“Hiquni orën policore të të vaksinuarve”/ Bizneset: Jemi në gjendje të kontrollojnë të gjithë klientët

08/11/2021 19:44

Paralajmërimi se edhe në Shqipëri do të vendoset ‘green pass’ për të frekuentuar lokalet duket se nuk refuzohet nga administratorët e tyre, por ata kërkojnë që ‘green pass’ të shoqërohet me heqjen e orës policore.

Kjo sipas  tyre i jep frymë bizneseve për të punuar por nga ana tjetër nxit klientët të vaksinohen.

Por, nëse edhe ora policore do të hiqet a do të mund bizneset të kontrollojnë klientët për ‘green pass’ në hyrje.

Gjithsesi, ende nuk ka një vendim për vënien në funksion të ‘green pas’, pasi në momentin që do të zyrtarizohet, do të shoqërohet edhe me udhëzues përkatës për funksionimin e saj vetëm në ambiente të mbyllur apo edhe në lokalet që kanë tavolina jashtë.

 

Top Channel