VIDEO/ Shihni ç’ndodh ditën për diell në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit

08/11/2021 14:40

Ndotja e ajrit në qytetin e Elbasanit është një shqetësim i përhershëm i banorëve të këtij qyteti, por në mënyrë të veçantë i atyre që jetojnë pranë ish zonës industriale të Kombinatit Metalurgjik.

Sikurse shihet në këtë video që ka siguruar “Top Channel” firmat që veprojnë në të shkarkojnë sasi të konsiderueshme gazrash si pasojë e proceseve të tyre teknologjike.

Kjo ka bërë që qytetarët shpesh herë të vuajnë edhe nga sëmundje të rënda.

Top Channel