Një 26-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Henri Gjapi.

Gati 5 muaj më parë, mesnatën e 31 marsit në zonën e ish-bllokut  në Tiranë, gjatë një konflikti i riu ka qëlluar me grushte 46-vjeçarin Gentian Talja, i cili ka ndërruar jetë pak ditë më vonë.

Sherri i rastësishëm ndodhi në rrugën “Vaso Pasha”. Gentian Talja, 46-vjeç, dhe Henri Gjapi, 26 vjeç, u takuan rastësisht. Të dy, në gjendje shumë të dehur, nisën të grinden me njëri-tjetrin pa asnjë shkak, pa pasur asnjë njohje më herët.

Pak çaste më vonë, si pasojë e goditjeve të marra gjatë sherrit 46-vjeçari Talja, humbi ekuilibrin si në një gjendje të fikti dhe shembet në tokë. Gjatë rënies ai goditi me kokë bordurën e trotuarit. Ndonëse u dërgua në spital, 46-vjeçari ndërroi jetë 4 ditë pas ngjarjes.

Top Channel