Një aksident ka ndodhur në Durrës gjatë mëngjesit të kësaj të marte, ku një automjet ka përfunduar brenda një dyqani në Durrës.

Drejtuesja e një automjeti ka humbur kontrollin dhe është ngjitur mbi trotuar duke u përplasur me fasadën e një dyqani veshjesh.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.16 të qytetit dhe nga verifikimet e para ka rezultuar se shoferja ka qenë pa leje drejtimi të mjetit.

Përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur dëme në njerëz, ndonëse kishte qarkullim në rrugë dhe trotuar.

Top Channel