Japoni, pas 15 muajsh nuk regjistrohet asnjë vdekje nga COVID në 24 orë

08/11/2021 16:15

Asnjë rast vdekje nga COVID në 24 orë nuk është regjistruar për herë të parë në Japoni brenda 15 muajve.

Në Japoni janë regjistruar gjithsej 1.724.577 raste, përfshirë 162 gjatë 24 orëve të fundit.

Deri më tani në vend 18.322 persona kanë humbur jetën, ndërsa nuk është regjistruar asnjë vdekje gjatë 24 orëve nga COVID-19.

Rasti i parë i vdekjes në Japoni i lidhur me COVID-19 u konfirmua në shkurt të vitit 2020.

Në vendin me një popullsi prej rreth 126 milionë banorësh, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar 73 për qind e popullatës.

Top Channel