Vitrina e librit/ Me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Át Gjergj Fishtës Biblioteka françeskane boton kolanën e plotë të veprës së tij. (1871-2021)

08/11/2021 16:46

Veprën eplotë të Át Gjergj Fishtës e kemi përfshi në shtatë vëllime. Jemi mundue me i qëndrue veprave origjinale botue në të gjallë të Poetit. Çdo vëllim paraprihet me nji studim të veçantë, tue vu në dukje vlerat e vepres në pikpamje historike, letrare e aktuale. Lahuta, epopeja në vargje e popullit shqiptar për pamvarësi, botohet me studimin e Prof. Sabri Hamitit.

Dramatika si portretizim i vlerave letrare dhe filozofike në kulturën dhe letërsinë tonë, paraprihet me studimin e prof. Kujtim Shalës. Satirika, nji mënyrë ndryshe e Poetit për të shprehe rrjedhat e trishta të politikes shqptare, për të qortue veset dhe sjellet jo të drejta të jetës tonë në përgjithtësi, botohet me studimin e prof. Lisandri Koles. Publicistika, mbrenda së cilës kemi vendose edheshkrime që dalin për herë të parë, janë shkrime brilante ku Fishta shfaqet si filozof i jetës tonë shoqnore, njohës i mirë i saj, vjen me studimin nga prof. Mark Marku. Lirika, ku shpirti i Fishtës shfaqet përkrah muzës, orës shqiptare, botohet me studimin nga prof. Evalda Paci.

Letërshkëmbimi botohet si vëllim në vetë për herë të parë, përmes së cilit njohim anë të panjoftuna të jetës së Poetit, ngjizje të veprës së tij letrare, frymëzime, dhe miqësinë e tij të rrallë me Át Pal Dodajn Provincialin e parë shqiptar, asht përgatitë nga prof. Vinçens Marku. Dhe vëllimi i panjoftun publicistik Shkrime të ndryshme në shtypin e kohës autentifikue nga Kolec Çefa vjen e plotë përhera të para para lexuesit.

“Satira” e Át Gjergj Fishtës botohet me disa përmirësime nga botimet e maparshme. Jemi bazue në disa daktiloshkrime të Át Gjergj Fishtës, tё cilat i kemi në arkivin françeskan. “Publicistika” vjen me disa shkrime të panjoftuna të Fishtës. Edhe “Lirika”, “Dramatika” dhe “Lahuta e Malcís” shoqnohen me studime pёrkatëse si dhe me interpretime të reja për lexuesin e sotёm. Ndërkohë e veçanta e kёtyne veprave âsht botimi i “Letërshkëmbimit” të Át Gjergj Fishtës. Nji punë kjo shumë e madhe, projekt që ende nuk ka përfundue. Ne me ketë botim kemi pas si qёllim bashkimin e letrave në nji vëllim të vetëm, gjithashtu dhe ruejtjen e tyne nga shkatërrimi. Në nji moment të dytë, do mund të shtojmë edhe letra të tjera që nuk janë përfshi në ketë vёllim, duhet të kontestualizohen dhe pse jo të botohen krahas letrёs së transkriptueme edhe versioni origjinal dhe ai në gjuhën italiane për ato letra që janë shkrue italisht. Përgatitja dhe botimi i “Letërshkëmbimit” asht nji kontribut cilësor, nji shtim i dijeve tona për veprën dhe jetën e poetit tonë kombëtar.

Po kështu, kemi botue për herë të parë nji vëllim me Publicitikë të panjoftun të Fishtës. Edhe ky nji vëllim mjaft i randësishëm për me zgjerue njohunitë tona me krijimtarinë e Át Gjergj Fishtës.
Ky âsht nji kontribut qё Provinca Françeskane ka bâ si me rastin e 80-vjetorit tё Kalimit nё Amshim, por edhe tani me pёrkujtimin e 150-vjetorit tё lindjes sё Fratit, Poetit tonё Kombёtar, Át Gjergj Fishta.
Ne i mbetena gjithnji nё detyrim shpirtit fisnik tё tij, me gjithçka qё Ai dha dhe jep pёr ne shqiptarёt.

1. Sa lexohet At Gjergj Fishta sot?
2. Çfarë rëndësie ka Fishta për ne sot?
3. Si qendron e vërteta e eshtrave të tij?

Top Channel