Aksidenti i trefishtë te kthesa e Rinasit/ “Skoda” u përplas me kamionin dhe një mjet tjetër, ndërron jetë drejtuesi i makinës me targa kosovare

15/01/2024 09:26
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës rreth orës 07:20.

Automjeti tip “Skoda” me targa kosovare me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç. është përplasur me kamionin tip “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç.

Sipas informacioneve, “Skoda” është futur në parakalim sa kalon lapidarin  në rrugën e vjetër dhe më pas është përplasur me dy mjetet e tjera.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar tre pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit të rëndë.

Top Channel