Grupi kriminal shqiptaro-maroken që trafikonte drogë është shkatërruar në Itali.

Policia e Shtetit, në kuadër të një aktiviteti të koordinuar nga magjistratët e Prokurorisë Publike të Milanos, mori urdhër për zbatimin e masave të sigurimit, ku nga 17, 15 u lanë në burg dhe dy me detyrim paraqitje në policinë gjyqësore.

Sipas medias italiane, hetimet nisën në shkurt të vitit 2021, ku synohej goditja e shitjes së drogës në zonat pyjore të qytetit dhe në brendësi të Milanos.

Hetimet

Hetimet konstatuan një grup kriminal të cilët tregtonin sasi të madhe heroine, kokaine dhe hashashi të ardhura nga jashtë Italisë.

Grupi i përbërë nga markokenë dhe shqiptarë kishin krijuar një sipërmarrje të përbashkët të cilët kishin si objektiv trafikun me shumicë të drogës, i cili rishitej me pakicë në sheshet e ndryshme në Milano.

Sipërmarrje e përbashkët kriminale, si ishin të ndara rolet

Grupi i kishte të ndara rolet, ku një pjesë mbante kontaktet me furnitorët dhe klientët; të tjerë merrnin sasitë e mëdha të heroinës direkt nga Shqipëria dhe Turqia. Ata kishin dhe një arkëtar, i cili ishte personi përgjegjës për administrimin e të ardhurave që rridhnin nga shitja dhe pagesat mujore për anëtarët e grupit; oficeri i logjistikës I cili kujdesej për menaxhimin e mjeteve të nevojshme për transportin e drogës; punëtorët që ndanin heroinën para se të shitej, e përgatisnin brenda një apartamenti të përdorur si laborator në viale Umbria, të cilët gjithashtu bënin punën edhe të korrierëve.

Nga laboratori në viale Umbria në Rogoredo

Shtetasit afrikano-veriorë siguronin furnizim të vazhdueshëm në sasi të mëdha, kurse shqiptarët përgatisnin heroinën në laborator. Pasi e prisnin, ajo shpërndahej në zona të pyllëzuara siç ishte pylli Rogoredo, ku shitej me pakicë. Gjatë arrestimit të autorëve, policia gjeti 25 kilogramë heroinë, 33 hashash, 134 gramë kokainë dhe gati 200 mijë euro cash të ardhura të veprimtarisë së paligjshme.

Droga dhe prostitucioni në biznesin e organizatave kriminale

Hetimet nga Policia e Shtetit bënë të mundur konstatimin e shfrytëzimit dhe dhënies së ndihmës për prostitucion, ku dy të dyshuarit janë shqiptarë. ata rezultuan se ishin “pronarët” e shumë vendndodhjeve, në zonën Lambrate të Milanos dhe në rrugën Provinciale 40 në Carpiano (MI), të cilat ua jepnin me qira shumë prostitutave, të cilat paguanin një “tarifë mujore”.

Top Channel