Drejtonin automjetet në efektin e lëndëve narkotike, arrestohen dy persona

08/08/2023 10:24

Dy persona janë shoqëruar në polici, pasi drejtonin automjetin nën ndikimin e lëndëve narkotike.

Shtetasit Xh. B., dhe S. L. u ndaluan për kontroll pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetet e tyre, në mënyrë të parregullt. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se këta shtetas drejtonin automjetet, në efektin e lëndëve narkotike.

Shkon në 26 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel