Një person është shoqëruar në polici në Kosovë ditën e sotme, pasi kishte goditur një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në rrugën “Rasim Kiçina” në Prishtinë, ndërsa i dyshuari ishte duke e drejtuar automjetin dhe nuk i kishte zbatuar urdhrat për ndalim.

Policia ka bërë të ditur se fillimisht i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe e kishte braktisur automjetin e tij.

Ndërsa më vonë, pasi makina ishte sekuestruar, ai është paraqitur në polici dhe me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA