Sunak ‘shuplakë’ Lavrov në G20: Largohuni nga Ukraina, stop luftës barbare

15/11/2022 08:45

Kryeministri britanik Rishi Sunak është përballur me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në samitin e G20 duke i thënë atij me tone të ashpra që të largohen nga Ukraina dhe t’i japin fund kësaj lufte barbare. 

Sunak, në takimin e parë ballë për ballë mes një kryeministri britanik dhe një lideri të lartë rus që nga fillimi i luftës, tha se ‘ regjimi i Putinit’ e kishte kthyer Rusinë në një shtet të keq dhe Britania e Madhe do të mbështeste Ukrainën ‘për aq kohë sa duhet’.

“Ishte e dukshme që presidenti rus kishte vendosur të mos merrte pjesë personalisht në samit, tha Sunak, përpara se të shtonte: “Vendet nuk duhet të pushtojnë fqinjët e tyre, ata nuk duhet të sulmojnë civilët dhe jo më të kërcënojnë për përshkallëzim bërthamor”.

Putin ka sugjeruar vazhdimisht se Rusia mund të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur integritetin e saj territorial, interpretuar në Perëndim si një kërcënim i nënkuptuar për t’i përdorur ato mbi tokat që Moska pretendon se i ka aneksuar në Ukrainë.

Ndërkohë Ukraina ka thënë vazhdimisht se është e gatshme për paqe, por nuk do të heqë dorë nga asnjë pjesë e  territorit të saj.

Top Channel