20:30
Skandali në Fiks Fare/ Kryetari i Gjykatës së Dibrës gjykoi një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lartë!
Fiks Fare denoncoi një skandal në Gjykatën e Dibrës, ku kreu i kësaj gjykate, Edan Veçani, ka gjykuar një vendim në shkallën e parë që ishte i formës së prerë nga Gjykata e Lartë. Sipas dokumenteve që disponon emisioni investigativ, z.Veçani lëshoi një urdhër ekzekutimi për një vendim të 2004-ës të ish-gjykatës së Bulqizës, që ishte ndryshuar nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë.