10 vjetori i katastrofës në Giglio/ Kroçera Costa Concordia u përmbys pranë ishullit në Itali, u mbytën 32 persona

14/01/2022 01:40

Kurora lulesh u hodhën sot në ujërat pranë ishullit italian Giglio ku 10 vjet më parë u fundos kroçera luksoze Costa Concordia ku 32 njerëz humbën jetën.

Kapiteni i anijes Francesco Schettino, po kryen aktualisht dënimin me 16-vjet burg si përgjegjës kryesor. Costa Concordia ngeci në cekësinë e ishullit dhe më pas u përmbys në ujërat e akullta, kur shumica e barkave të saj të shpëtimit ishin të papërdorshme.

Pasagjeri Umberto Trotti arriti të vendoste në një barkë shpëtimi bashkëshorten e tij Fjorda dhe dy fëmijët, por vetë mbeti prapa. “Ishte instinktive, familja kishte nevojë për mua. Prandaj kërceva te barka nga 3-4 metra. Rashë mbi një gjerman të shëndoshë, duhet ta kem lënduar të shkretin”, kujton ai.

Trotti shtoi se nuk ishin të sigurt nëse duhet të shkonin në ceremoninë e sotme në Giglio, ku 10 vjetori do të shënohet me një ecje me qirinj.

Anijet do të trigëllojnë sirenat e tyre ne shenje homazhi, dhe kishat do t’u bien këmbanave. Kroçera me mbi 4000 njerëz nga 70 vende të ndryshme, mbeti në cekësinë kur pasagjerët po darkonin.

Kapiteni i saj Schettino u dënua me 16 vjet burg për gjendjen e keqe të barkave të shpëtimit dhe vonesat në dhënien e alarmit të tragjedisë.

Top Channel