21:42
Blinken i shkruan Kurtit: SHBA pret bashkëpunim për marrëveshjen e vonuar Kosovë-Serbi
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër nga Sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, ku ndër të tjera ka shkruar edhe për raportet ndërmjet Kosovës e Serbisë, ku edhe shpreson në lidershipin e Kurtit për rikthimin e momentumit në procesin e dialogut duke i mbështetur zotimet paraprake të Kosovës, pastaj duke e nxitur transparencën, duke i shmangur veprimet apo retorikën që mund t’i rrisë tensionet dhe duke u angazhuar në negociata me fokusin, kreativitetin dhe urgjencën e kërkuar.