E martë, 08 Gusht 2023
10:30
Avokatët e ish-presidentit Trump: Urdhri i propozuar për publikimin e informacionit është shumë i gjerë

Ekipi ligjor i ish-presidentit Donald Trump i tha një gjyqtareje që mbikëqyrte çështjen e konspiracionit zgjedhor kundër tij të hënën se urdhri mbrojtës i propozuar nga prokurorët që synon parandalimin e bërjes publike të provave është shumë i gjerë dhe do të kufizonte të drejtat e tij sipas Amendamentit të Parë.

10:24
Drejtonin automjetet në efektin e lëndëve narkotike, arrestohen dy persona

Dy persona janë shoqëruar në polici, pasi drejtonin automjetin nën ndikimin e lëndëve narkotike.

10:13
Jep dorëheqjen Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, ja nga kush zëvendësohet

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë ka dhënë dorëheqjen.

10:12
Sherri i dhunshëm në ish-bllok/ Arrestohet në Rinas vrasësi i Gentian Talës

Një 26-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Henri Gjapi.

10:04
Ministrja e Turizmit Kumbaro intervistë për “La Repubblica”: Blogerët, eventet dhe festivalet promovuesit tanë më të mirë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka dhënë një intervistë për gazetën italiane ‘La Repubblica’ me fokus Shqipërinë si vend në trend për vizitorët nga Evropa, ku ata italianë janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit.

09:56
NATO dërgon ndihma për Slloveninë pas përmbytjeve

Vendet anëtare të NATO-s kanë filluar të ofrojnë ndihmë urgjente për Slloveninë e cila është goditur nga përmbytjet, thanë të hënën nga aleanca.

09:52
Foli kundër nënshkrimit me Messin, Inter Miami i tregon derën portierin

Inter Miami ka ndërprerë kontratën me Nick Marsman, portierin holandez 32-vjeçar.

09:24
Lulet që mbushin shtëpinë me oksigjen

E dinit se ajri brenda shtëpisë mund të jetë shumë herë më i ndotur se ajri jashtë saj?

09:19
Greqi/ Qytetarët kundër privatizimit ilegal të plazheve

Në Greqi qytetarët janë ngritur kundër privatizimit ilegal të plazheve. Ata kërkojnë hapësira të lira në plazh për të vendosur peshqirët dhe çadrat e tyre dhe nuk duan të paguajnë shezlonët e shtrenjtë të bizneseve,

09:05
Jo vetëm Sommer, Interi siguron zëvendësuesin e Handanovicit

Interi ka finalizuar marrëveshjen me Sampdorian për portierin Emil Audero, i cili shkon te zikaltrit  formë me opsion blerjeje.

08:55
Kina regjistron rënien më të madhe në eksporte që nga viti 2020

Ekonomia e dytë më e madhe në botë po performon shumë dobët në tregtinë e jashtme. Shifrat zyrtare tregojnë se Kina ka niveli nëm të ulët të eksporteve në tre vite që kur pandemia e koronavirusit goditi vendin.

08:49
Industria po e frenon ekonominë gjermane

Vjen një lajm tjetër i keq nga ekonomia gjermane: Shumë kompani duhet të reduktojnë prodhimin e tyre. Industria po tregon shenja dobësie.

08:41
Portugalia në luftë me zjarret

Qindra zjarrfikës po luftojnë me zjarret që kanë shpërthyer në jug të Portugalisë që kanë djegur mijëra hektarë tokë dhe kanë detyruar më shumë se 1.400 persona të evakuohen.

08:32
Sulmi ishte i organizuar, si i morën jetën me thikë tifozët kroatë 29-vjeçarit grek

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Atikës po merren në pyetje të arrestuarit në ngjarjet e përgjakshme që kanë ndodhur dje në mbrëmje jashtë stadiumit të AEK-ut të Athinës OPAP ARENA, në lagjen Nea Filadhelfia të kryeqytetit, mes tifozëve të AEK-ut dhe Dinamos së Zagrebit.

08:21
“Merr formë pista”/ Dalin pamje nga aeroporti i Vlorës, Rama: Do marrim vendin kampion të turizmit brenda dekadës

Kryeministri Rama, ka ndarë pamje nga aeroporti në ndërtim e sipër i Vlorës.

08:09
Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Orët e para të mëngjesit do të jenë më kthjellime dhe kalime vranësirash, të cilat pritet të sjellin shira të pakët dhe të izoluar pjsërisht në ultësirën perëndimore.

07:57
Anulohet takimi Balla-Ikonomou, shkak trazirat para ndeshjes Aek-Dinamo Zagreb! Humb jetën 29-vjeçari, 96 të arrestuar

Eshtë anuluar takimi dypalësh i Ministrit të Brendshëm Taulant Ballës me homologun e tij grek Ionais Ikonomou.

E hënë, 07 Gusht 2023
22:57
Dokumentari televiziv kinez tregon aftësitë e ushtrisë për të sulmuar Tajvanin

Kina ka publikuar një dokumentar të ri lidhur me përgatitjen e ushtrisë për të sulmuar Tajvanin.

22:51
Lini, vendbanimi më i vjetër në Evropë, media zvicerane publikon pamjet e gërmimeve nën ujë

Një media zvicerane ka publikuar pamjet gjatë gërmimeve në Lin, i cilësuar si vendbanimi më i vjetër në Evropë.

22:48
U qëllua nga forcat izraelite, ndërron jetë adoleshenti palestinez

Adoleshenti palestinez, i cili u qëllua me armë zjarri nga trupat izraelite pasi hodhi një bombë ndezëse në Bregun e okupuar Perëndimor javën e kaluar, vdiq këtë të hënë.

22:35
Sulm me raketa në lindje të Ukrainës/ Të paktën pesë viktima, 31 të plagosur

Të paktën pesë persona u vranë, pasi raketat ruse goditën ndërtesat e banimi në qytetin lindor të Ukrainës, Pokrovsk.

22:20
Sulmuesi i ri i “Djajve të Kuq”: Do të derdh gjak për këtë fanellë

Blerja e re e Manchester United, Rasmus Hojlund, prezantua plot bujë në mitikun “Old Trafford” para një numri të konsiderueshëm tifozësh.

21:53
Kolona të gjata makinash në kufirin Mali i Zi-Kroaci

Kolona të gjata janë raportuar në kufirin Mali i Zi-Kroaci.

21:40
Fluksi në kufi dhe krimi ndërkufitar/ Balla, takim me homologun grek të martën

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri Grek i Mbrojtjes së Qytetarit Ionais Ikonomou do të takohen paraditen e së martës në pikën kufitare të Kakavijës.

21:31
Pse gratë diagnostikohen më vonë se burrat

Një studim danez ka zbuluar se kur vjen puna tek sëmundjet, gratë diagnostikohen më vonë se burrat.

21:22
Regjisori i “Exorcist”, William Friedkin ndërron jetë në moshën 87-vjeçare

William Friedkin, regjisor i filmave ikonë të viteve 1970, duke përfshirë “The French Connection” dhe “The Exorcist”, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

21:16
Pas skualifkimit nga Kupa e Botës, ekipi amerikan në futbollin për femra me të ardhme të pasigurt

Ekipi amerikan në futboll u skualifikua nga Kupa e Botës për femra pasi humbi me Suedinë të dielën.

21:00
Atletja bjelloruse fiton të drejtën ta përfaqësojë Poloninë, pasi dezertoi

Një atlete bjelloruse, e cila kërkoi ndihmë ndërkombëtare për ta shmangur detyrimin për t’u kthyer në shtëpi para kohe nga Lojërat Olimpike të Tokios, e ka fituar të drejtën ta përfaqësojë Poloninë në turnetë ndërkombëtarë.

20:50
Për trupin, flokët e dhëmbët, tri vlerat që kripa e detit i dhuron trupit

Kripa natyrale e detit njihet për vlerat e saj të pafundme në shëndet e sidomos në lëkurë.

20:49
Tragjedi në Suharekë/ Dera e oborrit zë poshtë 8-vjeçarin, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suharekë, ku ka vdekur një 8-vjeçar pasi e kanë zënë dera e oborrit.

20:41
Përmbytje masive në Kinë/ 14 viktima, qindra mijëra të prekur

Katërmbëdhjetë vetë vdiqën gjatë fundjavës në qytetin kinez Shulan për shkak të përmbytjeve shkaktuar nga tajfuni Doksuri,

20:30
Filmi për dy ukrainase që i shpëtuan forcave ruse shfaqet në Kongresin amerikan

Një film ukrainas, ngjarjet e të cilit zhvillohen gjatë sulmit rus ndaj këtij vendit, u shfaq në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, në Uashington.

20:21
Japonia do të dyfishojë shpenzimet për mbrojtjen

78 vjet më parë Shtetet e Bashkuara lëshuan dy bomba atomike në Japoni, duke vrarë qindra mijëra civilë në Hiroshima dhe Nagasaki, sulm që i dha fund Luftës së Dytë Botërore. Kushtetua e Japonisë pas luftës vuri kufizime për forcat e armatosura, duke hequr dorë nga lufta si një e drejtë e vendit. Por siç […]

20:11
Osimhen e Zielinski drejt Arabisë, Napoli ka gati zëvendësuesit

Arabia Saudite vijon të shqetësojë Napolin, pasi Al Ahli paraqet ka paraqitur një tjetër ofertë për kartonin e polakut Zelensky, teksa së fundi ka shfaqur interes edhe për sulmuesin nigerian Viktor Osimhen.

20:05
Ulen aplikimet për mjekësi/ Alimehmeti: Ka ndikuar vendimi për t’i mbajtur mjekët në Shqipëri

Numri i maturantëve që kanë aplikuar për të ndjekur studimet në Fakultetin e Mjekësisë për vitin akademik 2023 – 2024 ka pësuar rënie, ndërkohë që e kundërta do të ishte me interes për boshllëkun e krijuar në sistemin shëndetësor nga largimi i mjekëve drejt Gjermanisë apo vendeve të tjera të BE-së.

19:56
Bonusi i rijetëzimit, del lista/ 58 objekte do të restaurohen

“Bonusi i Rijetëzimit” , që synon rijetëzimin dhe restaurimin e Monumenteve të kulturës, dhe jo vetëm, tashmë ka shpallur listën e fituesve dhe ato janë 58 objekte.

19:55
Punëtorë pa punë! 13% e të rinjve nga 25-29 vjeç nuk duan të punojnë

Vendi ynë ka vite që përballet me shkallë të lartë emigracioni dhe krahas tij vërehet së fundi një fenomen i tillë.

19:40
Sigurim shtëpie nga tërmeti/ Do të bëhet i detyrueshëm, me skemë shtetërore

Qeveria synon të bëjë të detyrueshëm sigurimin e të gjitha banesave në vend për t’i mbrojtur nga tërmetet.

19:38
Kush është autori i vrasjes në një qendër interneti në Vlorë, publikohet fotoja e Rei Metës

Top Channel ka siguruar foton e Rei Metës, i cili vrau 55-vjeçarin Armando Meshau, sot pas një konflikti në një qendër interneti në Vlorë.

19:36
Debati për kullën pas TKOB/ Opozita e Foltores akuzohet se u ble nga qeveria, aktivistët protestojnë për humbjen e lulishtes

Pak muaj më parë kur kryeministri Edi Rama shprehej për modelin e kullës që do të ndërtohej në qendër të Tiranës, nuk pati pothuajse asnjë reagim serioz nga opozita.

19:18
Vrasja për një shtëpi/ Autori i ngjarjes Rei Meta, djali i anëtares së KLP-së, detaje nga hetimi

Autori i vrasjes së 55-vjeçarit në Vlorë, Rei Meta është djali i Nurihan Metës, anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

18:56
Motori përplaset me makinën në Novoselë, dy të plagosur

Një motor është përplasur me një makinë këtë pasdite në Novoselë të Vlorës dhe për pasojë janë plagosur shoferi dhe pasagjeri.

18:49
Ndalimi i këshilltares së Kurtit në kufi/ Kryeministria: Ndalimi i Sinanit nga policia serbe, shkelje e lirisë së lëvizjes

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka reaguar pasi policia kufitare serbe ka ndaluar për rreth një orë këshilltaren e Albin Kurtit, në pikën kufitare Muçibabë.

18:44
Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, ndërron jetë një person

Një person ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri në një lokal në Klinë të Kosovës.

18:36
Festivali vjetor në Seattle, “Engjëjt blu” dhurojnë spektakël në qiell

Festivali vjetor “Seafair”, “Panairi i Detit” u zhvillua gjatë fundjavës në Seattle në Washington.

18:34
Fotot që tregojnë se bota po ndryshon në mënyrë dramatike

Ne po jetojmë në një botë të ndryshme nga ajo që gjyshërit tanë e njihnin dekada më parë. 

18:13
Përmbytjet në Slloveni/ Gjashtë viktima, kryeministri: Fatkeqësia më e madhe natyrore që ka goditur ndonjëherë vendin

Përmbytjet shkatërruese dhe kushtet e pafavorshme të motit në Slloveni kanë vrarë të paktën gjashtë persona dhe kanë shkaktuar dëme materiale në vlerë 500 milionë dollarësh, tha një zëdhënës i qeverisë për CNN.

18:04
Mbajti peng për 12 vite gruan! Arrestohet autori në Francë, akuzohet për torturë e përdhunim ndaj saj

Një shtetas gjerman u arrestua në Francë, pasi dyshohet se ka mbajtur peng dhe ka torturuar për 12 vite bashkëshorten e tij.

18:00
​Shkencëtarët e Universitetit të Sofjes zbulojnë fosile kafshësh 83 milionë vjeçare

Shkencëtarët nga Instituti i Gjeologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (BAS) dhe Universitetit të Sofjes kanë zbuluar mbetjet e një sërë kafshësh që jetonin në tokat bullgare mbi 83 milionë vjet më parë.

17:51
Skandal në Gjermani! Simbole naziste dhe pornografi në bisedat mes policëve

Një grup tjetër brenda strukturave të sigurisë gjermane është zbuluar se ka imazhe naziste. Zyrtarët e Recklinghausen janë të shqetësuar nga ky incident, i dyti në muajt e fundit.

17:37
Nottingham Forest transferon portierin amerikan të Arsenalit

Nottingham Forest ka gjetur portierin që do të mbrojë portën për sezonin e ri.

17:26
Trend ose jo, vazhdon promovimi i Shqipërisë/ Metropolitan Magazine: Vendet që duhet të vizitoni

Metropolitan Magazine i është shtuar listës së mediave të huaja, të cilat e konsiderojnë Shqipërinë një nga destinacionet kryesore turistike evropiane falë rivierës dhe plazheve të bukura. 

17:06
“Zonë e pastër nga policë”/ Emigrantët e paligjshëm, transportuesit kontrollojnë paraprakisht rrugën

Personat që transportojnë emigrantë të paligjshëm në vendin tonë, fillimisht sigurohen që rruga “të jetë e pastër nga policët”, ndonëse jo gjithnjë ia dalin t’u shpëtojnë patrullave të vendosura në akset rrugore.

16:45
Deputetja Musliu reagon pas dënimit me gjashtë muaj të personit që e kërcënoi: E papranueshme!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas dënimit me gjashtë muaj burgim që Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi personit që e kërcënoi në dhjetor të vitit 2022.

16:30
Protestat dhanë efekt: Bullgaria ndryshon ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje

Parlamenti i Bullgarisë aprovoi sot ndryshimet në Kodin Penal dhe në ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, pas një rasti tronditës të dhunës ndaj një vajze 18-vjeçare, i cili nxiti protesta masive.

16:22
Vodhi një send me vlerë në një objekt kulti, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi vodhi një send me vlerë në një objekt kulti.

16:20
Pushime në atdhe/ Fluks hyrje-daljesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë, mbi tetë mijë mbërritën gjatë 24 orëve të fundit

Muaji gusht vazhdon të shënojë shifra të larta të lëvizjes në pikat kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

16:13
Shfrytëzonte dy të mitur dhe merrte para për vendparkim falas, arrestohet 37-vjeçari

U merrte para qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike që ishte e destinuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë, arrestohet 37-vjeçari.

15:57
Kur ajo i propozon atij për martesë/Shumë yje e kanë bërë, nga Rita Ora, Britney Spears e deri te Liz Taylor

Jo me doemos burri duhet të jetë ai që shtron pyetjen “A do të martohesh me mua?”, dhe ka shumë artiste të famshme të cilat e kanë marrë vetë këtë hap të rëndësishëm.

15:50
Balla me Njësinë Detare në Vlorë: Siguri e shtuar përgjatë sezonit veror! Në buxhetin e 2024, rritje e dukshme e pagave për nivelet bazë të Policisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me strukturat e Policisë Kufitare dhe Delta Forcë, që janë të vendosura dhe operojnë në vijën bregdetare nga Vlora deri në Sarandë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

15:43
Muzikë elektronike në kala/ Çeço Fest zhvillohet edicioni i katërt në Gjirokastër

Në kalanë e Gjirokastrës është duke u mbajtur një prej eventeve më të njohura të muzikës elektronike në vend.

15:36
Riaktivizohen zjarret në Qipro, autoritetet kërkojnë ndihmë! Portugalia dhe Spanja në luftë me flakët

Zjarret janë aktivizuar sërish në Qipro, teksa temperaturat e larta vijojnë të jenë prezente.

15:35
I mori jetën 55-vjeçarit duke e goditur me grushte, arrestohet autori (emri)

Është arrestuar autori i vrasjes së Armando Meshau, sot në Vlorë. 

15:31
Hetimet për ngjarjen në Kosovë/ Policia shton forcat në klinikën ku po trajtohet një i dyshuar

Hetuesia në Kosovë ende nuk kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e Dukagjin Nikollaj – Dukës, i dyshuar për përfshirje në sherrin me armë zjarri në një lokal në qendër të Prishtinës, mesnatën e së premtes.

15:30
“Kjo është çnjerëzore”/ Mbretëria e Bashkuar i strehon azilkërkuesit në konteiner të përshtatura për banim për të ulur kostot, reagojnë shoqatat

Mbretëria e Bashkuar ka filluar të zhvendosë disa azilkërkues në konteiner të përshtatura për banim në bregdetin e saj jugor, si pjesë e planeve për të përdorur alternativa më të lira se hotelet si strehim të përkohshëm, ndërkohë që shqyrtohen kërkesat për azil.

15:28
Virozat e verës/ Dhjetëra fëmijë paraqiten çdo ditë në pediatrinë e Elbasanit

Rreth 500 fëmijë paraqiten çdo javë në pediatrinë e Elbasanit me probleme gastroestinale.

15:17
Certifikohen rezultatet e 14 majit/ KQZ miratoi edhe rezultatet e Himarës dhe Kukësit

Kur kanë kaluar gati 3 muaj nga zgjedhjet vendore të 14 majit, Komisioni Rregullator pranë KQZ-së certifikoi këtë të hënë rezultatin përfundimtarë për kryetarët e bashkive, ku partia socialiste ka triumfuar në pjesën më të madhe të vendit.

15:12
Inflacioni ulet lehtë gjatë korrikut/ Ushqimet vijojnë të jenë të shtrenjta

Inflacioni arriti nivelin 4.2% në korrik, vetëm 0.3% më ulët se një muaj më parë. Inflacioni vazhdon të qëndrojë mbi objektivin e bankës së Shqipërisë, ndërsa synohet të kthehet në nivelin 3% gjatë mesit të vitit të ardhshëm.

15:03
Euro bie sërish! Monedha europiane nuk ndikohet nga ndërhyrja

Edhe pse Banka e Shqipërisë njoftoi ndërhyrjen në tregun valutor për të ndalur zhvlerësimin e euros, efektet nuk po ndjehen.

14:48
Conference League/ Kundërshtarët e Partizanit, Ballkanit dhe Strugës në “play-off”

Partizani, Ballkani dhe Struga bënë mjaft mirë detyrën në ndeshjet e kthimit të Conference League, duke arritur që të kualifikohen për në fazën e tretë. Tri skuadrat shqiptare kampione (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut) nuk kanë kohë për të humbur, pasi menjëherë do të vihen përballë kundërshtarëve të radhës.

14:36
Këshilltarja e Kurtit: U ndalova mbi një orë nga policia serbe në kufi

Ardita Sinani, këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është ndaluar nga policia serbe për mbi një orë në vendkalimin kufitar Muçibabë. 

14:09
Rekord pas rekordi! Fenomeni “Barbie”, filmi arrin 1 miliard dollarë në të gjithë botën

Filmi “Barbie” dominoi për të tretën fundjavë radhazi në kinematë amerikane, teksa vlera globale e përfitimit arriti në 1 miliardë dollar, për herë të parë për një regjisore grua.

14:07
Debati për një apartament i mori jetën, detaje nga vrasja e sotme në Vlorë

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me vrasjen e sotme në Vlorë, ku pas një konflikti me grushta ka humbur jetën një 55-vjeçar.

13:55
Indonezia thyen rekordin për performancën më të madhe me veglën tradicionale muzikore

Indonezia mban Rekordin Botëror Guinness për performancën më të madhe muzikore Angklung që përfshiu më shumë se 15 mijë pjesëmarrës dhe u mbajt në stadiumin kryesor në kryeqytetin e Xhakartës.

13:52
Shembet tarraca e banesës në Qerret, humb jetën pronari, shpëton punëtori

Një tarracë e një banese është shembur në Qerret dhe ka zënë poshtë dy persona.

13:48
Aksion policor në një banesë në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës po kryen një operacion në një banesë në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut, në bazë të informacioneve se aty ka laborator droge.

13:38
Gjendja e vështirë! Mungesa e ujit në Irak, thahen rezervuarët e peshqve

Iraku po përballet me thatësirë ekstreme, situatë që ka prekur tokat dhe ka zhdukur rezervuarët e peshqve.

13:27
Lihen në burg dy autorët e vrasjes së Luljeta Prezës te Ura e Dajlanit

Dy autorët e dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës janë lënë “arrest me burg” nga Gjykata e Durrësit ditën e sotme.

13:18
E rëndë në Vlorë, humb jetën 55-vjeçari pasi goditet me grusht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti të çastit.

13:17
Mbi 20 të burgosur ukrainas lirohen nga Rusia

Kreu i zyrës presidenciale ukrainase, Andriy Yermak, njoftoi përmes Telegramit se 22 të burgosur të luftës janë kthyer në Ukrainë nga burgjet ruse më 7 gusht.

13:06
Qeveria angleze vë gjoba/ Ndëshkohet rëndë kush punëson e strehon emigrantë ilegal

Qeveria e kryeministrit Rishi Sunak prezantoi këtë të hënë një paketë masash kundra emigrantëve ilegal.

12:59
Trazirat në Niger! Junta merr vendimin, mbyll hapësirën ajrore për shkak të rrezikut

Liderët e grushtit të shtetit në Niger kanë mbyllur hapësirën ajrore të vendit, pasi I frikësohen kërcënimit të ndërhyrjes ushtarake nga fqinjët e tyre. Tashmë në qiellin e Nigerit nuk ka më asnjë fluturim.

12:55
Kultivuan kanabis në fshatrat e Krujës me mbështetjen e policisë, SPAK dërgon për gjykim 13 persona

SPAK ka përfunduar hetimet dhe dërguar 13 persona për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,

12:38
Lëvizte me automjet të vjedhur dhe lëndë narkotike, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë

Një 30-vjeçar me inicialet K.N, banues në Sarandë, është arrestuar në Vlorë ditën e sotme, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, Policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

12:37
“Më lini të iki te Barça”, titullari i Cityt fut Guardiolën në panik

Pas Ilkay Gundogan dhe Riyad Mahrez, Pep Guardiola mund të humbasë një tjetër lojtar të rëndësishëm: Bernardo Silvën.

12:25
Aksidenti i rëndë në Pakistan, rëndohet bilanci i viktimave

30 viktima është bilanci i aksidentit të rëndë ku një tren doli nga shinat në Pakistanin Jugor, ndërsa 60 të tjerë mbetën të plagosur.

12:14
Fluks hyrjesh në Kakavijë, qindra emigrantë presin në radhë

Radhë të gjata janë krijuar në hyrje të pikës kufitare të Kakavijës, ku qindra automjete janë në pritje të hyrjes në Shqipëri.

12:08
Deputetja britanike letër ndërkombëtarëve:Të ndryshohet qëndrimi me Kosovën dhe Serbinë

Dhjetëra politikanë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe Washingtonit, ku I kanë kërkuar që të ndryshohet qëndrimi në raport me Kosovën dhe Serbinë.

12:04
Çdo vit 120 të humbur/ Sinjali ‘Amber’ në Shqipëri për shpëtimin e fëmijëve

Shqipëria është një hap më afër krijimit të Sinjalit Amber për fëmijët e humbur, duke u bërë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që do të zbatojë sinjalin.

11:54
Çmime të çmendura në Itali, La Repubblica: Turistët po largohen drejt Shqipërisë

Çmimet e çmendura në Itali largojnë turistët drejt Shqipërisë, shkruan Davide Carlucci për gazetën italiane ”La Repubblica”.

11:52
Nis më 1 shtator viti i ri shkollor në Kosovë

Viti i ri shkollor 2023/24  në Kosovë do të fillojë më datën 1 shtator.

11:35
Luani egoist, binjakët fals? Mitet për çdo shenjë zodaiku që nuk duhen besuar më, sipas astrologes

Luani është egoist? Binjakët janë njerëz “me dy fytyra”? Janë disa mite rreth shenjave të zodaikut të cilat nuk duhen besuar më.

11:14
Droga në Zall Herr/ Arrest me burg për ushtarakët e repartit pranë të cilit kultivohej kanabis

Pas gjetjes së 125 bimëve kanabis në territorin e repartit ushtarak në Zall Herr në Tiranë, Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg shefin e sigurisë Gramoz Mullën dhe dy specialistët e zbulimit Rustem Poçin dhe Gentian Zhurdën.

11:03
Sulmohet një polic në Kosovë gjatë kryerjes së detyrës

Një person është shoqëruar në polici në Kosovë ditën e sotme, pasi kishte goditur një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime.

10:53
Leo Messi magjik, realizon dy kryeveprat e radhës me Interin

Leo Messi nuk ndalet. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar dygolëshin e radhës me Inter Miamin në MLS.

10:50
Krijohet zyra e unifikuar e bizneseve eksportuese

Përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve eksportuese kanë marrë vendimin për ngritjen e një Zyrë të Unifikuar, e cila do të operojë për një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë për të gjitha palët në funksion të ekuilibrit të ri tregut, pas situatës së krijuar në klimën e biznesit në përgjithësi, atij të eksporteve në veçanti në gjithë ekonominë e vendit.

10:42
Peskov: Putin do t’i fitojë lehtësisht zgjedhjet e reja

Një vit para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Rusi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha New York Times se presidenti Vladimir Putin, “do të rizgjidhet vitin e ardhshëm me mbi 90 për qind të votave”.

10:26
Lëvizte i dehur dhe me kallashnikov me vete, në qendër të Libofshës, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është konstatuar duke lëvizur me kallashnikov me vete dhe i dehur në qendër të Libofshës në Fier.

10:20
Conference League/ Rivalët e mundshëm të Partizanit, Ballkanit dhe Strugës në “play-off”

Partizani, Ballkani dhe Struga arritën që të bëjnë mjaft mirë detyrën në ndeshjet e kthimit të Conference League, duke arritur që të kualifikohen për në fazën e tretë.

09:58
Vritet ish-deputeti ukrainas në Zaporizhia

Një ish-deputet ukrainas është vrarë duke luftuar në vijën e frontit në rajonin e Zaporizhzhia.