Të rinjtë shkodranë nisin pastrimin e bregdetit në Velipojë, Rama: Pastrimi nuk njeh stinë

15/01/2024 09:20

Të rinjtë shkodranë kanë nisur pastrimin e bregdetit në Velipojë.

Pamjet janë publikuar nga kryeministri Edi Rama si një apel për të të mbajtur pastër ujërat e bregdetit. Pastrimi nuk njeh stinë dhe as ditë pushimi, thotë Rama.

“Mirëmëngjes, dhe nga Velipoja, që gjatë fundjavës u bë pikëtakimi i plot të rinjve shkodranë të përkushtuar për pastrimin e bregdetit, me mesazhin e fortë që pastrimi nuk njeh stinë dhe as ditë pushimi, ju uroj një javë të mbarë”- tha Rama.

Top Channel