Pentagoni: Kina ka flotën më të madhe në botë me 460 luftanije deri në vitin 2030 (fotot)

08/11/2021 21:36
Pentagoni ankohet se SHBA ka vetëm 296 luftanije

Në disa komente që nuk kuptoheshin nëse ishin ‘komplimente’ apo reagime paniku, Pentagoni tha në raportin e tij të fundit botëror se deri në fund të dekadës aktuale fuqia më e madhe detare e botës do të jetë Kina me 460 luftanije.

Arsenali aktual detar i Ushtrisë Popullore Çlirimtare është 355 luftanije, ku përfshihen anijet madhore ushtarake të sipërfaqes, nëndetëset, aeroplanmbajtëset, mjetet luftarake amfibe apo ato mina-lëshuese.

Në kontrast me këtë, Pentagoni ankohet se SHBA ka vetëm 296 luftanije, megjithse arsenali i saj përfshin  11 aeroplanmbajtëse (7 me shume se Kina) që mund të projektojnë forcën në distanca të largëta.

Mes mjeteve të tjera të SHBA përfshihen 115 mjete të rënda detare raketore, 68 nëndetëse, 31 mjete amfibe lufte dhe 59 mjete më të vogla sipërfaqejeje dhe anije logjistike.

Analistët amerikanë thonin se ushtria e Kinës e nxitur nga fuqia e saj ekonomike, po ndërton luftanje të reja me hapa të shpejtë, të të gjitha llojeve.

“Këto asete do të jenë kritike teksa Pekini zgjeron aktivitetin e tij përtej sistemeve të mbrojtjes ajrore të territorit të saj. Deri në fund të 2019 vendi mori në dorëzim frigatën e 30-të raketore Jiangkai II duke kompletuar në cikël të gjatë prodhimi që do të ndiqet nga të tjera njësi ,” thuhej mes të tjerash në raportin e Pentagon të publikuar së fundmi.

FOTO GALERI
1/5
Pentagon thote se deri në fund të dekadës Kina do te kete 460 luftanije.

Top Channel