Në 6 Shkurt të vitit 1999 vritet një prej personave të pakët nga banda e Altin Dardhës që qarkullonin në Berat, Gentian Kushe. I dyshuar për krimin ishte Kreshnik Shehaj nga banda e Bujo Çamit.

“Ishte banda e Vakëfit dhe kanë bërë shumë vrasje por me brutalja ishte ajo e Arjan Avdullai dhe e Eduart Pemes që i lidhen me tel me gjëmba dhe i tërhoqën nëpër Berat, apo goditja me antitank e kadillakut të Altinit mbasi kishin vrarë Shkëlqim Dardhën” u shpreh dëshmitari i mbrojtur, bashkëpuntor i dëshmorit Ngresi.

E vetmja ngjarje që i kushtoi dënimin kapobandës Byniamin Hajro dhe njerëzve të tij është torturimi dhe vrasja e shtetasve Arjan Avdullai dhe Eduart Pema në 2 qershor të vitit 1997. Ata u morën peng, u lidhën me tela me gjemba në garazhin e banesës së Bujo Çamit. Aty u torturuan për 24 orë. Bledar Pema, 13-vjeçar aso kohe pa gjithë skenën se si u torturua i vëllai.

Të katër personat i lidhën me një tel, te ganxha e rimorkimit nga mbrapa, të një makine Golf me ngjyrë si gri me targa Berati trupin e Eduart Pemës dhe Arjan Avdullait. Dy kufomat i tërhoqën zvarrë nëpër rrugën e lagjes që të con në sheshin Vakëf. Aty i lyejnë me benzinë dhe u vënë zjarrin. Familjet e viktimave nuk guxuan të denoncojnë. Vite më vonë, dëshmia e Bledar Pemës vuri para akuzës Byniamin Hajron, Kudret Zhukën, Kastriot Frashërin dhe Gazmend Hoxhën.

“Po nuk denonconin se të vriste tjetri, shkonte vrasja zinxhir” u shpreh Zylyftar Plaku, Ish-Reporter në Berat. “Mënyra si veprojnë bandat krijojnë terror, jo vetëm kundër shtetit por dhe kundër komunitetit, mundohen ti mbyllin gojën komunitetit, ai që tregon quhet spiun e ekzekutohet, kjo është frika, kur ska shtet qytetari nuk garantohet” u shpreh Neritan Ceka, Ish-Ministër i Brendshëm.

Kapobanda Bujo Çami u ekstradua nga Gjermania. Informacionet nga dëshmitarë të kohës janë kontradiktore mbi motivet e krimit. Thuhet se të rinjtë u torturuan pasi kishin grabitur në territorin e Bujo Çamit. Por, teksa grabisnin ata kishin vrarë edhe një prej të fortëve të Vakëfit që u kërkoi të largoheshin nga zona.

“Tre ditë para ka pas një lidhje me mua. Mua më kërkoi makinën, duhet të shkonin diku, u thashë nuk jua jap. Dëgjoj krismat, godasin makinën me 7 plumba. Nga bisedat e mëvonshme ishte inat pse nuk ua dhashë, Por 3 ditë me vonë këta u vranë, nuk kishte lidhje me mua” u shpreh Zylyftar Plaku, Ish-Reporter në Berat.

Emisioni i plotë:

Top Channel