Vaksinat kineze dhe ruse/ Palmer: Zgjedhja i takon Shqipërisë, nuk ndërhyjmë në politikën e brendshme

06/04/2021 19:02

Zv/ndihmës amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka folur për vaksinat në Shqipëri dhe zgjedhjen që ka bërë qeveria e Ramës për të marrë prodhimet ruse e kineze.

Palmer thotë se zgjedhja i përket Shqipërisë dhe se SHBA nuk ndërhyn në punët e brendshme.

“Çdo vend të bëj më të mirë për shëndetin e qytetarëve duke parë çfarë vaksinash janë të sigurta dhe të dhënat që vinë për këto vaksina. Është çështje e Tiranës qeverisë të vendosë për këtë. Ne s’ndërhyjmë në politikën e brendshme të vendeve”, është shprehur ai.

Top Channel