E martë, 15 Nëntor 2022
13:31
Petkoviç: Zgjedhjet në veri, të destinuara për të dështuar

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se zgjedhjet e shpallura për katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, janë të destinuara për të dështuar.

13:28
Goditet grupi që trafikonte drogë/ 15 lihen në burg, çfarë roli kishin shqiptarët

Grupi kriminal shqiptaro-maroken që trafikonte drogë është shkatërruar në Itali.

13:17
Nën hapat e të atit/ Ish-“ylli” i Milanit në Botërorin e Katarit për të parë ndeshjet e djalit të tij

George Weah nuk luajti kurrë në Kupën e Botës, pavarësisht se ishte një nga më të mëdhenjtë e futbollit në kohën e tij.

13:15
Ministri gjerman: Shqipëria të shmangë gabimet e BE në bujqësi

Ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir, tha në intervistë për DW, se Shqipëria duhet të zhvillojë bujqësinë duke shmangur gabimet e BE-së, si p.sh. përdorimi i tepruar i pesticideve.

13:03
Policia kanadeze akuzon punonjësin e shërbimeve publike për spiunazh në Kinë

Policia kanadeze ka akuzuar dhe arrestuar një punonjës të shërbimeve publike në Hydro-Quebec për spiunazh në Kinë.

12:55
Propozimi për “Yllin” e City-t: Më mirë të huazohet tek ne sesa të luajë golf

Haaland, në huazim për 28 ditë në kategorinë e 7-të të futbollit anglez. Ideja, siç raportojnë mediat britanike, është e Achton United, që zyrtarizoi propozimin nëpërmjet profilit të klubit në Twitter.

12:49
Aksident në Durrës/ Makina përfundon brenda biznesit

Një aksident ka ndodhur në Durrës gjatë mëngjesit të kësaj të marte, ku një automjet ka përfunduar brenda një dyqani në Durrës.

12:47
OKB: Edhe Rusia, edhe Ukraina torturuan të burgosur

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha të martën se Rusia dhe Ukraina kanë torturuar të burgosur të luftës gjatë konfliktit gati nëntëmujor mes tyre.

12:46
Si të shpëtojmë Tokën…/Krijohet një sistem i ri paralajmërimi për zjarret

Verën e vitit të kaluar zjarret malore shkaktuan një katastrofë të madhe në ishullin italian të Sardenjës, duke djegur mbi 28,000 hektarë tokë dhe duke zhvendosur mijëra persona nga shtëpitë e tyre.

12:45
Kush i mbron jetimët? Investigimi i Inside Story, sonte në Top Channel

Qindra fëmijë jetimë të strehuar në institucionet e kujdesit shpesh herë përballen me rreziqet e abuzimeve të ndryshme.

12:39
Këto shenja të zodiakut duan që ta shijojnë suksesin e tyre që në moshë të hershme

Disa njerëz besojnë se suksesi është relativ me sasinë e punës së palodhur që bëjnë, ndërsa të tjerë besojnë se varet nga fati.

12:33
Aktori Chris Evans konfirmon romancën me Alba Baptista, shfaqen për herë të parë në publik

Aktori i njohur Chris Evans, i cili së fundmi u shpall mashkulli më seksi në botë, nuk është më beqar.

12:26
SHBA shkatërron një anije me materiale shpërthyese nga Irani

Marina amerikane tha të martën se ka shkatërruar një anije që po transportonte “materiale shpërthyese” nga Irani për rebelët Huthi në Jemen.

12:24
Qyteti Europian i Sportit për vitin 2023, aktivitetet që do zhvillohen në Tiranë

Teksa është në përfundim të vitit si kryeqyteti Europian i Rinisë, Tirana ka marrë një tjetër titull.

12:15
Studimi i ri përmbys gjithçka që kishit besuar deri tani/ Beqarët apo të martuarit, ja se cilët jetojnë më gjatë

Ka shumë vëmendje te jetëgjatësia dhe se si ajo lidhet me dietën dhe aktivitetin tuaj fizik.

12:09
Braktisja e fshatrave në Mirditë/ Toka djerrë dhe shkolla të mbyllura fare pranë Rrëshenit

Top Channel ka udhëtuar drejt fshatit Ndërfushaz në Mirditë, më pak se një km larg nga qytetit i Rrëshenit.

12:09
Banorët kundër traut, protestë për vendosjen e taksës në Parkun e Divjakës

Për herë të dytë në Parkun e Divjakës është tentuar të vendoset trau për vjeljen e taksës për ata që duan të hyjnë.

12:06
Shëndetësia falas që nuk ekziston/ Në fshatrat e Bulqizës, banorët nuk kanë mjekë

Shumë fshatra në bashkinë Bulqizë vuajnë mungesën e e shërbimit mjekësor për shkak të mbylljeve të qendrave ambulatore.

12:06
Erzeni dy pikë larg kreut/ Shijakasit fitojnë derbin me Teutën, Partizani mposht Bylis 2-1

Partizani fiton me Bylisin dhe i bashkohet Tiranës në krye të superligës.

12:01
Marrëveshje Shqipëri-Azerbajxhan, presidenti Aliyev: Besimplotë për hapa vendimtare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në Tiranë, në një vizitë shtetërore Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

11:43
U godit me thikë nga ish-punonjësi/ Një çështje nën hetim në SPAK, dyshohet të jetë shkaku për plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës

Kryetari bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe autori Orges Xhelilit kanë pasur një debat lidhur me thirrjen në SPAK për një çështje që Prokuroria e Posaçme po heton, sipas disa informacioneve.

11:38
Belgjika, plan specifik për Romelu Lukakun

Romelu Lukaku është gati për të nisur punën me Belgjikën për Kupën e Botës në Katar.

11:37
​Diabeti, 8% e kosovarëve të prekur, diagnostikimi në faza të vonshme

Rreth 8 për qind e njerëzve në Kosovë vuajnë nga sëmundja kronike e diabetit, ndërsa lloji më i përhapur i kësaj sëmundje është TIP-2.

11:37
Nga ambasada në Tiranë, te bashkëpunimi energjetik e Kosova/ Presidenti Begaj pret homologun nga Azerbajxhani, Ilham Aliyev

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në Tiranë, në një vizitë shtetërore Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

11:29
Më pak aksidente dhe vdekje në vendin tonë, gjatë periudhës janar-shtator (Bilanci)

Aksidentet rrugore në vendin tonë kanë pësuar rënie krahasuar me vitin e kaluar, gjatë periudhës janar-shtator.

11:21
Fotot/ Vijon sistemimi i rrugëve brenda lagjeve në kryeqytet

Bashkia e Tiranës ka nisur një sërë investimesh të rëndësishme në kryeqytet për sistemimin e infrastrukturës dhe në nivel kapilar nëpër lagje.

11:17
“Policët bashkiakë më goditën”, dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve

Gjykata e Lushnjës vendosi të lejë në burg Orges Xhelilin, autorin e plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij.

11:14
Braçe kërkon transparencë për Portin e Durrësit: Dua garanci për projektin, a ka kompani offshore?

Deputeti socialist Erion Braçe ka shtruar një sërë pyetjesh në Komisionin e Ekonomisë duke kërkuar transparencë për projektin e Portit të ri të Durrësit.

11:09
Nuk e ‘konceptoni’ dot jetën tuaj pa muzikë?! Flasin ekspertët

Ndoshta ju vetë jo, por me siguri keni në rrethin tuaj shoqëror miq që “lënë kokën” pas muzikës dhe e kanë të pamundur të rrinë në një ambient ku mbizotëron qetësia.

11:02
Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin e tij, lihet në burg Orges Xhelili

Orges Xhelili, autori i plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij është lënë në burg këtë të martë nga Gjykata e Lushnjës.

10:58
Fotot/ 78 vite nga vdekja e “Mbretëreshës së Malësorëve”

Më 15 nëntor të vitit 1944, ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare britanikja Mary Edith Durham-artiste, udhëtare, shkrimtare, e cila u bë e famshme për studimet e saj antropologjike të jetës shqiptare në fillim të shekullit të 20-të.

10:57
Grabiten para në një kishë në Korçë, autori në arrati

Një kishë në Korçë ka rënë pre e një grabitjeje mëngjesin e kësaj të marte në Korçë.

10:50
Zelensky para G20-ës: Tani është koha për të përfunduar luftën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u tha udhëheqësve botërorë se koha për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë është “tani”.

10:41
Të jesh pranë njerëzve toksikë nuk qenka aq ide e keqe sa mund të mendoni…

Mesa duket nuk qenka aq e keqe ideja e të qenit pranë njerëzve ‘toksikë’.

10:33
Gruaja dhunon burrin, bie në pranga

Një grua u arrestua një ditë më parë në Fushë Kosovë, pasi dyshohet ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

10:24
Divorci me Man. United, i pashmangshëm, Ronaldo drejt gjigantëve gjermanë

Dalin në dritë informacione të reja për të ardhmen e Cristiano Ronaldos. I gjithë fokusi është të zbulohet se ku do të luajë portugezi pas intervistës së fundit, ku e bëri të qartë se divorci me United është firmosur.

10:23
Plagosi kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin e tij/ Në lot prindërit e Orges Xhelilit presin mbërritjen e të birit në Gjykatë

Prindërit e Orges Xhelilit, në lot kanë pritur përpara gjykatës mbërritjen e të birit. Të pikëlluar ata nuk kanë arritur t’i mbajnë lotët, teksa hedhin sytë nga rruga në pritje të fugonit të policisë.

10:16
Një kampion bote për Milanin: Më pëlqen të luaj me Giroud

Merkatoja e futbollistëve nuk ndalet as gjatë Kupës së Botës. Milani mund ta shfrytëzojë për të bërë një goditje të madhe me ndihmën e Olivier Giroud.

10:06
OKB: Rusia duhet të paguajë dëmshpërblime për luftën në Ukrainë 

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka kërkuar që Rusia të mbahet përgjegjëse për pushtimin e Ukrainës, duke përfshirë edhe pagesën e dëmeve.

10:04
Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin e tij, momenti kur Orges Xhelili mbërrin në gjykatë

Orges Xhelili, autori i plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij, del sot para gjykatës dhe do të njihet me masën e arrestit.

10:01
Debate të ashpra për Portin e Durrësit/ Spaho: Të vijë ministrja e Infrastrukturës këtu, jo ju! Braçe: Ik p*rdhu! S’vjen ta shash ti

Ka nisur me debate Komisioni i Ekonomisë teksa diskutohet për investimin e ri të Portit të Durrësit.

09:49
Macron: Franca dhe Kina janë “të vendosura” për t’i dhënë fund përshkallëzimit të luftës në Ukrainë

Bashkëpunimi i ngushtë midis Francës dhe Kinës është çelësi për tejkalimin e pasojave të luftës në Ukrainë, tha presidenti francez Emanuel Macron.

09:48
Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës/ Jepet sot masa për Orges Xhelilin, babai i tij: Më parë ka pasur debate

Orges Xhelili, autori i plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij, del sot para gjykatës dhe do të njihet me masën e arrestit.

09:38
Cassano shpërthen ndaj Mourinhos: Poshtërsi ajo që bëri!

Antonio Cassano, një ish-lojtar i Romës dhe Realit të Madridit ishte shumë kritik ndaj Jose Mourinhos për akuzat e trajnerit luzitan ndaj një lojtari të Romës, të cilin e etiketoi “tradhtar”, por pa ia përmendur emrin.

09:35
Popullsia e botës arrin në 8 miliardë, OKB: Rritja është duke u ngadalësuar

Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se popullsia e botës ka arritur në 8 miliardë, vetëm 11 vjet pasi ka kaluar 7-miliardëshin.

09:17
Nuk kishin vendosur jelekun fosforeshent, policia gjobit qindra drejtues motomjetesh

283 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar me gjoba deri në 3000 lekë nga Policia Rurgore, për shkak të mospërdorimit të jelekut fosforeshent në kushtet e errësirës.

09:11
Befasojnë arkitektët italianë, prezantohet plani për qytetin në formë breshke

Arkitektët italianë kanë zbuluar planet për një qytet ultramodern pluskues, në formë breshke, i cili do të kushtojë plot gati 8 miliardë euro për t’u ndërtuar.

09:06
FIFA kërkon armëpushim në Ukrainë gjatë Kupës së Botës

Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të mbajnë armëpushim njëmujor, gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit.

08:53
“Hakmarrje” për raundin e fundit të sanksioneve, Rusia ndalon 100 kanadezë të hyjnë në territoret e tyre

Rusia ka ndaluar hyrjen për 100 kanadezë në shenjë hakmarrjeje për përjashtimin nga vendi të qytetarëve rusë.

08:49
Çfarë parashikon marrëveshja britaniko-franceze për Kanalin e La Manshit

Për shkak se numrit i emigrantëve që duan të shkojnë në Britaninë e Madhe është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, britanikët do të forcojnë ndjeshëm kontrollet kufitare.

08:45
Sunak ‘shuplakë’ Lavrov në G20: Largohuni nga Ukraina, stop luftës barbare

Kryeministri britanik Rishi Sunak është përballur me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në samitin e G20 duke i thënë atij me tone të ashpra që të largohen nga Ukraina dhe t’i japin fund kësaj lufte barbare. 

08:37
G20 nis samitin në Bali/ Thirrje për unitet dhe masa për rimëkëmbjen e ekonomisë globale

Udhëheqësit e vendeve më të industrializuara në botë, të njohura si grupi G20, hapën të martën bisedimet në ishullin Bali të Indonezisë.

08:35
Borxhi që kishte u bë shkak/ Amerikanja krijon biznesin që sot i dhuron mbi 700 mijë dollarë në vit

Një grua amerikane pretendon se fiton 780 000 dollarë në vit duke punuar vetëm 10 orë në javë.

08:30
Protestat, dronët për Rusinë shtyjnë bisedimet bërthamore me Iranin

Shtypja e protestave nga Irani dhe shitja e dronëve Rusisë kanë larguar vëmendjen e Shteteve të Bashkuara nga rikthimi i marrëveshjes bërthamore, gjë që deri më tani është refuzuar nga Irani, tha të hënën i dërguari special amerikan për Iranin.

08:18
Koncesioni i rrugës Lekaj-Konjat-Fier, rreth 1.3 miliardë euro të ardhura nga tarifat në skenarin bazë, për 46 km

Tetë kompanitë e bashkuara në një të vetme që u shpall fituese koncesionin 35 vjeçar të projektimit, ndërtimit operimit, mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe transferimit të segmentit rrugor Lekaj-Konjat-Fier parashikohej që në skenarin bazë të të ardhurave të arkëtojnë rreth 1.3 miliardë euro.

08:12
Biden: Marrja e Khersonit një fitore domethënëse për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy iu drejtua forcave ushtarake në qytetin e sapoçliruar ukrainas Kherson të hënën dhe tha se Ukraina është “gati për paqe. Paqe për të gjithë vendin tonë”.

08:07
Vranësira dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti do të jetë më vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta shiu në veriperëndim të vendit tonë.

E hënë, 14 Nëntor 2022
23:56
Elton Ilirjani: Nuk ndihem shqiptar!

Një thashethem ka qarkulluar ndër tavolina dhe biseda njerëzish për pjesëmarrjen e Elton Ilirjanit në një event të shqiptarëve në New York.

23:05
Nuk po ia del të shfaqet te Barça, Kessie kërkohet nga dy klube të Premier League

Franck Kessie u largua nga Milani si kampion i Italisë, për të vijuar një eksperiencë të re në karrierë.

22:58
Më në fund! 3 shenjat e Horoskopit që do të gjejnë dashurinë e vërtetë këtë dimër!

Dimri mund të sjellë takime dashurie të mrekullueshme, të ngrohta dhe emocionale.

22:52
Top Story/ Curri: Përse nuk e përfunduat këtë mandat? Duma: Kam bërë gjënë më të mirë

Moderatorja e Top Story, Grida Duma e quajti veprim pozitiv lënien e mandatit të deputetes, duke theksuar se po të kishte qëndruar atje nuk do të ishte një angazhim i madh, por një mashtrim i madh.

22:45
Biden paralajmëron Kinën: Kujdes, SHBA “do mësyjë” Azinë, nëse nuk frenoni Korenë e Veriut!

Shtetet e Bashkuara do të rrisin praninë ushtarake në Azi nëse Kina nuk ndikon tek Koreja e Veriut për të frenuar programet e armëve të vendit komunist: presidenti amerikan Joe Biden u tregua i prerë në mesazhin e dërguar Pekinit në përfundim të takimit tre orësh më homologun kinez, Xi Jingping.

22:40
Mancini: Trajnerët italianë janë më të mirët në botë!

Për Roberto Mancinin trajnerët italianë janë më të mirët në të gjithë botën.

22:37
Përçarja e opozitës, kishte dorë Rama? Grida Duma: E gjitha nisi nga një ngjarje e madhe

Për Grida Dumën, përçarjen e Partisë Demokratike e cila si e tillë do të shkojë edhe në zgjedhjet e 14 majit, nuk e nisi kryeministri Edi Rama.

22:34
“Janë bërë për njëri-tjetrin”/ Shenjat e Horoskopit që krijojnë çiftet më të mira

Është e vërtetë se marrëdhëniet kërkojnë punë, megjithatë, shkalla mund të ndryshojë në varësi të asaj se sa mirë jeni në përputhje me dikë.

22:17
Kreu i CIA-s takon rusët: Mos guxoni përdorni armë bërthamore!

Krerët e dy shërbimeve më të mëdha inteligjente të botës, shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës, CIA, William Burns, dhe homologu i tij rus, Sergey Naryshkin u takuan në Turqi, dhe boshti i bisedës ishte përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore të Moskës në Ukrainë.

22:14
Top Story/ Grida Duma: Meritokracia është vrarë nga kryetarokracia

Autorja dhe moderatorja e Top Story në Top Channel, Grida Duma në puntatën e parë të emisionit tha se meritokracia në vendin tonë është vrarë nga kryetarokracia.

22:02
Debutim ndaj Shqipërisë? Talenti i Juventus: Nuk e dija për ftesën e Mancinit, isha në gjumë!

Nicolo Fagioli është një nga notat më pozitive të këtij sezoni për Juventusin. Mesfushori përfitoi nga dëmtimet e shumta te bardhezinjtë dhe “detyroi” trajnerin Massimiliano Allegri t’i besonte një fanellë titullari.

22:00
Sulm me armë në Virxhinia/ I riu qëllon me breshëri plumbash studentët e universitetit ku studionte

Tre anëtarë të ekipit të futbollit të Universitetit të Virxhinias janë qëlluar për vdekje.

21:58
Përse vjen Grida Duma tek shqiptarët përmes Top Story

Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma nisi sot rrugëtimin e ri në “Top Story”, aty ku e vërteta do të thuhet siç është dhe politika do të serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit.

21:47
E keni vënë re këtë detaj? Shenjat e horoskopit që ofendohen lehtësisht!

Virgjëresha Virgjëreshat mund të jenë jashtëzakonisht kritikë ndaj njerëzve të tjerë dhe vetvetes. Kur keni një zë të brendshëm që ju tregon gjithmonë se sa i papërsosur dhe i gabuar jeni, mund të ofendoheni nga gjëja më e vogël që thotë dikush tjetër. Ata pothuajse janë duke pritur që dikush të thotë diçka dhe t’i […]

21:46
Çifti që u dashuruan online, nuk kuptuan se kishin 65 cm diferencë gjatësie (fotot)

Kur vajza 1.58m e gjatë Brooke Dostillo u përputh me një lojtar basketbolli në një rrjet njohjesh të reja, ajo e dinte që do të ishte i gjatë, por siç rezultoi me vone, nuk ishte përgatitur për atë që do të ishte diferenca e gjatësisë mes çiftit te ri.

21:41
Call center, 400 euro në minutë/ Spanjollët tregojnë fitimet e skemës së mashtrimit nga Shqipëria

Agjentët e Mossos d’Esquadra dhe Guardia Civil kanë kryer gjashtë kontrolle në call center të vendosura në Elbasan, Tiranë dhe Vlorë, të cilat janë pasuar me dy arrestime e 16 hetime.

21:18
Raphinha i sinqertë: Kisha frikë për ftesën në Katar, po luaja pak te Barça

Raphinha është një nga 26-lojtarët që do të përfaqësojë Brazilin në Kupën e Botës, Katar 2022.

21:10
Ndalohet i dyshuari për vrasjen e tre sportistëve në universitetin e Virxhinias

Organet e rendit njoftuan të hënën se kanë ndaluar një student që dyshohet të ketë vrarë tre pjesëtare të ekipit të futbollit amerikan të Universitetit të Virxhinias, ndërsa ata po ktheheshin në qytetin e studentëve, pas një ndeshje në Uashington.

21:03
Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj arrijnë suksesin e tyre të parë me “Copa Copa”

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të publikojë projekte shumë unike.

20:52
Ja çfarë duhet të dini para se të vizitoni Harkun e Triumfit në Paris

Harku i Triumfit tërheq mijëra turistë çdo ditë, por ja cilat janë disa nga gjërat që ata do të donin t’i dinin përpara se të vizitonin këtë monument ikonë të Parisit.

20:45
Fiks Fare/ Rrëfimi i përdoruesit të hashashit: Më kapën me 1.5 gramë, duan të më dënojnë me 10 vite burg!

Një 40 vjeçar, përdorues prej shumë vitesh i hashashit, rrëfeu për Fiks Fare vuajtjet me drejtësinë, ku vetëm për 1.5 gramë kanabis, rrezikon një dënim prej 10 vitesh burg.

20:36
U tërhoq nga pjesëmarrja në Botëror, reagon mbrojtësi: Nuk dua të…

Presnel Kimpembe është tërhequr nga pjesëmarrja në Botërorin e Katarit.

20:27
Cilat janë arsyet pse Pique dhe Shakira kanë vendosur që fëmijët e tyre të jetojnë në Miami?!

Një nga pikat kryesore të bisedës, pas ndarjes së Shakirën dhe Gerard Piques, ishte se ku do të jetojnë fëmijët e tyre dhe mesa duket ata janë vendosur në Miami.

20:14
Bërthamat e hurmave të Arabisë, lerat e rralla mirëbërëse

Bërthamat e hurmave të Arabisë ndihmojnë mëlçinë dhe veshkat dhe i mbrojnë ato nga toksinat.

20:09
Akuzat e opozitës për Portin e Durrësit/ Balla: Aleanca e rublave sulmon për hesap të borderosë ku firmosin çdo ditë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas akuzave të opozitës lidhur me Portin e Durrësit.

20:06
Broja me probleme, por do luajë! Lojtari i Chelsea ndodhet në Tiranë për ndeshjen me Italinë (Intervistë)

I mbërritur ndër të fundit në këtë grumbullim të kombëtares për arsye të linjave të udhëtimit, Armando Broja i bashkohet kuqezinjve për dy ndeshjet e fundit miqësore me Italinë dhe Armeninë.

20:00
Sonte nis Top Story/ Grida Duma, autore dhe moderatore e emisionit të debatit politik në Top Channel

Sonte nis Top Story nën drejtimin e Grida Dumës, autore dhe moderatore e emisionit të debatit politik në Top Channel.

19:54
“Më mirë të luaj me ne, se të merret me golf”, një klub kërkon Haaland në huazim

Jemi në javën e Kupës së Botës dhe futbolli i klubeve do të ndalet për më shumë se një muaj.

19:47
SHBA sanksionon njerëzit dhe organizatat që ndihmuan furnizimin e Rusisë me armë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj një rrjeti subjektesh dhe individësh, për të cilët thotë se ishin të përfshirë në furnizimin e Rusisë me teknologji ushtarake, të cilat përdoren në luftën e saj kundër Ukrainës.

19:46
Ushtria izraelite vret 19-vjeçaren palestineze në makinë gjatë sulmit në Ramallah (fotot)

Në makinë u gjetën dy sanduicë ende të ngrohtë, me njolla gjaku të gruas së vrarë dhe të burrit të plagosur, thanë dëshmitarë të ngjarjes.

19:41
Berisha-Basha, përplasen për portin/ Ish kryeministri e akuzoi për lidhje korruptive me Ramën në Portin e Durrësit

Në kulmin e debatit dhe pikëpyetjeve mbi projektin e  Portit të Durrësit, Sali Berisha riktheu akuzat e vjetra ndaj ish-kryetarit të Partisë Demokratike.

19:34
Kishte humbur kontaktet me të afërmit/ Gjendet i pajetë 50-vjeçari në Kukës, dyshohet se është vetëvrarë

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën ku jetonte, disa kohë pasi kishte humbur kontaktet me të afërmit.

19:21
Miliarda dollarë ndihma për Ukrainën që nga fillimi luftës

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë 8.27 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe armë për Ukrainën që nga fillimi i luftës me Rusinë.

19:16
Miqësorja ndaj Shqipërisë, ndryshime në listën e Italisë

Shqipëria luan një miqësore luksi ndaj Italisë më datë 16 nëntor teksa kuqezinjtë presin në stadiumin Air Albania, Kampionët e Europës.

19:09
Kalimi i emigrantëve drejt Britanisë/ Deputeti laburist akuzon ministrinë për “paragjykim racor dhe fetar”

Një deputet laburist ka akuzuar Zyrën e Brendshme për “paragjykim racor dhe fetar” në lidhje me dhënien e vizave për emigrantët që donin të jetonin në Britaninë e Madhe.

19:09
Dhjetra mijëra njerëz marshojnë në Meksikë kundër reformës së propozuar elektorale (fotot)

Dhjetra mijëra njerëz marshuan dje në kryeqytetin Mexico City për të denoncuar një reformë të propozuar, për të cilën protestuesit insistonin se çmonton organet e pavarura që organizojnë zgjedhjet në vend.

19:05
“Ti po tallesh në mënyrën më të keqe…”/ Shpërthen Arjani, akuzon dhe debaton me Lean pas takimit

Takimi i Leas me Petron, i cili u pasua me refuzimin e takimit dhe përqafimit, pati një mori akuzash më pas.

19:03
Mediat italiane: Tirana shndërron mazoleumin e Hoxhës në një shkollë teknologjie

Nismat për ta shndërruar Tiranën në qendrën më të madhe të inovacionit në Ballkan, ka tërhequr vëmendjen dhe të mediave italiane.

18:57
“Interesa klienteliste, pas të cilave qëndrojnë zyrtarë”/ VOA: Ndërtimet pa leje, favorizëm dhe pandëshkueshmëri

Në Shqipëri, veprimtaria e sektorit të ndërtimit, është shoqëruar në vijimësi me kritika në lidhje me sipërfaqet e ndërtuara pa leje dhe çështje të informalitetit.

18:52
Situatë e pazakontë midis Leas dhe Petros, refuzohet takimi dhe përqafimi

Lea dhe Petro zhvilluan një takim në studion e Për’puthen, ku gjatë gjithë kohës dallohej ftohtësia e konkurrentit.

18:43
Ndërron jetë aktori 89 vjeçar John Aniston, Jennifer i bën dedikimin e veçantë!

Aktori veteran John Aniston, babai i aktores Jennifer Aniston, ndërroi jetë të premten në moshën 89-vjeçare.

18:36
Sulmi në Turqi, e dyshuara kryesore një grua siriane: U rekrutua nga kurdët!

Policia turke pohoi se ka vënë në pranga një grua siriane, si të dyshuarën kryesore për vendosjen e një bombe që vrau të paktën gjashtë persona në qendër të Stambollit të dielën.

18:33
Tre ‘sirenat’ shpëtojnë zhytësin nga mbytja në ishullin e Kalifornisë (fotot)

‘Sirenat’ profesioniste shpëtuan një zhytës që humbi ndjenjat nën ujë në gjirin Santa Catalina në Kaliforni.