“Toxic love” është kënga e Elgit Dodës, me tekst të Donald Veshaj,  që ky i fundit ia dedikoi ish-partneres së tij, Bora Zemani.

Aktori ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, kur i kërkoi Elgidit të publikonte këngën, që menjëhre u shndërrua në hit. Megjithatë, Donaldi nisi romancën me Beatrix Ramosaj në shtëpi, duke e konsideruar të mbyllur historinë me moderatoren.

Por, në festën e ditëlindjes të Borës, këngëtarët e ftuar, Klajdi Haruni dhe Bruno kënduan këngën, teksa pranë tyre ishte moderatorja, që i shoqëronte e buzëqeshur.

Moderatorja Bora Zemani mbushi 30 vjeç këtë 9 janar ndërsa mbrëmjen e kaluar organizoi festën e ditëlindjes.

Në një vend të dekoruar me detaje dhe me shumë shkëlqim, Bora kishte ftuar miqtë dhe kolegët e saj, duke përfshirë dhe konkurrentët dhe stafin e “Për’puthen”, ku ajo prezanton.

Atmosfera arriti kulmin me ardhjen e këngëtarëve Klajdi Haruni dhe Bruno, që kënduan gjatë gjithë kohës për moderatoren dhe të ftuarit e tjerë.

Si gjithnjë, pranë Borës, qëndronte mikja e saj e ngushtë Bora Zemani dhe mike të tjera të saj si Xhensila Myrtezaj, Jona Spahiu, Albana Osmani, Arbana Osmani, Lori dhe Sara Hoxha, Olti Curri dhe shumë perosnazhe të njohur të ekranit.

 

 

FOTO GALERI
1/14

Top Channel