Situatë e vështirë me zjarret, aktive vatrat në gjashtë qarqe të vendit. Dy banesa në rrezik në Shkodër Digitalb ka hedhur në gjyq platformën TIBO për pirateri dhe dëm ekonomik. Pas ndërprerjes së kontratës në 1 qershor, TIBO vazhdon të transmetojë kanalet e Digitalb në kundërshtim me ligjin dhe pa asnjë kontrate duke vjedhur.
AMA, institucioni mbikëqyrës për mediat, e ka gjobitur tre herë platformën për këtë sjellje abuzive në muajin shtator, tetor dhe nëntor, por vjedhja vazhdon:
Eglinor Ramaj: TIBO po i vjedh të gjithë. Ka ankesa nga Top Channel, Klan dhe FSHF. Në kushtet kur kjo platformë nuk po ndërpret transmetimin e kanaleve të Digitalb edhe pas gjobave të vendosura nga AMA, ne kemi marrë një hap tjetër dhe kemi depozituar në Gjykatën e Tiranës padinë për pirateri dhe dëm ekonomik.
Digitalb duke respektuar të drejtën e saj ligjore dhe mbrojtjen e investimeve miliona euroshe që bën për eventet sportive dhe programet si Big Brother Vip i bën thirrje abonentëve të mos humbasin paratë e tyre në platforma pirate:
Eglinor: I bëj thirrje të gjithë abonentëve të ruhen nga këto platforma pirate dhe të mos çojnë dëm investimin e tyre, sepse në përfundim nuk do të jenë në gjendje të shikojnë programet e Digitalb.
Nëse një operator i shpërndarjes televizive merr tre gjoba ligji përcakton se duhet t’i reduktohet licenca dhe të vazhdohet me heqjen e plotë të saj. Hezitimi i AMA për të ndërmarrë këto veprime i kushtojnë miliona euro çdo muaj shoqërisë Digitalb duke dëmtuar edhe konkurrencën në treg.
Top Channel