“Ishte “Nata e Shen Bartolomeut” per spitalin Gjenimatas te Athinës”, ka qene deklarata dramatike e një prej mjekeve te shquara te Greqisë, qe ka treguar ne një prej kanaleve private te vendit një fotografi nga shtrimet e shumta ne ketë spital te kryeqytetit, qe është detyruar te marre shtretër portative borxh nga një spital tjetër.

“Lufta po vazhdon” ka deklaruar një prej mjekeve te spitalit Ipokratio ne Selanik para te cilit ne orët e para te mëngjesit ambulancat sillnin me dhjetëra te prekur nga koronavirusi. Specialiste te tjere paralajmërojnë se deri ne fillim te muajit dhjetor numri i infektimeve ditore do te shkoje ne mbi 10000 dhe numri i vdekjeve ne mbi 100, duke bere thirrje se nese nuk vaksinohet mbi 80% e popullsisë, kronavirusi nuk mund te mposhtet.

Megjithë masat e reja qe kane filluar prej te shtunës ne sektorin privat dhe prej mëngjesit te se henes ne sektorin shtetëror, treguesit e pandemisë ne vend janë çdo dite ne rritje dhe prej fillimit te nëntorit janë regjistruar rreth 43000 infektime te reja dhe 357 humbje jete,shifra record prej fillimit te pandemisë.

Numri i viktimave vazhdon te jete mbi 50 ne dite, ndërsa te intubuarit kane shkuar ne 470 . Qeveria greke vendosi kufizime më të ashpra për personat e pavaksinuar te cilat ndalojnë te pavaksinuarit te hyjnë ne banka, shërbimet administrative ,restorante etj ku kërkohen testet molekulare, apo certifikatat e vaksinimit, dhe kjo ka sjelle nje rritje te vaksinimeve, por ende tendenca është shume e ulet.

Gjithashtu ne Greqi numërohen mbi 444.000 persona qe kane kryer edhe dozen e trete, per te cilët specialistet theksojnë se duhet te behet e detyrueshme. Por ne gjithë vendin është vaksinuar vetëm 61% e popullsisë, ndërkohe qe ne Greqinë e veriut kjo shifër është shume me e ulet, ndaj dhe infeksionet janë aktualisht veçanërisht të larta dhe ne spitalet publike nuk ka me shtretër ne njësite e kujdesit intensiv dhe po dërgohen pacientët për t’u trajtuar në klinika private.

Top Channel