Tre persona janë vënë në pranga në Dibër për tregti nafte kontrabandë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Evazioni” u arrestuan;  A. C., 54 vjeç,  banues  në Njësia Administrative Kostriot, Bashkia Dibër,, administrator i një biznesi për transport udhëtarësh; I. M., 36 vjeç, banues në  Njësia Administrative Kastriot, Bashkia Dibër, menaxheri i biznesitt; A. L., 32 vjeç,  banues në Peshkopi, Bashkia Dibër, me punë shofer në biznes.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas kishin  instaluar dy serbatorë  për naftë  në një automjet në përdorim të këtij subjekti dhe në mënyrë të vazhdueshme e sistematike merrnin lëndë djegëse (gazoil), në Dibër të Madhe  dhe më pas e depozitonin në një  depozitë nafte në afërsi të ambienteve tregtare të subjektit të tyre.

Ky subjekt  duke qenë se disponon mjete të transportit të udhëtarëve nëpërmjet kësaj skeme dyshohet se kryenin kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë dhe evazion fiskal duke shmangur detyrimet doganore të hidrokarbureve nga pika e kalimit kufitar Bllatë ku më pas u furnizonin mjetet e transportit.

Si rezultat i veprimeve hetimore  si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e magazinës së këtij subjekti u gjet një depozitë e mbushur me lëndë djegëse (gazoil)  në sasinë rreth 800 litra e dyshuar se është grumbulluar  nga veprimtaria kriminale e kontrabandës së kryer nga personat e mësipërm.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ambienteve  të subjektit janë konstatuar dhe sekuestruar 10 Aparate transmetimi  sinjali televiziv(Android Tv), 13 Router interneti, kuti medikamentesh, artikuj të ndryshme kancelarie, pa dokumentacionin shoqërues, si dhe automjeti  në të cilin ishin të instaluar dy serbatorë të mbushura me naftë gjithsej 145 litra.

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për  veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”,  “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”.

Top Channel