Vjosa Osmani merr detyrën/ Homazhe pranë varrezave të familjes Jashari në Prekaz

07/04/2021 01:49

Presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani bëri homazhe pranë varrezave të familjes Jashari në Prekaz. Me këtë vizitë, Osmani nisi praktikisht ditën e saj të parë të punës si kryetare e shtetit.

Ndërkohë, tek Memorial i të pagjeturve në Prishtinë, Osmani përmendi dhe dialogun me Beogradin, duke theksuar se çështja e të pagjeturve do të konsiderohet prioritet kryesor. Ajo i përshkroi të pagjeturit si një plagë të hapur për Kosovën dhe një dhimbje të madhe për të gjithë.

Përsa kohë nuk ka drejtësi për të gjithë viktimat e luftës, ishte komenti i saj, vështirë të mendohet paqja, duke i bërë jehonë kështu edhe një herë deklaratave që bëri kur u konfirmua në këtë detyrë nga Parlamenti.

Vjosa Osmani e mori më herët detyrën e re përmes një ceremonie të shkurtër, dy ditë pasi që parlamenti 120 vendesh i Kosovës e zgjodhi atë me 71 vota.

Top Channel