numri i viktimave në protestat kundër grushtit të shtetit

07/04/2021 03:13

Numri i të vdekurve si rezultat i ndërhyrjes së armatosur të forcave të sigurisë në Mianmar në protestat kundër puçit ushtarak dhe ndalimit të anëtarëve të zgjedhur të qeverisë është rritur në 570.

Sipas raportit ditor të publikuar nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 6 humbje të jetëve të tjera, duke rritur në të paktën 570 numrin e viktimave.

Ndërkaq, sipas raportit, 2.728 persona janë arrestuar deri më tani, kurse për 443 është shpallur urdhër arresti.

Top Channel