Kina regjistron rënien më të madhe në eksporte që nga viti 2020

08/08/2023 08:55

Ekonomia e dytë më e madhe në botë po performon shumë dobët në tregtinë e jashtme. Shifrat zyrtare tregojnë se Kina ka niveli nëm të ulët të eksporteve në tre vite që kur pandemia e koronavirusit goditi vendin.

Shitjet e produkteve kineze në tregjet e huaja ranë për 14.5 për qind në krahasim me vitin e kaluar, u tha në të dhënat e autoritetit doganor. Kjo është rënia e tretë radhazi e eksporteve kineze. Përveç një rritjeje të shkurtër në mars dhe prill, eksportet kanë qenë në rënie të vazhdueshme që nga tetori.

Kërcënimi nga recesioni në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, së bashku me inflacionin e lartë, kanë kontribuar në dobësimin e kërkesës ndërkombëtare për produktet kineze në muajt e fundit. Ndërkaq, edhe importet janë tkurrur për 12.4 për qind, për muajin e nëntë me radhë

Sektori i pronave vazhdon të jetë i trazuar, me zhvilluesit e mëdhenj që po dështojnë të përfundojnë projektet për ndërtimin e shtëpive, që kanë nxitur protesta dhe bojkotim të pagesave të hipotekave nga personat që kanë blerë shtëpi.

Muajin e kaluar, Këshilli Shtetëror i Kinës publikoi një plan prej 20 pikash për rritjen e konsumit të përgjithshëm, përfshirë strehimin, kulturën dhe turizmin, por edhe konsumin e gjelbër, sikurse janë automjetet elektrike.

Banka Qendrore po ashtu në javët e fundit ka ulur disa norma të interesit në përpjekje për të ringjallur ekonominë.

Kina këtë vit synon vit ka synim për të rritur me 5%, më e ulëta prej disa dekadash.

Top Channel