Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin
Rusia ka ndaluar hyrjen për 100 kanadezë në shenjë hakmarrjeje për përjashtimin nga vendi të qytetarëve rusë.
Situatë e cila ishte vala e fundit e një serie të gjatë dëbimesh, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.
Ministria e Jashtme ruse tha në një deklaratë se kanadezët e shtuar në listën e saj të sanksioneve përfshinin zyrtarë dhe liderë biznesi.
Gjithashtu në atë listë u përfshinë personat e përfshirë në strukturat e medias dhe financimeve, që janë të përfshirë drejtpërdrejt në formimin e një kursi agresiv anti-rus.
Lista përfshinte Danielle Smith, kryeministre e provincës Alberta, menaxherë në Volatus Aerospace Corp, një pjesë të vogël të korrespondentëve në transmetuesin publik CBC dhe disa anëtarë të Fondacionit Kanada-Ukrainë.
Në listë ishin edhe politikanë të tjerë, komentues, industrialistë dhe aktivistë.
Top Channel