Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin e tij, momenti kur Orges Xhelili mbërrin në gjykatë

15/11/2022 10:04

Orges Xhelili, autori i plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij, del sot para gjykatës dhe do të njihet me masën e arrestit.

Ai ishte I rrethuar nga forca të shumta policie në momentin e mbërritjes në gjykatë, ndërsa familjarët prisnin jashtë.

Babai Orges Xhelilit, Abas Xhelili tha se djali është provokuar nga persona që rrinë pas kryetarit. Midis tyre ka patur një debat më parë lidhur me largimin nga puna.

Më 11 nëntor Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi u plagos me thikë bashkë me shoferin e tij, pas një debati me një punonjësin e bashkisë Orges Xhelilin.

Ai kishte dalë për inspektim në një nga banesat pranë bashkisë së Divjakës në momentin që është konfliktuar me Xhelilin.

Teksa kryebashkiaku ishte në inspektim, Xhelili është afruar dhe e ka fyer, ndërsa më pas debati mes tyre ka degraduar në përdorimin e thikës nga ana e autorit.

Me agresorin fillimisht është përleshur shoferi Gazmend Bullari për të mbrojtur kryebashkiakun, ndërsa të dy morën plagë në trup. Të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Orges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës për një periudhë të shkurtër, ndërsa ende nuk janë bërë të qarta plotësisht arsyet e konfliktit mes tyre.

FOTO GALERI
1/10
Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi

Top Channel