Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre/ Shtatë të plagosur, mes tyre një grua shtatzënë dhe një fëmijë Rrjeti “Gazetarë të Sigurtë”, që përfaqëson më shumë se 8.
200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, ka reaguar për incidentin e rendë të ndodhur ditën e shtunë kur gazetarja e Top Channel Anila Hoxha dhe operatori i A2 CNN Endri Aga rrezikuan të përfundojnë në greminë për shkak të nje efektivi te policisë.
Rrjeti “Gazetarë të Sigurtë”, ka dënuan sulmin e punonjësit të policisë ndaj Gazetares Anila Hoxha dhe operatorit Endri Aga, të cilët po mbulonin operacionin e policisë në Dajt për nxjerrin e trupit e biznesmenit te vrare Ruzhdi Hoxha. Duke e konsideruar një sjellje të papranueshme që s’duhet toleruar atë të policit, rrejti i gazetarëve perëndimore kërkon hetimin e rastit dhe transparencë rreth rezultateve të tij. Dhuna e ushtruar nga policisë u dënua ashpër edhe nga kryetari i Komisionit te Medias Agron Gjekmarkaj, i cili kërkoi ndëshkim nga drejtësia të kujtdo që dhunon gazetarët në krye të detyrës.
Gjekmarkaj: Ne e kemi edhe në Kodin zakonor, që lajmësi është gjithmonë në besë dhe duhet të jetë gjithmonë i garantuar. Është moment i trishtuar, kur pikërisht në përpjekjen e vet për të transmetuar të vërtetën dhe për të përcjellë lajmin tek shoqëria, në krye të detyrës, gazetarja sulmohet pikërisht nga ata që duhej të ishin mbrojtësit e gazetarëve, në këtë rast, një polic. Besoj jeni të gjithë dakord një akt i tillë nuk duhet të përsëritet dhe mbi të gjitha të ndëshkohen akte të tilla nga drejtësia më shumë nga drejtësia se sa nga opinioni publik i cili mban qëndrim etik.
Marrë shkak nga rasti kryetari i Komisionit te Medias i kërkoi Ministrit te Brendshëm dhe Drejtorit te Përgjithshëm të Policisë që te rishikojnë të trupës policore dhe mënyrën e rekrutimit te tyre.
Top Channel