Të dehur, duke lëvizur me shpejtësi të lartë në rrugët e vendit, 34 shoferë të arrestuar gjatë fundjavës

08/11/2021 17:04

42 shtetas kanë rënë në prangat e policisë gjatë fundjavës, pasi janë kapur në shkelje flagrante të rregullave të qarkullimit rrugor.

Po ashtu, policia rrugore njofton se janë pezulluar 126 leje drejtimi dhe janë vendosur 3560 gjoba.

Gjatë fundjavës janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente,

1456 shoferë janë identifikuar në shkelje nga makina inteligjente, ndërsa masa administrative do t’u shkojë në banesë.

“Janë pezulluar 129 leje drejtimi, nga të cilat 79 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 38 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 12 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjatë fundjavës janë arrestuar 42 shtetas, nga të cilët 20 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim mjeti pa leje drejtimi”, njofton policia, ndërsa fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje që shikojnë në akset rrugore.

 

Top Channel