E hënë, 15 Janar 2024
14:13
Rusia, plan sekret për të sulmuar NATO-n në shkurt? Dokumenti sekret i Bild: Gjermania përgatitet për goditjen! Kremlini: Është mashtrim

Forcat e Armatosura Gjermane po përgatiten për një “sulm në shkallë të plotë” kundër krahut lindor të NATO-s.

14:00
Presidenti Begaj në seancë? Bardhi: Nuk na është njoftuar zyrtarisht! I bëjmë thirrje të mos keqpërdoret nga mazhoranca si…

Lidhur me diskutimet se presidenti Bajram Begaj do të jetë prezent në seancën plenare në nisje të sesionit të ri, ka reaguar deputeti Gazment Bardhi.

13:52
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi para zgjedhjeve në BE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i bëri thirrje udhëheqjes në Kosovë që të bëjë përparim në dialogun me Serbinë, përfshirë edhe në formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe, para se blloku evropian të mbajë zgjedhje më 9 qershor.

13:29
Dinamo huazon mesfushorin në Kosovë

Klubi i Dinamos ka njoftuar këtë të hënë huazimin e mesfushorit Blendi Krasniqi, i cili nuk po gjen hapësirat e nevojshme në skuadër.

13:22
Haradinaj: Masakra e Reçakut e bëri kthesën për bashkësinë ndërkombëtare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj Masakrën e Reçakut e quan si pikë kthesë për bashkësinë ndërkombëtare.

13:20
“Zonjat s’mbakan mend, mos vuani nga skleroza?”, zbardhen detaje nga gjyqi ndaj Shullazit, Imerajt, Berishës dhe Dervishajt

Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, Viktor Imerajt, Lulzim Berishës, Plaurent Dervishajt, Indrit Taullaut e Indrit Rusit për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames ka shkaktuar debate të forta mbi ekspertizën psiko-ligjore të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi.

13:17
Abuzoi seksualisht me vajzën për 24 vite në bodrum dhe e la 7 herë shtatzënë, “babai përbindësh” lirohet së shpejti nga burgu

Përdhunuesi Josef Fritzl mund të lirohet së shpejti nga burgu pasi një ekspert vendosi se ai nuk është më një rrezik për publikun.

13:02
Viti i ri me halle te vjetra/ Sot nis sesioni i ri parlamentar, opozita: S’ka normalitet në Parlament!

Opozita pritet të ecë në të njëjtën rrugë si në vitin që lamë pas edhe këtë sesion parlamentar duke shuar shpresat e socialistëve, të cilët synonin të disiplinonin kolegët e djathtë përmes ashpërsimit të rregullores. 

12:55
Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare/ Zbardhen detaje të reja, përse iu refuzua 6 herë licensa Ina Xhaxhos?

Klinika dentare “Splendent”, ku mori trajtim dhe më pas ndërroi jetë 3-vjeçari B.S. e ka marrë licencën një muaj pas ngjarjes tragjike.

12:52
Nuk jep shenja jete në Arabi, Benzema mund te bëhet partner i Brojës në sulmin e Chelsea-t

Përvojës së Karim Benzemasë në Arabinë Saudite duket se po i vjen fundi. Sipas “The Telegraf”, ish-sulmuesi i Realit të Madridit shihet si opsion për të përforcuar sulmin e Chelsea-t.

12:47
Reforma zgjedhore/ Bylykbashi: OSBE kërkon konsensus gjithëpërfshirës, çdo patericë e Ramës bën vetëm dëm

Ndërsa pak orë na ndajnë nga seanca për nisjen e sesionit të ri parlamentar, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka rikthyer vëmendjen te çëshjtet pezull që ndajnë mazhorancën dhe opozitën; komisionet dhe ndryshimet në Kodin zgjedhor.

12:29
Ndryshimi drastik në familjen e Shpat Kasapit, bashkëshortja: Kam vendosur të braktis çdo gjë…

Gruaja e Shpat Kasapit Selvija ka njoftuar në rrjetet sociale, për vendimin që ka marrë ajo së bashku me familjen.

12:25
10 të vetëvrarë vetëm në Lushnjë për 2023-shin/ Asnjë rast nuk u zbardh nga policia, psikologia: Janë një kompleks arsyesh

10 persona u vetëvranë vetëm në Lushnjë për vitin 2023.

12:25
”Medalja e Mirënjohjes” për kampionen e Bodybuilding, Getta Beqa, Veliaj: Krenar për vajzat dhe gratë shqiptare që kanë suksese në botë

Kampionia botërore në sportin e Bodybuilding, Getta Beqa, u nderua me Medaljen e “Mirënjohja e Qytetit” nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

12:22
“Qëllohet në qiell”/ Rrëzohet aeroplani spiun i Putinit me vlerën 260 milion paund

Një nga avionët ushtarakë më të vlefshëm të Rusisë është rrëzuar pranë Ukrainës. Aeroplani Beriev A-50 prej 260 milionë funtesh u humb mbi Detin Azov në jug të vijës së frontit, raportuan agjencitë e mediave ushtarake ukrainase, duke cituar burime e forcat e armatosura të Ukrainës.

12:04
“U ndamë pa folur”, Drini Zeqo rrëfen historinë prekëse të humbjes së babit të tij

Gazetari i njohur Drini Zeqo ka treguar në Big Brother historinë e trishtë të humbjes së babait të tij.

12:04
Foto ekskluzive/ Me një plan të superdetajuar, ekzekutuan me plumba blindshpues kallashnikovi mafiozin grek! Gabimi që mund t’u kushtojë rëndë autorëve

Grupi i ekzekutorëve të mafiozit grek, Vangjelis Zabunis hoqën qafe ‘kokën e shantazheve’ me një plan të superdetajuar për të shmangur çdo lloj gabimi dhe kryer një punë të pastër.

11:48
Foto lajm/ “Benz”-i dhe “Skoda” ‘copë e çikë’ pas përplasjes, pamje nga aksidenti i trefishtë me një viktimë

Top Channel ka siguruar pamje nga aksidenti i trefishtë i ndodhur këtë të hënë në aksin Fushë Krujë-Vorë.

11:44
Kumbaro dhe Mazniku prezantojnë aktivitetin e kalendarit kombëtar të Vitit të Pyjeve: Qeveria protofol të ri për të koordinuar punën e bashkive

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, kanë prezantuar aktivitetin e kalendarit kombëtar të Vitit të Pyjeve, i cili do të jetë sa më gjithëpërfshirës me fokus rritjen e sipërfaqeve pyjore dhe ruajtjen e tyre, domosdoshmërinë e hartimit të planeve të mbarështimit për ekonomitë pyjore dhe sigurisht edukimin e ndërgjegjësimin publik për këtë pasuri kombëtare.

11:38
Presidenti Begaj dekreton Adea Pirdenin në krye të Ministrisë për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Presidenti Bajram Begaj dekreton Adea Pirdenin në detyrën e Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

11:38
Iowa, çelen sot mes ngricës qendrat e votimit! Parapraket e para në SHBA

Një vit vendimtar zgjedhor që ka të ngjarë t’i vërë institucionet e vendit në një sprovë ekstreme, çelet sot në Iowa të SHBA, teksa vendi i parë që voton për zgjedhjet paraprake dridhet nën një valë të ftohti polar që e ka mbërthyer prej ditësh.

11:28
Po pozonte para kamerave në TCH, Albës së Për’puthen i dalin të brendshmet…

Alba, një nga konkurrentet e Për’puthen e ka nisur ditën duke bërë foto në oborrin e Top Channel.

11:22
Detaje nga aksidenti i trefishtë në aksin Fushë Krujë-Vorë/ Parakalimi i gabuar i kushtoi jetën 32-vjeçarit, zbulohet identiteti i viktimës

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin e trefishtë të ndodhur këtë mëngjes në aksin Fushë Krujë-Vorë.

11:22
Kurti e Vuçiç sot në Davos, Stano: S`ka takim trepalësh me Lajçak

“Rindërtimi i besimit” është tema e Forumit Ekonomik Botëror që nis sot në Davos të Zvicrës me pjesëmarrjen e liderëve botërore dhe elitave të biznesit, e zgjat deri në 19 janar.

11:13
Ambasadori amerikan në Prishtinë kujton masakrën e Reçakut: Mos e harroni dhe mohoni atë që ndodhi

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka kujtuar përmes një postimi në “X” masakrën që ka ndodhur në Reçak të kosovës 25 vite më parë.

11:06
Gjermania: Rusia, plan sekret për të sulmuar NATO-n në korrik!

Rusia, sipas të përditshmes gjermane Bild, ka një plan sekret për të sulmuar krahun lindor të NATO-s, pas një kundërofensive të suksesshme në Ukrainë dhe zmbrapsjes se ushtrisë ukrainase brenda qershorit.

11:06
KQZ vendos dhënien e mandatit të deputetit Plarent Ndrecës, zë vendin e Arben Ahmetajt

KQZ vendosi këtë të hënë dhënien e mandatit të deputetit Plarent Ndrecës, ndërsa pritet të bëhet betimi në seancën plenare.

11:06
Ancelotti: 11 trofe me Realin? Dua të tjerë

Carlo Ancelotti, trajner i Realit të Madridit, e pranon se fitorja e thellë 4-1 në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës ishte ndoshta paksa e tepruar, por skuadra e tij e meritoi dhe përfitoi nga pikat e dobëta të rivalit historik.

11:00
Mblidhet Grupi i PS, porosia për deputetët sot në seancën ku do dekretohen ministrat

Para nisjes së sesionit të ri të Kuvendit sot në orën 17:00, Bledi Çuçi ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

10:55
Habit Roza Lati për çiftin e showbiz-it shqiptar: Kanë martesë me kontratë, dalin jashtë shtetit dhe bëjnë…

Roza Lati, një nga konkurrentet e BBV3, gjatë një bisede ka treguar se njeh një çift showbiz-i shqiptar që kanë një martesë me kontratë dhe jashtë dyerve të shtëpisë, kanë një jetë të tyren.

10:51
“Nxiti urrejtje dhe armiqësi”, arrestohet futbollisti izraelit në Turqi

Autoritetet turke kanë arrestuar lojtarin izraelit Antalyaspor, Sagiv Jehezkel, për shkak të qëndrimit të tij mbi luftën Izreael-Palestinë. Ai tregoi solidaritet me njerëzit e mbajtur peng nga organizata militante Hamas gjatë një ndeshjeje të kampionatit.

10:48
Kthehen reshjet e borës në zonat malorë, borëpastrueset bëjnë pastrimin e rrugëve

Gjatë natës janë kthyer reshjet e dëborës me intensitet të ulët në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë dhe në Qafë Thanë.

10:37
“Për qengjat e opozitës që vlejnë më shumë se …”, Spiropali fton opozitën të miratojnë amnistinë penale: Ka pasur seanca të “flakta” parlamentare

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali këtë të hënë i ka bërë ftesë opozitës për të votuar projekt ligjin për amnistinë.

10:34
“Shkatërruam dyshekun…”, Wanda rrëfen detajet, ja si ishte nata ime e parë pasionante me Icardin

Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka folur për herë të parë për fillimet e lidhjes së saj me sulmuesin argjentinas, duke zbuluar detaje madje edhe nga nata e parë mes tyre.

10:31
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mban seancën, mandati i Ahmetajt i kalon Ndrecës

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pritet të zhvillojë sot një seancë, ku do shqyrtohet “dhënia e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”.

10:20
Pesë më të pasurit e botës e dyfishuan pasurinë e tyre/ Studimi: 5 miliardë njerëzit më të varfër të botës humbën 20 miliardë dollarë

Pesë burrat më të pasur të botës nga viti 2020 e kanë dyfishuar pasurinë e tyre, sipas një studimi të fundit të publikuar nga organizata Oxfam,

10:18
“E hëna blu”, sot është dita më e trishtuar e vitit! Shkencëtarët tregojnë arsyen

Nëse keni rrëmuar nëpër mediat sociale, pa diskutim që mund të jeni përballur me termin ‘E hëna blu’.

10:11
25 vite nga Masakra e Reçakut/ Forcat serbe vranë mbi 45 shqiptarë, Osmani: U masakruan në mënyrë brutale

Kosova përkujton sot 25-vjetorin e masakrës në Reçak, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë.

10:01
Takimi të politikanëve të nivelit të lartë të AfD-së me ekstremistë të djathtë/ ‘Plasin’ protestat në Gjermani, mes 25.000 qytetarëve edhe Scholz

Dhjetëra mijëra vetë protestuan të dielën në disa qytete gjermane për ruajtjen e demokracisë dhe kundër ekstremizmit të djathtë. 

09:59
“Mos më çaj kokën”, shpërthen debati në BBV3! Roza Lati-Jul Dedës: O karagjoz, s’je baba im, mos i jep gojës

Një ndër debatet që ka shpërthyer në BBV3 ka qenë ai i Roza Latit dhe Jul Dedës, ku ky i fundit shprehet se publiku e ka sharë Rozën.

09:57
Shqiptarë të përfshirë në vrasjen e mafiozit grek? Ekzekutorët u paguan 300 mijë euro! Çfarë kapën kamerat e sigurisë

Të tjera detaje dalin në dritë nga ekzekutimi i mafiozit grek, Vangjelis Zabunis në qendër të Athinës.

09:35
Tensionet SHBA- Angli-Houthi vazhdojnë, ushtria amerikane rrëzon raketën e lëshuar drejt anijes së saj

Ushtria amerikane ka rrëzuar një raketë që ishte drejtuar në një prej anijeve të saj luftarake e drejtuar nga Houthi.

09:32
FMN: Inteligjenca artificiale do të “godasë” 40% të vendeve të punës dhe do të përkeqësojë pabarazinë

Inteligjenca artificiale do të prekë gati 40% të të gjitha vendeve të punës, sipas një analize të re nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

09:26
Aksidenti i trefishtë te kthesa e Rinasit/ “Skoda” u përplas me kamionin dhe një mjet tjetër, ndërron jetë drejtuesi i makinës me targa kosovare

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës rreth orës 07:20.

09:21
Ministri i Jashtëm tur tre ditor në rajon/ Vizitë në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, zbardhet agjenda

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të zhvillojë në datat 16 -18 janar turin 3 ditor rajonal: Kosovë-Maqedoni i Veriut-Mal i Zi.

09:20
Të rinjtë shkodranë nisin pastrimin e bregdetit në Velipojë, Rama: Pastrimi nuk njeh stinë

Të rinjtë shkodranë kanë nisur pastrimin e bregdetit në Velipojë.

09:07
“The Best FIFA 2023”, tre emra të mëdhenj finalistë, cili do të triumfojë?

Do të jetë një sfidë mes sulmuesve gara për të fituar “Çmimin e Lojtarit më të mirë të FIFA-s 2023”, më prestigjiozi i “The Best FIFA 2023” me ceremoninë që do të zhvillohet në mbrëmje duke nisur nga ora 20:00.

08:48
“Më kanë filluar të dridhurat”, Arbër Hajdari flet për vajzën! Tregon arsyen pse u rikthye në BBV3 dhe nëse Zhaklina e ka uruar

Arbër Hajdari dha partnerja e tij, Vlera janë bërë prindër për herë të parë.

08:46
Aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë! Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, dy të plagosur

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Vorë.

08:40
Danimarka me një Mbret të ri, Begaj mesazh urimi Frederikut të X

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar Mbretin e ri të Danimarkës, Frederic X për vendosjen në krye të kurorës daneze.

08:24
Shoku i Kiara Titos: Më kërcënuan me vdekje, zbuluan shtëpinë time…

Tek programi “E Diell” në Top Channel, një ndër të ftuarit ka qenë Niko Komani i cili është një nga stilistët më të famshëm.

08:20
Sesioni i ri parlamentar nis me ndryshimet në qeveri, opozita vijon strategjinë për bllokim pa praninë e Berishës! Bardhi paralajmëron kaos

Këtë të hënë Kuvendi nisin nën një atmosferë të tensionuar politike punimet për sesionin e ri parlamentar. Seanca e parë do të çelet pasdite në orën 17:00.

07:58
Opinioniste në Big Brother VIP3, Ori Nebijaj rrëfen si e pritën kolegët e partisë: Sali Berisha dhe Lulzim Basha të dy në BBVIP, të fikin dritat!

Për herë të parë si opinioniste në Big Brother VIP, Ori Nebijaj ka rrëfyer se sa kohë ju desh të sa ta mendonte ftesën e bërë nga drejtuesit e Top Channel për t’iu bashkuar panelistëve të Shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe si e pritën kolegët e partisë.

07:43
Kriza në Detin e Kuq! Ç’përfaqësojnë rebelët huthi?

Një koalicion ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja u kundërpërgjigj pas sulmeve prej disa javësh të rebelëve jemenas ndaj anijeve në Detin e Kuq. Ç’përfaqësojnë rebelët huthi dhe çfarë duan të arrijnë ata?

07:23
Calhanoglu paralajmëron Lazion para Superkupës: Jemi të uritur për fitore!

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka folur së fundmi për ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Italisë, ndaj Lazios.

07:12
Vullkani i Islandës! Situata brenda Grindavik pas çarjes së barrierave nga llava, shumë serioze

Një çarje e re ka anashkaluar barrierat për të mbrojtur një qytet të Islandës nga llava – me kryeministrin që e quajti atë një “situatë shumë serioze” dhe një zyrtar i lartë tha se është “skenari më i keq”.

07:03
Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Në pjesën e parë të ditës, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e intervaleve me kthjellime dhe vranësirave të shpeshta në pothuajse të gjithë territorin, përjashtuar zonat veriore dhe veriperëndimore, ku do të ketë vranësira dhe shira të dobët.

E diel, 14 Janar 2024
23:23
“Hëna ka hyrë në një epokë të re”/ Paralajmërimi i shkencëtarëve: Njerëzit po dëmtojnë seriozisht satelitin, me këto ritme…

Për mijëra vjet, hëna na frymëzonte nda larg, por sateliti që ndriçon natën në qiellin e natës së Tokës, i vendosur mbi 321 mijë kilometër larg, mbeti i paarritshëm.

22:57
“Pas Ukrainës, Kosova destinacioni i radhës”, kërcënon mercenari serb

Mediat në Kosovë i bëjnë jehonë deklaratës së një mercenari serb që lufton krah Rusisë në luftën pushtuese në Ukrainë.

22:51
Kartëmonedhat e vjetra dalin nga qarkullimi, Banka e Shqipërisë: Shumë qytetarë këmbyen emetimet e viteve ’92-’96

Në fund të vitit 2023, dolën nga qarkullimi gjashtë kartëmonedha të vjetra, të emetuara në vitet 1992-1996.

22:43
Fotot/ Shpërthen vullkani në Islandë, llava “mbulon” një fshat dhe shkrumbon dy banesa

Në jugperëndim të Islandës ka shpërthyer sërish një vullkan, për të dytën herë brenda një muaji dhe për të pestën herë në më pak se tre vjet.

22:35
Shqiptarë, të përfshirë në vrasjen e mafiozit grek?! Dyshimet e policisë

Një ditë pas ekzekutimit të mafiozit grek, Vangjelis Zabunis në rrugën “Ilia Iliu” në qendër të Athinës, Top Channel ka mundur të sigurojë edhe pamjet ekskluzive të atentatit të regjistruar nga kamerat e sigurisë.

22:31
Debatet e para në “Big Brother VIP”/ Gazmendi përplaset me Ilnisën: Ke probleme me inferioritetin, shpresoj të mos humbasësh…

Në ditën e parë të qëndrimit brenda në shtëpi, kanë nisur debatet e para mes konkurrentëve të “Big Brother VIP 3”.

22:12
Këshilltarët e sigurisë mblidhen në Davos, diskutohen propozimet e presidentit Zelensky për paqen në Ukrainë

Gjetja e një formule për t’i dhënë fund agresionit pothuajse dyvjeçar të Rusisë në Ukrainë, mblodhi në Davos të Zvicrës këshilltarë të sigurisë kombëtare nga më shumë se 80 vende të botës.

21:49
Rike Roçi e lë pa biletë kthimi, Meri Shehu ia kthen ashpër: Po kërkon hakmarrje? Qenke fare

Për t’u bërë pjesë e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi qëndroi për disa orë në një vinç, në temperatura nën zero gradë Celsius.

21:32
Projekti në Danimarkë, fut në shkolla Inteligjencën Artificiale

Që kur programi i inteligjencës artificiale ChatGPT u bë i disponueshëm vitin e kaluar për publikun e gjerë, shkollat në mbarë botën janë ndeshur me vështirësitë e krijuara nga përdorimi i këtij programi nga nxënësit dhe shqetësimet e krijuara nga kopjimi i përmbajtjes.

21:09
Grupi i PD-së kërkesë Kushtetueses: Duhet opinion nga Strasburgu për marrëveshjen Rama – Meloni

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për marrjen e një opinioni këshillimor nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për zbatimin e të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Protokollin ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit”.

21:00
Statistikat/ Nisin rekordet e “Big Brother VIP Albania”! Reality show mbizotëron audiencën në Kosovë

Në një studim të fundit të kryer nga Terra Marketing, një agjenci e specializuar në marketing dhe analiza të të dhënave, është zbuluar një tendencë e re dhe tërheqëse në tregun e medias televizive në Kosovë: “Big Brother Albania” po arrin tashmë suksese të mëdha në tërheqjen e audiencës kosovare, duke lënë në hije edicionin lokal, “Big Brother Kosova”.

20:54
Orteku zë poshtë alpinistët në Itali, humb jetën një prej tyre

Një ortek në malin Sirente në Abruzzo këtë të diel pasdite i mori jetën një alpinisti.

20:44
Starton Australian Open/ Kualifikohen Novak Djokoviç dhe Caroline Wozniacki

Këtë të diel, nisi turneu i parë Grand Slam i vitit, Australian Open. Kampioni në fuqi Novak Djokoviç e nisi mbarë këtë kompeticion teksa u kualifikua për në raundin e dytë pas fitoret me 18-vjeçarin Dino Prizmic, fitues i Roland Garros për të rinj në 2023 me rezultatin 3-1.

20:38
“Protesta e kthesës së madhe”, Berisha u drejtohet mbështetësve: S’ka vendim që më mposht në këtë betejë, Rama duhet të dijë…

Edhe këtë të diel pasdite, mbështetësit e Sali Berishës u mblodhën poshtë apartamentit të tij, ndërsa ish-kryeministri vazhdoi me deklarata nga dritarja.

20:21
Debuton Kombëtarja e “Ragbi”, Shqipëria nis zyrtarisht rrugëtimin, miqësore me Kosovën

Shqipërisë, nga dita e sotme i shtohet zyrtarisht edhe përfaqësuesja e skuadrës së regbit, e cila në qytetin e Kukësit dhe në stadiumin “Kukës Arena” nisi rrugëtimin e saj në një përballje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës, që është pak me më tepër eksperiencë se sa ne në këtë disiplinë sportive.

20:09
Një jetë si mjek popullor/ 87-vjeçari që shfrytëzon vetitë shëruese të bimëve

Në vitin 1961, Shefqet Hysa mbaroi shkollën e mesme për ndihmës mjek, por pasioni i tij, që do ta shoqëronte deri sot, kur është plot 87 vjeç, do të ishte mjekësia popullore.

19:56
Shqipëria, më e lira? Çmimet, të ulëta për të huajt, por të larta për shqiptarët

Për ne shqiptarët, çmimet e restoranteve janë rritur, por për të huajt, ato vazhdojnë të jenë ndër më të lirat.

19:48
Tatimi i profesionistëve, 28 mijë subjekte do të nisin të paguajnë këste paraprake

Mbi 28 mijë subjekte, kryesisht furnizues të shërbimeve profesionale, do të fillojnë të paguajnë këstet paraprake të tatimfitimit nga 2024, tregon lista e përditësuar.

19:42
Korrierët e vegjël të drogës/ Fëmijëria me probleme që i ngec në rrjetën e grupeve kriminale

Rreth 2000 persona u identifikuan nga policia e Tiranës si të implikuar në veprat penale që lidhen me drogën vetëm gjatë vitit që lamë pas.

19:36
Në terr duke pritur drejtësinë/ Fitoi të drejtën në shkallën e parë, bllokohet në Apel për kontratën e energjisë

“Ku të shkoj dhe sa  vjet do pres, pesë dhjetë. Pra unë do vazhdoj të rri pa drita. Ku të mbytem”…

19:25
Ekskluzive/ Momenti kur atentatorët ekzekutojnë mafiozin grek, qëllojnë pa ndalim për 97 herë

Top Channel ka siguruar nga kamerat e sigurisë në rrugën “Ilia Iliu” në qendër të Athinës, momentin e ekzekutimit të mafiozit grek, Vangjelis Zabunis.

19:07
Konsumoni rregullisht kivi, fruti me përfitimet e jashtëzakonshme shëndetësore

Kivi është një frut i mrekullueshëm për t’u konsumuar.

18:44
Kapet 27-vjeçari shqiptar në Parma/ U dëbua në vitin 2020, por hyri sërish në Itali me identitet të rremë

Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Parma të Italisë, pasi hyri ilegalisht në shtetin fqinj.

18:29
U ekzekutua në mes të Athinës, momenti kur autori hap zjarr ndaj makinës së mafiozit grek! 97 plumba drejt tij

Ky është momenti kur Vangjelis Zabunis 44 vjeç, anëtar i njohur i mafias greke u ekzekutua natën e kaluar në rrugën “Ilia Iliu” në qendër të Athinës.

18:18
Arbër Hajdari flet për ndjesinë e të qenurit baba, si ndryshoi mendje për të qenë opinionist dhe a e uroi Zhaklin Lekatari?

Opinionsti Arbër Hajdari, në një intervistë për Ronaldo Sharkën në “E diell”, pak para fillimit të “Big Brother Vip 3”, tregoi për ndjesinë e të qenurit prind dhe eksperiencën e tij për herë të tretë si opinionist në këtë “reality show”.

18:02
“Uroj ta drejtoj anijen në ujërat e duhura”/ Ledion Liço rrëfen emocionet pas natës së parë të spektaklit: Ky “Big Brother VIP” do të jetë krejt ndryshe

Mirënjohës për mbështetjen dhe i emocionuar për rikthimin në ekran me një spektakël gjigant si “Big Brother VIP Albania”, u shpreh Ledion Liço pas përfundimit të natës së parë të reality show-t.

18:02
Frederiku X shpallet Mbreti i ri i Danimarkës, pasi Mbretëresha Margrethe u largua nga froni

Frederik X është bërë mbret i ri i Danimarkës të dielën, pasi nëna e tij, Mbretëresha Margrethe II, nënshkroi dorëheqjen edhe zyrtarisht pas plot 52 vjetëve në fron.

17:50
Moti i keq përfshin SHBA, dimër i ashpër dhe përmbytje rekord në shtetet veriore, uji arrin 4 metra (Video)

Shtetet qendrore dhe lindore të SHBA-së po përballen me mot të ashpër, pasi erërat e forta dhe stuhitë, shiu, bora dhe përmbytjet e rrezikshme kanë përfshirë vendin, që nga e premtja.

17:21
Konkurrente në Big Brother VIP, Heidi Baci dhe historia e saj e pamundur e dashurisë në “Grande Fratello”! Përballja me babanë që e shpalli “fituese”

Dy “Big Brothers” njëri pas tjetrit, kjo është historia e Heidi Bacit, e cila është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

17:01
“Më le shtatzënë dhe ike”/ Don Phemon përballet me ish të dashurën: Para tri vitesh kishim një romancë, linda një vajzë

Don Phenom, i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në “E Diell” u përball me një të papritur.

16:29
Iniciativa e mrekullueshme e tifozëve të Liverpool, Eriksson për një ndeshje trajner i “The Reds”

Para disa ditësh, trajneri i mirënjohur Sven Goran Eriksson lajmëroi se vuante nga një sëmundje e rëndë (tumor në pankreas), një njoftim që tronditi të gjithë botën e futbollit aq më tepër kur suedezi paralajmëroi se ndoshta nuk i ka mbetur më shumë se një vit jetë.

16:14
Producentja Sara Hoxha tregon porosinë për Ledion Liçon pak para fillimit të Big Brother Vip: Të jetë vetvetja! 

Producentja Sara Hoxha, në një intervistë për Ronaldo Sharkën në “E diell”, pak para fillimit të “Big Brother Vip 3”, tregoi disa detaje më shumë për edicionin e këtij viti.

15:52
Diplomatët e lartë nga e gjithë bota diskutojnë në Davos për Ukrainën. A do të gjejnë një formulë paqeje?

Këshilltarët e sigurisë kombëtare nga e gjithë bota u mblodhën të dielën në Davos ndërsa Ukraina po përpiqet të gjejë një formulë për paqe, për t’i dhënë fund agresionit pothuajse dyvjeçar të Rusisë.

15:49
Zgjedhjet 2025, Veliaj: Do të punojmë edhe më shumë për fitoren e Edi Ramës dhe PS! I vetmi lider dhe parti që sjellin progres

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj shpreh bindjen se Partia Socialiste do të jetë një forcë fituese edhe në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

15:27
Video/ Shpërthen një vullkan në Islandë, lëshon lavë drejt një vendbanimi! Evakuohen banorët

Një vullkan ka shpërthyer në jugperëndim të Islandës për herë të dytë brenda më pak e një muaji, duke lëshuar lavë në drejtim të një vendbanimi të afërt.

15:14
I dënuar me 8 vjet burg, kapet në Nikël narkotrafikanti! Fshihej në një dhomë të nëndheshme

Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 8 vjet burg për kultivim droge është arrestuar nga Policia e Krujës.

15:08
Tërmeti me epiqendër mes Belshit e Cërrikut konsiderohet i rëndësishëm, sizmologu: Është pragu që fillon të ndihet…

Një tërmet me forcë nga 4 deri 5 ballë, goditi vendin tonë, pak pas mesnatës së të shtunës, me epiqendër në zonën ndërmjet Cërrikut dhe Belshit, në një thellësi prej 20 km.

14:58
Drogë me postë nga SHBA në Shqipëri, goditet grupi kriminal! Arrestohen dy persona, një në kërkim

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe një i tretë është vënë në kërkim gjatë operacionit policor “Çikago”, i ndërmarrë me qëllim goditjen e një grupi të trafikut të drogës nga SHBA-të drejt Shqipërisë përmes shërbimit postar.

14:47
“Sikur jemi martuar…”, Egla ‘përplaset’ me Julin: Pse më ke inat?

Mes Julit dhe Eglës vazhdojnë keqkuptimet.

14:40
Po digjte mbeturinat në oborrin e banesës, flakët përhapen, 67-vjeçarja pëson djegie

Një 67-vjeçare nga Tamara e Malësisë së Madhe ka pësuar djegje të lehta, pasi duke djegur mbeturinat flakët janë përhapur. 

14:26
“Më qeshe në fytyrë”/ Rike bën mimika, debaton me Ilnisën: Do t’ju themi të nxjerrin…

Nata e parë e banorëve në Shtëpinë e Big Brother VIP 3 ka qenë me të vërtetë një natë e gjatë e mbushur plotë ngacmime, humor, batuta, përqafime, rrëfenja personale dhe zënka.

14:20
Vrau kunatin se i përdhunonte të bijën, zbulohet kujt i kishte treguar tjetër 18-vjeçarja shqiptare! “33-vjeçari ngacmonte edhe vajza të tjera”

Zbulime të reja po dalin në “dritë” për vrasjen e ndodhur të martën e kaluar në Volos të Greqisë, kur një 50-vjeçar vrau kunatin e tij 33-vjeçar, sapo zbuloi se vajza e tij 18-vjeçare i tha se xhaxhai e përdhunonte dhe e shantazhonte, duke i kërkuar para që të mos zbulonte video dhe foto që kishte regjistruar për veprimet e pahijshme ndaj saj.

14:08
100 ditë luftë! Demonstrata në Tel-Aviv, kërkohet rikthimi i pengjeve

Janë mbushur 100 ditë nga momenti kur Hamasi nisi një ofensivë të përgjakshme ndaj Izraelit.