Fotot/ Shpërthen vullkani në Islandë, llava “mbulon” një fshat dhe shkrumbon dy banesa

14/01/2024 22:43

Në jugperëndim të Islandës ka shpërthyer sërish një vullkan, për të dytën herë brenda një muaji dhe për të pestën herë në më pak se tre vjet.

Shpërthimi i vullkanit lëshoi llavë në drejtim të një fshati të vogël afër qytetit Grindavik, i cili gjithashtu ishte goditur nga një seri tërmetesh, sikurse njoftoi zyra meteorologjike e Islandës.

Pamjet e drejtpërdrejta të transmetuara nga televizioni publik këtë të diel, treguan dy shtëpi në flakë si pasojë e përhapjes së llavës, por autoritetet thanë se i kishin marrë masat duke evakuuar më parë që aty jo vetëm banorët e fshatit, por edhe ata të qytetit Grindavik, të cilët e përjetuan të njëjtën situatë edhe nëntorin e kaluar.

“Është tragjike të shohësh çfarë po i ndodh fshatit tonë të vogël. Është joreale, sikur po shohim një film i tha”, tha për AFP-në një banor që punon në industrinë e peshkimit. Çdo katër-pesë vite thanë autoritetet në Islandë ndodh shpërthim i një vullkani, më i madhi i viteve të fundit ishte ai i vitit 2010 që lëshoi një re të madhe hiri në atmosferë, duke shkaktuar edhe mbylljen e hapësirave ajrore nëpër Europë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel