Top Story/ Episodi me Altin Dardhën, Neritan Ceka: Erdhi në tavolinë me kallashnikov. Lidhjet politike të bandave

06/04/2021 23:35

Ish- ministri i brëndshëm në vitin 1997 Neritan Ceka rrëfen një episod me tmerrin e Beratit Alitn Dardhën .

“Nga Berati kam një kujtim gjatë zgjedhjeve. Kishim një kandidat tonin në Berat, u ulëm në restorant. Krahas grupit të Aleancës Demokratike që ishte në mbështetje të kandidatit, ishte ulur dhe Altin Dardha me nja 6-7 vetë e më than kush ishte, vunë automatikët mbi tavolinë. Krahas pjatave me ushqim e mish ishin automatikët në tavolinë. Sigurisht njerëzit tanë nuk kishin armë” u shpreh Neritan Ceka, Ish- minister i Brendshëm.

“Aty u akumulua parat e drogës, e prostitucionit, keqmenaxhimi i strukturave, keqpërdorimi etj, dhe bën atë që bënë për Beratin” u shpreh Zylyftar Plaku, Ish-Reporter në Berat.

Aktivitetet e trafikimit u përzien me vrasjet, rrëmbimet, gjobëvëniet dhe përplasjet mes grupeve. Ndasitë u ndikuan së tepërmi nga kriza e vitit 1997, lidhjet mes grupeve dhe forcave të ndryshme politike.

“Këto janë reale, janë të vërteta por jo lidhje të themi politike të mirëfillta, nuk mund themi që bandat e Celepiasit ishin lidhur me Nanon dhe ato Vakëfit ishin me Berishën. Por ishte përherë një anësi, e kjo ndodhi në zgjedhjet e 26 Majit që ishin tronditje, tërmet i vërtetë për demokracinë” u shpreh Neritan Ceka, ish- Minister i Brendshëm.

Emisioni i plotë:

Top Channel