U kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 51-vjeçari, nën hetim dhe gruaja

14/01/2022 08:32
Foto ilustruese

Një shtetas është arrestuar ndërsa bashkëshortja e tij është vënë nën hetim, pasi janë kapur duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm në Tiranë.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. M., 51 vjeç, banues në Babrru, Tiranë, dhe u procedua penalisht bashkëpunëtorja e tij, shtetasja I. N., 35 vjeçe, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi me iniciale I. M. është kapur në mesnatë, në zonën e Paskuqanit, me dy  emigrantë, të cilëve iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit monetar.

Nën hetim janë vënë dhe dy shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Top Channel